Mario Sinani është arrestuar sot nga policia në Sarandë. 41-vjeçari është autori i dyshuar i zjarrëvënies së noterisë në qytetin e Sarandës, e cila është në pronësi të Aleko Anagnostit.
Pas operacionit policor të koduar ‘Flames’, u vu në pranga Sinani, i cili është person me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e shkatërrimit të pronës me eksploviz dhe për zjarrëvënie. Në datë 6 Qershor, Sinani ka vënë zjarr në zyrën noteriale duke djegur një pjesë e dokumentacionit (arkivës). Policia i ka sekuestruar veshëmbathje dhe sasi benzine që dyshohet se janë përdorur nga 41-vjeçari, gjatë kësaj ngjarjeje.
Sinani do të akuzohet për veprën penale “Shkatërrimi i pronës me zjarr”.
Discussion about this post