Karteli i frikshëm kolumbian Clan Del Golfo besohet se qëndron pas ngarkesës rekord prej 4.3 ton kokainë me vlerë më shumë se 240 milionë euro të kapur sot në Itali. Ky klan ka lidhje të fuqishme si me mafian italiane dhe atë shqiptare. Mafia shqiptare i ka forcuar lidhjet me këtë klan duke dominuar tashmë edhe tregun e kokainës në Londër.
Lideri i kartelit ‘Clan del Golfo’ u ekstradua së fundmi në SHBA pas një ndjekje të tij në xhungël, i cilësuar si operacioni më i rëndësishëm që nga rënia e Pablo Escobarit. Ndërsa sot policia italiane kapi në zonën e Triestes 4.3 ton kokainë me vlerë 240 milionë euro.
Autoritetet italiane e kanë cilësuar atë si një konfiskimet më të mëdha të drogës në Evropë. Sipas policisë, ky operacion erdhi pas një hetimi ndërkombëtar me urdhër-arrestet e lëshuara në gjashtë vende të ndryshme.
Në total, 38 persona janë në kërkim në Bullgari, Kolumbi , Kroaci, Itali, Holandë dhe Slloveni pas një hetimi njëvjeçar. Gjithashtu bëhet e ditur se kokaina u trafikua në Evropë nga karteli Clan del Golfo, i cili besohet të jetë një nga kontrabandistët më të mëdhenj të drogës në botë. Përveç drogës, policia konfiskoi edhe rreth 1.85 milionë euro para të gatshme. Në operacion u përfshi edhe antimafia italiane e cila së fundmi ka ngritur alarmin se mafia italiane dhe kartelet kolumbiane të drogës kanë zhvilluar gjithnjë e më shumë lidhjet mes tyre për të forcuar trafikun e kokainës në Evropë. Kjo është goditja e radhës ndaj Clan del Golfo pas arrestimit dhe ekstradimit në SHBA të liderit të tij të saj Dario Antonio Usuga David, i njohur gjithashtu si Otoniel.
Si u formua karteli kolumbian
Karteli u formua nga ish-paraushtarakë të cilët refuzuan të merrnin pjesë në një proces paqeje të vitit 2006 që synonte t’i jepte fund luftës civile vdekjeprurëse të Kolumbisë prej dekadash. Sipas autoriteteve kolumbiane, karteli supozohet se ka rreth 4 mijë anëtarë të shpërndarë në 12 nga 32 rajonet e Kolumbisë.
Si u kap në xhungël bosi i Clan del Golfo
Në tetor të vitit të kaluar, inteligjenca e Mbretërisë së Bashkuar dhe e SHBA-së, duke punuar së bashku me homologët e tyre kolumbianë, gjurmuan Usugan në strehën e tij në xhungël. Ai thuhet se u gjet i fshehur gjysmë i zhveshur mes gjetheve. Përveçse akuzohet për dërgimin e dhjetëra ngarkesave kokaine në Shtetet e Bashkuara, Usuga akuzohet gjithashtu për vrasjen e oficerëve të policisë, abuzimin seksual të fëmijëve dhe rekrutim të të miturve në kartelin e tij gjakatar.
Më shumë se 500 forca speciale kolumbiane dhe ushtarë hynë në xhungël, duke rrethuar strofkën e mbretit të drogës dhe duke anashkaluar tetë unaza të ndryshme sigurie përpara se të kapnin kriminelin famëkeq. Një tjetër goditje e rëndë për grupin më të rëndësishëm mes bandave kolumbiane të narkotikëve.
Lidhjet me mafian shqiptare
Nëntorin e kaluar, autoritetet kolumbiane thanë se ishin të vendosur për të shkatërruar kartelin Clan del Golfo, ndikimi i të cilit shtrihet në 28 vende të ndryshme anembanë botës. Madje në një nga dokumentarët e tij Programi Vice 2021 ‘Criminal Planet’ zbuloi lidhjet e forta midis kartelit dhe mafies shqiptare, e cila kontrollon pjesën më të madhe të tregut të kokainës në Londër.
