GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Sport

FSHF e Macron nuk ndahen, 4 milionë euro për rinovimin e kontratës

12:22 - 09/06/22
në Sport
Kohë leximi: 4 min
A A
FSHF e Macron nuk ndahen, 4 milionë euro për rinovimin e kontratës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Macron nënshkruan marrëveshjen e sponsorizimit për periudhën 2022-2027, që rinovon mbështetjen e këtij sponsori teknik për Kombëtaren shqiptare të futbollit që prej vitit 2016. Kompania Macron ka sjellë për herë të parë në historinë e kuqezinjve fanellat e personalizuara, me të cilat Kombëtarja shqiptare u prezantua në finalet e Kampionatit Europian “France 2016”.

Nga kjo marrëveshje e rinovuar, FSHF-ja do të përfitojë 4 milionë euro për 6 vitet e ardhshme, si edhe me kontratën e re, Macron do të mbështesë me uniforma falas të gjithë individët që luajnë futboll në Shqipëri, përmes projektit “Uniforma ime”.

Në një ceremoni të zhvilluar këtë të enjte në ambientet e stadiumit “Air Albania” ishin të pranishëm Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, CEO i kompanisë “Macron”, z. Gianluca Pavanello si dhe tre futbollistët e Kombëtares, Myrto Uzuni, Bekim Balaj dhe Enea Mihaj.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, në fjalën e tij, pasi firmosi rinovimin e marrëveshjes me CEO-n e Macron-it,  shprehu kënaqësinë e tij për vazhdimësinë e këtij bashkëpunimi me kompanine “Macron”. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar theksoi se kjo kompani i ka sjellë jo vetëm fat FSHF-së, por ka mbështetur edhe me veshje dhe financiarisht institucionin e futbollit shqiptar, teksa do të vazhdojë ta mbështesë edhe në 6 vitet e ardhshme. Në fund, Presidenti Duka bëri një thirrje edhe për të gjithë tifozët e Kombëtares që ta mbështesin skuadrën në ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve ndaj Izraelit, ditën e nesërme në stadiumin “Air Albania”.

“Dua të falënderoj sot për pjesëmarrjen në këtë event të rëndësishëm për futbollin shqiptar, administratorin e përgjithshëm të kompanisë prestigjioze “Macron” zotin Gianluca Pavanello, i cili ka ardhur personalisht sot për konsolidimin e kësaj marrëdhënie me futbollin shqiptar. Historia e marrëdhënies tonë me këtë kompani ka filluar në 2015 dhe ka qenë një histori suksesi, pasi me “Macron” kemi bërë vërtetë histori.

Kemi marrë pjesë në “EURO 2016”, kemi pasur rezultate pozitive. Na ka sjellë fat dhe na ka mbështetur, jo vetëm me veshjet e çunave që kemi sot këtu në panel dhe shokëve e paraardhësve të tyre, ekipin kombëtar dhe të gjitha ekipet tona kombëtare. Përveç mbështetjes me uniforma falas, ka mbështetur edhe financiarisht FSHF-në. Është një nga partnerët tanë më të rëndësishëm. Për herë të parë me Macron kemi bërë edhe uniforma të personalizuara, siç ju i keni ndjekur dhe do të vazhdojmë t’i bëjmë për çdo edicion.

Kualiteti ka qenë i kënaqshëm dhe i pranueshëm dhe tashmë me kontratën e re do t’i shtohet edhe projekti “Uniforma ime” që konsiston në dhënien falas të uniformave për çdo individ që luan futboll në Shqipëri, një projekt i deklaruar nga FSHF-ja. Përfitimi i Federatës Shqiptare të Futbollit nga kjo marrëdhënie për kontratat që do të firmosen sot është 4 milionë euro, një shifër goxha e konsiderueshme, për një Federatë modeste, por që tenton të rritet nga dita në ditë.

