GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Abazoviç mesazh para nisjes së Samitit të Ohrit: Nuk shkoj për t’u bërë pjesë e “Ballkanit të Hapur”

10:45 - 08/06/22
në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Abazoviç mesazh para nisjes së Samitit të Ohrit: Nuk shkoj për t’u bërë pjesë e “Ballkanit të Hapur”
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, mohoi se shteti i tij po i bashkohet nismës rajonale, “Ballkani i Hapur”. Abazoviç po merr pjesë për herë të parë në takimet e kësaj nisme, që po mbahen në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Por, prania e tij në këto takime është thënë se është në cilësinë e vëzhguesit.

“Nuk po shkojmë në Ohër për t’iu bashkëngjitur ‘Ballkanit të Hapur’, por për të shprehur, së bashku me partnerët e BE-së dhe aleatët e NATO-s, qëndrimin ndaj një nisme rajonale, në mënyrë që në fund të fundit të kemi më shumë mirëkuptim dhe bashkëpunim të mirë”, tha Abazoviç përmes një postimi në kanalin e tij në rrjetin social.

Ky reagim i Abazoviçit u bë pasi më 7 qershor, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas një takimi joformal në Ohër, deklaroi se pjesëmarrja e Abazoviçit në takimet në Ohër, “fut zyrtarisht Malin e Zi në ‘Ballkanin e Hapur’”.

Në nismën “Ballkani i Hapur” marrin pjesë tri vende të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria, Serbia dhe Maqedonia e Veriut jashtë saj janë ende: Kosova, Mali i Zi dhe Bosnjë e Hercegovina.

Megjithatë, në Ohër po marrin pjesë përfaqësuesit e Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës.

Nisma “Ballkani i Hapur” është vazhdimësi e “mini-Shengenit” ballkanik, të prezantuar në Novi Sad të Serbisë më 10 tetor të vitit 2019, nga liderët e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë.

Kur u prezantua nisma e “Ballkanit të Hapur”, asokohe Mali i Zi me Qeverinë e Partisë Demokratike të Socialistëve, nuk pranoi të merrte pjesë në këtë nismë rajonale. Megjithatë Abazoviç, ka dhënë sinjale se vendi i tij mund të përfshihet në “Ballkanin e Hapur”./REL

Etiketa: Abazovic

Lajme të lidhura

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Botë

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26
Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali
Aktualitet

Mbi 150 kg drogë dhe 55 mijë euro nën shtrat, arrestohen 3 shqiptarë në Itali

15:33 - 21/04/26
Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit
Botë

Nesër skadon armëpushimi, asnjë delegacion iranian nuk është nisur ende drejt Pakistanit

14:25 - 21/04/26
Para
Plus apo minus? Kosova jashtë “Ballkanit të Hapur”

Europa nuk e pranon as Ballkanin e Hapur e as Edi Ramën

Discussion about this post

TË FUNDIT

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…
Botë

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin: Do të zgjasë deri kur…

23:16 - 21/04/26

Presidenti amerikan Donald Trump ka njoftuar një zgjatje të armëpushimit me Iranin. Në një postim në Truth Social, ai tha...

Lexo më shumë
Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

Autoriteti i Dosjeve për 2025: 15 emra pjesë e ish-sigurimit, 12 emra prej tyre u propozuan për tituj nderi, 3 për poste publike

22:57 - 21/04/26
Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

Foto/ 30-vjeçari u qëllua për vdekje me armë zjarri, ja kush është viktima

22:31 - 21/04/26
Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij

Policia jep detaje: 30-vjeçari u plagos rëndë me armë, humbi jetën rrugës për në spital/ Autori në arrati, mbetet i plagosur vëllai i tij

22:10 - 21/04/26
Shkëmbim zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet

Shkëmbim zjarri në mes të Memaliajt, si ndodhi vrasja e një personi në qytet

21:58 - 21/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com