GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Lekët i harxhova me…”/ Gjykata i la në burg, grabitësit e bankës në Koplik përplasen me njëri-tjetrin

17:19 - 08/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Lekët i harxhova me…”/ Gjykata i la në burg, grabitësit e bankës në Koplik përplasen me njëri-tjetrin
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është caktuar masa e sigurisë “Arrest me burg” për tre autorët e dyshuar të grabitjes së bankës në Koplik. Gjykata ka lënë në burg shtetasit Bekim Gurra, Admir Shaba dhe Armir Shaba. Në sallën e gjyqit ata kanë zbuluar sesi i kanë shpenzuar paratë e grabitura në bankën në Koplik. Gjithashtu, ata janë përplasur me njëri-tjetrin dhe sidomos me shokun e tyre Bekim Gurra duke i kërkuar llogari se pse ka përmendur emrat e tyre kur nuk kanë lidhje me grabitjen. Gurra më herët ka zbuluar arsyet që e shtynë të inskenonte grabitjen në bankë.
Unë jetoj me dy prindërit dhe dy vëllezërit. I vetmi krah pune është babai dhe jemi një familje ne vështirësi të mëdha ekonomike. Duke qenë në këto kushte me lindi si ide të grabisja filialinin e Bankës. Këtë gjë e diskutova me shtetasit Admir Shabaj dhe Armir Shabaj të cilët më mbështetën dhe gjetën edhe një shokun e tyre.”
Më tej ai tregon se ka vjedhur një makinë pa targa në fshatin Kosan dhe më 5 Maj kanë bërë disa xhiro përpara bankës.
“Ditën e vjedhjes u thashë djemve se ne do futeshim në bankë, por në asnjë moment nuk do të përdornim armën e zjarrit dhe nëse vinte policia do të dorëzoheshim. Jemi futur në bankë nën kercenimin e armëve dhe Armiri ka shkuar menjëherë në drejtim të arkës dhe ka marrë vlerat monetare dhe i ka futur në çantë.
Sqaroj se gjatë gjithë ngjarjes, Admiri ka qëndruar në makinë në rolin e shoferit. Pas vjedhjes jemi larguar me shpejtësi ku tek rotondoja e Bajzës nga shpejtësia na është çarë goma e makinës dhe i kemi vendosur me pas flakën. Aty kemi vjedhur një makinë tjetër dhe më pas jemi larguar me shpejtësi të katërt drejt fshatit Kosan dhe pastaj në Shegan. Jemi shpërndarë në drejtime të ndryshme pastaj unë kam hedhur armët ne Shegan ne vendin e quajtur Hurdllana. Kam ikur në shtëpi kam bërë dush dhe kam dalë nëpër lagje.
Pas dy orësh jemi takuar me Admirin, Armirin dhe personin tjetër ku kemi numëruar lekët. Pasi kemi ndarë vlerën monetare, unë kam marrë rreth 8 mijë euro dhe jam larguar. Lekët i kam shpenzuar duke blerë rroba si dhe dukë dalë me shoqërinë në Shkodër dhe Tiranë. Kam marrë një makinë me qira, 500 mijë lekë ua kam dhënë prindërve. Disa net kam qenë në Tiranë në lokale nate” ka deklaruar përpara prokurorit Bekim Gurra. Të rinjtë akuzohen për veprat penale të “Vjedhjes së bankave dhe arkave të kursimit” e kryer në bashkëpunim dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari
Aktualitet

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës
Aktualitet

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Para
VIDEO/ Tirana peshkon në Kosovë për sulmin, e prezanton në mënyrë spektakolare lojtarin

VIDEO/ Tirana peshkon në Kosovë për sulmin, e prezanton në mënyrë spektakolare lojtarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë
Aktualitet

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar per gjykim 27 persona , pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për...

Lexo më shumë
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25
PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

PUNA PA ORAR E PAGESË SHTESË! Kreu i Konfederatës së Sindikatave: Reformë urgjente në Kodin e Punës

14:45 - 06/12/25
Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

Kriza politike, dëmton ekonominë në Kosovë! Ekspertët: Duhet konsensus politik për shumë tema!

14:30 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com