Në vitin 2019, dokumentari i Channel 4 Cocaine: Living ëith the Cartels çoi katër përdorues britanikë të kokainës në Kolumbi për të takuar anëtarë të rangut të ulët të Clan del Golfo. Qëllimi ishte t’u tregonte atyre origjinën e dhunshme prej “nga vjen kokaina e tyre”. Duke folur të martën pas rrëmbimit të drogës në Trieste, policët italianë të antimafias e përshkruan bastisjen si “një tjetër goditje të fortë ndaj grupit më të rëndësishëm midis bandave kolumbiane të narkotikëve”. Ata shtuan se hetimi i tyre kishte zbuluar një “rrjet” lidhjesh midis prodhuesve të kokainës së Amerikës së Jugut dhe blerësve evropianë, të cilët iu përgjigjën grupeve të krimit të organizuar në të gjithë Italinë, duke përfshirë Ndranghetan në Kalabri. Hetuesit thanë se policia kishte ndjekur 19 dërgesa të njëpasnjëshme të drogës nga maji i vitit të kaluar, duke i mundësuar atyre të identifikonin “ndërmjetës të rëndësishëm” në sistemin global të trafikut të drogës dhe një “numër të konsiderueshëm” transportuesish. Në kohën e arrestimit të Usugas vitin e kaluar, presidenti i Kolumbisë e përshëndeti atë si goditjen më të madhe kundër trafikut të drogës në 20 vjet.
Sipas OKB-së, Kolumbia mbetet prodhuesi më i madh në botë i kokainës, me 1228 tonë metrikë të prodhuar në vitin 2020, një rritje prej 8 për qind në vitin 2019.
Edhe pandemia e Covid-it, e cila i dha fund udhëtimeve ndërkombëtare, nuk mundi t’i ndalonte kartelet të vazhdonin të dërgonin kokainë në Evropë, shpesh të fshehura në pako mes frutave.
Përveç prodhimit dhe kontrabandës së sasive të mëdha të kokainës, Clan del Golfo është gjithashtu i përfshirë në kontrabandën e armëve. Por megjithëse kapja e Usugas ishte një goditje e madhe, ekspertët në terren kanë paralajmëruar se nuk do të sjellë ndryshime të rëndësishme për njerëzit që jetojnë në bastionet e kartelit. Policia zbuloi gjithashtu afro 2 milionë euro para në dorë. Policia italiane e ka cilësuar operacionin e sotëm si një ‘goditje të madhe’ për kartelin. Carlos Paez, një mbrojtës i të drejtave të njeriut në Uraba, ku ndodhet Clan del Golfo prej 2 mijë personash, i tha The Guardian se “asgjë nuk do të ndryshojë; kur një udhëheqës kapet, një tjetër ngrihet në pushtet”.
Kur mbreti i kokainës Pablo Escobar u qëllua për vdekje në vitin 1993, prodhimi i kokainës ra për një kohë të shkurtër, por më pas arriti nivele rekord. Dhe pasi bosi meksikan i drogës Joaquin ‘El Chapo’ Guzman u ekstradua në SHBA pas kapjes së tij në vitin 2016, vendi pa një numër rekord vrasjesh, ndërsa fluksi i kokainës në Evropë dhe SHBA u ul me vështirësi, shkruan The Sun.
Në prill të këtij viti, bandat e Clan del Golfo nisën një valë hakmarrjeje vdekjeprurëse për ekstradimin e Usuga-s, duke e futur një pjesë të vendit në kaos. Clan del Golfo mbetet një nga kartelet më të fuqishme në rajonin verior të Kordobës të Kolumbisë, ku shpeshherë ka kapur edhe qeveritare.
Për katër ditë, rrugët kryesore në rajon u bllokuan nga grupet e armatosura, ndërsa automjetet u dogjën dhe qendrat e qyteteve u vendosën nën izolim.
“Kjo e bën të dukshme realitetin që këto zona kanë jetuar për shumë muajsh nën një kontroll të plotë politik dhe social, nën pushtetin e karteleve,” tha Elizabeth Dickinson nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave për Ëashington Post.
Vendasit kanë frikë se pasardhësi i Usugës mund të jetë edhe më i dhunshëm, duke përdorur terrorin dhe frikësimin për të çimentuar statusin e tij si një udhëheqës i fortë.
“SHBA dhe Kolumbia e kanë zhvilluar këtë luftë për 40 vjet” tha për iNeës autori Toby Muse, i cili intervistoi anëtarët e Clan del Golfo .
“Së pari kundër kartelit Medellin, pastaj Kartelit Cali, dhe më pas Zyrës së Envigado. Dhe në çfarë ka çuar kjo? Më shumë kokainë se kurrë më parë.” Shumë ekspertë thonë se fermerët e kokainës do të vazhdojnë të kultivojnë drogë derisa të shfaqet një alternativë më e mirë ekonomike.
Në vend të kësaj, thotë Pedro Bustamante, një ekspert në tregtinë e drogës në Kolumbi në Universitetin e Medellin, legalizimi dhe rregullimi janë mënyra e vetme për të kontrolluar tregun e kokainës.
Discussion about this post