GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

Euro prek minimumin historik, ja me sa lekë këmbehet monedha evropiane

në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
Të pasurit shtojnë pasurinë, 6.6% kanë më shumë se gjysmën e kursimeve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Euro pësoi një tjetër rënie të lehtë në kursin e këmbimit me Lekun ditën e mërkurë dhe preku një minimum të ri historik. Sipas kursit zyrtar të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, Euro u këmbye me 119.9 Lekë, kurs lehtësisht më i ulët se rekordi i mëparshëm prej 119.91 Lekë që ishte shënuar më datë 23 Maj. Agjentët besojnë se në zhvlerësimin e Euros në kursin e këmbimit me Lekun ka filluar të ketë një ndikim të konsiderueshëm faktori sezonal. Nisja e sezonit veror shoqërohet me rritje të numrit të turistëve dhe me shtim të flukse valutore hyrëse në ekonominë shqiptare. Kjo zakonisht shkakton një zhvendosje në ulje të kursit të këmbimit Euro-Lek gjatë muajve të verës.

Banka e Shqipërisë ka evidentuar se gjatë viteve të fundit efekti sezonal është zgjatur në kohë, duke filluar më herët, në periudhën maj-qershor dhe duke u zgjatur deri në muajin shtator. Megjithatë, ky efekt kulmon mes fundit të korrikut dhe fillimit të gushtit, kur fluksi i turistëve arrin kulmin dhe bashkë me të, edhe oferta e Euros në tregun valutor vendas.

Mbështetur në këtë logjikë, është e arsyeshme të pritet që kursi i Euros me Lekun të prekë rekorde të reja në rënie gjatë kësaj vere. Kriza e çmimeve në tregjet globale dhe inflacioni më i lartë në më shumë se 20 vjet krijuan mes ekspertëve një pritshmëri se ndoshta leku mund të zhvlerësohej disi në kursin e këmbimit me Euron. Por, një gjë e tillë nuk ndodhi, madje qysh prej fundit të vitit të kaluar pozitat e lekut u forcuan më tej.

Me përjashtim të një momenti paniku në fillim të marsit, i lidhur kryesisht me blerjet valutore për importe të energjisë, Leku është shfaqur i qëndrueshëm, me një prirje të lehtë mbiçmuese ndaj Euros. Tani që kemi hyrë në sezonin veror, agjentët besojnë se efekti sezonal do të ndikojë në një rënie të mëtejshme të kursit të këmbimit Euro-Lek.

Pritshmëritë për sezonin veror këtë vit paraqiten pozitive, megjithë pasiguritë që ka krijuar inflacioni i lartë për ekonomitë familjare. Tejkalimi i efekteve të pandemisë dhe heqja e kufizimeve ka bërë që lëvizjet ndërkufitare të njerëzve t’i kthehen normalitetit.

Mbështetur në të dhënat e INSAT, deri në fund të katërmujorit, në Shqipëri hynë pothuajse 1.1 milionë shtetas të muaj, në rritje me 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Madje, hyrjet e shtetasve të huaj i janë afruar shumë nivelit të para pandemisë, me vetëm 3% më pak krahasuar me 4-mujorin e vitit 2019. Premisat pozitive për turizmin hyrës shtojnë gjasat për një mbiçmim të mëtejshëm të kursit të Lekut.

Një ndikim pozitiv në prurjet valutore ka dhënë edhe rritja e ndjeshme e eksporteve. Sipas Instat, për 4-mujorin 2022 eksportet shqiptare u rritën me rreth 49%, falë rritjes së çmimit të lëndëve të para dhe e materialeve të ndërtimit. Deficiti tregtar është zgjeruar me 6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, por ritmet e rritjes së deficitit janë ngadalësuar ndjeshëm krahasuar me vitin e kaluar.

Marrë nga: Monitor

 

Etiketa: euroHistorikkembehetminimumimonedha

Lajme të lidhura

“Shqipëria po shitet copë-copë”/ Media europiane: Bregdeti dhe zonat e mbrojtura po privatizohen për resortet e luksit
Aktualitet

“National Geographic”: Beteja mijëvjeçare për të kontrolluar ishullin e Sazanit në Shqipëri

09:20 - 13/06/26
Çmimet e apartamenteve në Tiranë janë rritur 10 herë më shumë se paga
Aktualitet

Qiraja në Tiranë po bëhet e papërballueshme, strehimi merr deri 77% të pagës

08:39 - 12/06/26
Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn
Aktualitet

Gropa dhe trafik i rënduar çdo ditë në Yrshek, qytetarët:Na e kanë bërë jetën makth dhe askush nuk ndërhyn

11:20 - 11/06/26
Para
Dëshmia/ Vranë babë e bir, SPAK pyet në gjykatë Etien Canin

Dëshmia/ Vranë babë e bir, SPAK pyet në gjykatë Etien Canin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin
Aktualitet

Banorët e Rrjollit nuk tërhiqen, heqin me forcë edhe telat me gjemba që rrethojnë kantierin

12:49 - 13/06/26

Pas rrethimit prej hekuri, banorët e Rrjollit kanë arritur të heqin edhe gardhin me tela me gjemba, me të cilin...

Lexo më shumë
Berisha: Disa slogane nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës qytetare

Berisha: Disa slogane nuk duhet të errësojnë pamjen madhështore të protestës qytetare

12:39 - 13/06/26
Sa do shiten nafta dhe benzina? Bordi nxjerr çmimet e reja

Bordi ndryshon sërish çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

12:21 - 13/06/26
Redon Xhixha flet pas rinovimit të kontratës: Tirana e re lufton për titullin

Redon Xhixha flet pas rinovimit të kontratës: Tirana e re lufton për titullin

11:50 - 13/06/26
Trump i telefonon Netanyahut: Mos sulmoni Bejrutin, se po prishni negociatat tona me Iranin

Pritet nënshkrimi i marrëveshjes SHBA-Iran, Netanyahu bëhet me ‘dhimbje koke’

11:15 - 13/06/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com

Deneme Bonusu Veren Sitelergrandpashabet kayıp bonusumatbetgrandpashabetcratosroyalbet girişgrandpashabet telegramgrandpashabet girişholiganbetjojobetjojobet girişcasibom girişgrandpashabet girişmarsbahis girişholiganbetholiganbetgrandpashabet