GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

U dënua si mafioz/ Legjenda e futbollit italian flet pasi la qelinë: Bëra një gabim nga ata që të ndryshon jetën

në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
U dënua si mafioz/ Legjenda e futbollit italian flet pasi la qelinë: Bëra një gabim nga ata që të ndryshon jetën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-sulmuesi i njohur italian, Fabricio Mikoli i cili u dënua për tentativa zhvatje me metoda mafioze, pas një çështje gjyqësore që zgjati më shumë se 10 vite, ka gëzuar të drejtën e lirisë me kusht.

Ai përfundoi pas hekurave në burgun e Rovigo, por është lënë i lirë që më 13 maj, pas 6 muajsh në qeli, pasi gjykata vendosi t’i jepte lirinë me kusht në një periudhë prove.

Ish-sulmuesi duhej të kryente 3 vite e 3 muaj burg në Itali, për përfshirjen me disa prej klaneve mafioze si dhe për deklarata që janë ndeshur gjatë përgjimeve të personave me të cilët shoqërohej, kundër Xhiovani Falkone i cili u vra pas një atentati mafioz.

Tani, për Mikolin ka ardhur koha e “reflektimeve” dhe e ka bërë një të tillë nëpërmjet një postimi të gjatë në rrjetet sociale.

“Dymbëdhjetë vite më parë kam bërë një gabim të madh. Një nga ata që të ndryshojnë jetën. Kisha gjithçka, isha kapiteni i Palermos, bëja punën që kisha ëndërruar gjithmonë të bëja, që kur isha fëmijë dhe njerëzit e Palermos më bënin të ndjehesha si në shtëpi.

Në këto 12 vite të gjata kam preferuar gjithmonë heshtjen. Kam lexuar nga të gjitha gjërat por nuk kam replikuar kurrë.

Kur je një futbollist i Serisë A ka shumë vëmendje. Shumë persona duan një pjesë tënden. Shumë të njohin por ti nuk njeh asnjë, nuk e di kujt mund t’i besosh.

Në realitet kam bërë më shumë se një gabim. Gabimi i parë i madh ishte ai që u tregova i gatshëm me të gjithë. Kush ka jetuar në ato vite në Palermo e di këtë.

Gabimi i dytë ishte ai që përdora fjalë të gabuara, fjalë që nuk i mendoja dhe që nuk do t’i mendoj kurrë. Shpesh, kur je në majë, ndjehesh i pathyeshëm… por në fakt je vetëm njerëzor.

Kam kërkuar ndjesë shumë kohë më parë për ato fjalë dhe e bëj përsëri.

Vitin e kaluar erdhi ndëshkimi, dënim që nuk e ndaj pasi ndjehesha larg nga ajo botë, por dënim që e kam respektuar duke u prezantuar në mënyrë spontane para një burgu të sigurisë të lartë të nesërmen, gjithmonë për zgjedhje timen, për të vuajtur dënimin tim.

Një ditë aty brenda duket e pafundme, 6/7 muaj. Një përjetësi.

Dënimin më të rëndë e a kam kaluar në këto 12 vite, çdo ditë, duke e parë veten përkrah diçkaje që nuk jam e nuk më përket.

Disa javë më parë u ktheva në liri.

Nuk kërkoj që të më kuptoni, nuk kërkoj që të harrohet ajo që ka ndodhur, nuk është kjo ajo që dua të arrij me këtë letër të hapur.

Dua vetëm që pas 12 vitesh të gjata, të qartësoj pozitën time, të them versionin tim, në vend që ta dëgjoni nga të tjerë”, shkruante Mikoli në këtë postim të gjatë të tijin.

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Fabrizio Miccoli (@fabrizio_miccoli)

Etiketa: Fabricio Mikoli

Lajme të lidhura

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham
Sport

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham

20:35 - 10/05/26
Trazirat në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici
Breaking Views

Trazirat në ‘Elbasan Arena’, dhjetë tifozë të KF Tiranës shoqërohen në polici

19:57 - 10/05/26
As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë
Breaking Views

As fitorja ndaj Egnatias nuk mjafton, Teuta përballë play-out-it për mbijetesë

18:49 - 10/05/26
Para
Grabiste të mitur me bandën e tij, në pranga 16-vjeçari, e fundos koleksioni i armëve

Grabiste të mitur me bandën e tij, në pranga 16-vjeçari, e fundos koleksioni i armëve

Discussion about this post

TË FUNDIT

Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel
Breaking Views

Padia e Edi Ramës për shpifje pranohet pjesërisht, Brisida Shehaj: Do të ankohen më Apel

22:30 - 10/05/26

Kryeministri Edi Rama ka fituar në Gjykatën e Tiranës procesin civil për shpifje ndaj ish-drejtoreshës së Tatimeve, Brisida Shehaj, e...

Lexo më shumë
Hantavirusi qarkullon prej dekadash në Shqipëri, mjeku tregon si transmetohet

Hantavirusi qarkullon prej dekadash në Shqipëri, mjeku tregon si transmetohet

22:06 - 10/05/26
Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë

Drejtësi për Xhuana Nikollajn/ I dha fund jetës pas dhunës nga ish-bashkëshorti, qytetarët protestojnë në Lezhë

21:00 - 10/05/26
Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham

Derbi i Londrës/ Arsenali fiton me VAR, anulohet goli i West Ham

20:35 - 10/05/26
Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së

Festa familjare bën bashkë Klodian Brahon dhe Joni Ketën, drejtuesit e SPAK dhe BKH-së

20:16 - 10/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com