Edhe njëherë do t’ju falënderoja për pjesëmarrjen, do të falënderoja administratorin e përgjithshëm të kompanisë dhe të gjithë kompaninë për mbështetjen dhe i premtoj në emër të të gjithë futbollit shqiptar që edhe ne do ta nderojmë këtë brand të rëndësishëm dhe do të jemi një shtytës për ta çuar akoma më lart. Macron ka bërë hapa të mëdha në tregun e tekstilit dhe veshjeve në Shqipëri dhe sot renditet nga kompanitë më të rëndësishme botërore për veshjet stërvitore.

Faleminderit të gjithëve që jeni këtu dhe përfitoj nga rasti që nesër në një stadium të mbushur plot me spektatorë të kemi një rezultat pozitiv kundër Izraelit. Një nga ndeshjet më të rëndësishme të vitit, një rezultat pozitiv nesër i hap shumë perspektiva pozitive ekipit tonë kombëtar dhe futbollit në përgjithësi. I bëj thirrje të gjithëve që të vijnë ta përshëndesin ekipin në stadium dhe çunave që t’i kënaqin ata që do të vijnë në stadium me një lojë të bukur, por kryesisht me një rezultat pozitiv” – tha Presidenti Duka në fjalën e tij.

Edhe CEO-i i kompanisë “Macron”, z. Gianluca Pavanello u shpreh i lumtur për zgjatjen e kontratës mes FSHF-së dhe Macron-it duke vlerësuar institucionin e futbollit shqiptar si mjaft ambiciozë si dhe për arritjet e deritanishme.

“Është kënaqësi e madhe që jam këtu sot, me Presidentin përballë jush dhe për t’ju treguar një histori që neve na ka bërë krenarë. Shqipëria është një vend në rritje, Federata është një organizatë në rritje intensive dhe një nga provat për ne është edhe ky stadium ku gjendemi sot.

Për ne kjo është një arsye shtesë për të qenë shumë krenarë për këtë marrëdhënie, që po rinovojmë me një organizatë që është kaq ambicioze, që po bën mirë dhe që ka objektiva të rëndësishëm për të arritur dhe që ne do jemi pjesë e saj. Macron është edhe partner zyrtar i UEFA-s për veshjet e arbitrave në kompeticione të ndryshme, siç ishte edhe Conference League, finalja e së cilës u luajt këtu në Tiranë, ku arbitrat ishin të veshur me Macron” – tha në fjalën e tij CEO i kompanisë “Macron”.

Etiketa: fshfMacron

Lajme të lidhura

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin
Breaking Views

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25
Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”
Breaking Views

Giani Infantino i jep Presidentit Donald Trump “Çmimin e Paqes FIFA”

18:42 - 05/12/25
Para
Rama e pranon: Kemi çmimin më të lartë për karburantet në rajon

Rama e pranon: Kemi çmimin më të lartë për karburantet në rajon

Discussion about this post

TË FUNDIT

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka
Aktualitet

Operacioni ‘Revanshi’/ SPAK dërgon për gjykim 27 persona. Mes tyre Ervis Martinaj dhe ish deputeti Arben Ndoka

13:17 - 06/12/25

SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim 27 persona, pjesë të disa grupeve kriminale, të akuzuar për një...

Lexo më shumë
Aksioni në Pukë/ Dy të rinjtë u ngujuan, policia: Qëlluan me armë drejt RENEA-s, ja çfarë u gjet në banesë (VIDEO)

“44 mënyra për të bërë xhihad” – Dy të arrestuarve në Pukë ju gjendet udhëzuesi terrorist

13:15 - 06/12/25
Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

Shpërndanin kokainë në Rimini, arrestohen dy kushërinjtë shqiptarë

12:59 - 06/12/25
Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

Shembet rruga, 8 familje të izoluara në Maliq pas reshjeve të shiut

12:45 - 06/12/25
Ekzekutimi i Mondi Mëhallës: Gjykata cakton datën për masën e sigurisë ndaj Nevzat Spahos

Jepet sot masa e sigurisë për Nevzat Spaho, autorin e dyshuar që “vrau” Mondi Mëhallën në Elbasan

12:30 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com