GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Qeveria nuk fal të vetëpunësuarit, do taksohen me 15%

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Qeveria nuk fal të vetëpunësuarit, do taksohen me 15%
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ministria e Financave ka përgatitur një draft të ri me disa ndryshime, ku të ardhurat nga biznesi për të vetëpunësuarit dhe individët tregtarë do të tatohen në masën 15%. Mësohet se ky është një ndër propozimet që po shqyrtojnë Financat i cili nuk ishte përcaktuar në draftin fillestar të ligjit për të ardhurat personale  që pritet të bëhet publik në ditët në vijim. Ligji i ri ka në shënjestër profesionistët e lirë, lista me të cilët do të përcaktohet me vendim të Këshillit të Ministrave, por ndryshimet duket se janë gjithëpërfshirëse pasi prekin shumë kategori tatimpaguesish.

Një pjesë e tyre, pritet të nisin zbatimin nga 1 janari 2023. Kështu, referuar draft-ligjit të ri individët që përfitojnë të ardhura nga punësimi deri në 2.4 milionë lekë në vit do të tatohen 13%, kurse për ata që tejkalojnë mbi 2.4 milionë lekë të ardhura norma e tatimit maksimale është 23%. Ndryshime parashikohen edhe për deklaratën vjetore të të ardhurave personale.

Nëse me ligjin aktual detyrimin për dorëzimin e saj e kanë të dypunësuarit dhe individët që përfitojnë mbi 2 milionë lekë në vit nga punësimi, me ligjin e ri pragu ulet në 1. 5 milionë lekë, duke bërë që kushdo që merr të ardhura bruto në këtë masë të bëjë dorëzimin e deklaratës vjetore. Ndërhyrjet e ligjit të ri shkojnë më tej pasi parashikohet taksim i të ardhurave nga biznesi i çfarëdo lloji. Një regjim i veçantë taksimi do të ndiqet për bizneset bazuar në sektorin ku operojnë, ku nga të ardhurat e tyre do të zbriten shpenzimet e supozuara si një shumë e vetme.

Për veprimtaritë prodhuese do të zbriten 60% e të ardhurave, 90% për tregtinë me shumicë, 70% për tregtinë me pakicë, për baret dhe restorantet 60%, për artizanët 50% dhe për individët e punësuar do të zbriten 30% e të ardhurave, nga 35% që ishte në draftin fillestar. Pas zbritjes së këtyre të ardhurave sipas fushave do të bëhet edhe tatimi për pjesën e mbetur të tyre si të ardhura personale.

Po ashtu, me sistemin e ri propozohet taksim për të ardhurat nga prodhimi bujqësor ose blegtoral, për tjetërsimin e pasurive të paluajtshme apo të aseteve të biznesit. Gjithashtu, me ligjin e ri do të kenë detyrimin të paguajnë tatim 15% individët që marrin një dhuratë apo trashëgiminë, që mund të jetë pasuri e luajtshme ose e paluajtshme ose para të fituara.

Taksat për korporatat mbeten të pandryshuara me një normë tatimi 8% dividenti dhe 15% tatimi mbi fitimin, ndërsa bizneset e vogla me xhiro deri në 14 milionë lekë do të paguajnë zero tatim fitim deri më 2029.

 

Etiketa: qeveriataksohenvetepunesuara

Lajme të lidhura

Zhbllokohet transporti, statistikat e 2021 dhe viti pandemik
Aktualitet

Transporti publik paralajmëron rritjen e çmimit të biletës nga 1 Janari

11:34 - 10/11/26
Shqipëria, e treta në Europë për çmimet e shtrenjta të shtëpive
Aktualitet

Blerja e një banese tani kushton 76 për qind më e shtrenjtë në raport me të ardhurat para 10 vitesh

07:47 - 10/11/26
Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash
Breaking Views

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Nuk i shmangim dot rastet e kontaminimit të ujit! Është edhe sezon virozash

22:15 - 09/11/26
Para
Torturoi qenin, Bleona Qereti shpërthen ashpër: Do ta lidhja për qafe dhe do ta rrotulloja në ajër

Torturoi qenin, Bleona Qereti shpërthen ashpër: Do ta lidhja për qafe dhe do ta rrotulloja në ajër

Discussion about this post

TË FUNDIT

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë
Breaking Views

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi: Do ta gjykojmë pasi të vendosin organet e drejtësisë

23:00 - 10/11/26

“Raporti me paraburgimin e një funksionari të lartë, raporti me paraburgimin e kryetarit të bashkisë të zgjedhur me votë ne...

Lexo më shumë
Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

Zbulohet emri i shqiptarit të ekzekutuar në Spanjë, 39-vjeçari u qëllua në tarracën e lokalit

22:45 - 10/11/26
Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

Protesta studentore ndryshon oraret e stërvitjes dhe konferencën e Kombëtares

22:30 - 10/11/26
Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

Atentat 39-vjeçarit shqiptar në Spanjë, e qëlluan për vdekje në tarracën e lokalit

22:00 - 10/11/26
Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

Dy vëllezërit rikthehen në “pushtet”, Arbër Veliaj, shkarkon Riana Muçobegën, merr drejtimin e Gogel

21:40 - 10/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com