GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Kurti do të takoj Vuçiç për herë të parë nesër, në Bruksel do të jetë edhe Biden

17:38 - 14/06/21
në Botë
Kohë leximi: 4 min
A A
Kurti do të takoj Vuçiç për herë të parë nesër, në Bruksel do të jetë edhe Biden
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjithçka është përgatitur. BE-ja nesër herët do ta organizojë dhe ndërmjetësojë takimin e parë Kurti-Vuçiç. Në Bruksel do të jetë i pranishëm edhe presidenti i SHBA-së, Joe Biden, për të marrë pjesë në një samit ku mund të diskutohet edhe çështja e dialogut Kosovë-Serbi.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të takohen për herë të parë nesër paradite në Bruksel. Pasdite, Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell – i cili do ta ndërmjetësojë takimin Kurti-Vuçiç në mëngjes – do të takohet me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në një samit BE-SHBA.

Zëdhënësi i BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, në një përgjigje për Gazetën Express ka thënë se nuk ka ndonjë lidhje ndërmjet raundit të ri të dialogut dhe samitit BE-SHBA që pritet të zhvillohet po nesër.

“Nuk ka ndonjë lidhje midis datave të raundit tjetër të dialogut Beograd-Prishtinë dhe samitit BE-SHBA. Përfaqësuesi i Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell do ta kryesojë dialogun në mëngjes dhe do të marrë pjesë në samitin BE-SHBA pasdite”, tha Stano.

Borrell mund t’i raportojë Bidenit për zhvillimet në takimin Kurti-Vuçiç. Zyrtarisht, BE-ja nuk e ka specifikuar këtë, por ka konfirmuar se në samitin me SHBA-në do të diskutohen disa tema.

“Çështje të rëndësishme të punëve të jashtme me interes të përbashkët dhe shqetësim për BE-në dhe SHBA-në do të jenë temat në diskutimet gjatë samitit”, tha zëdhënësi i BE-së, Peter Stano.

Kurti, që ka shkuar sot në Bruksel, të martën fillimisht do ta zhvillojë një takim dypalësh me ndërmjetësuesin kryesor të BE-së, Josep Borrell. Pas takimeve të ndara bilaterale të Borellit me Kurtin dhe Vuçiqin, do të zhvillohet një takim trepalësh, në të cilin do të marrë pjesë edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Derisa për BE-në paraditja e nesërme shënon fillimin e raundit të ri të dialogut, për kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takimi me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq nuk është takim i dialogut.

“Ne mendojmë që dialogu i ardhshëm me palën tjetër ka nevojë për një platformë dhe strategji. Ne ende nuk jemi ulur në tavolinë me palën tjetër dhe rrjedhimisht nuk mund të flitet për asnjë lloj dialogu”, është shprehur Kurti në Kuvend para disa ditësh.

Ai ka thënë se takimi me Vuçiqin do të jetë vetëm diskutim mbi formatin dhe ecurinë e bisedimeve që do të zhvillohen në të ardhmen.

“Takimi i mesit të qershorit që është paralajmëruar, nuk është paraparë për ta vazhduar dialogun e moçëm apo me të moçmën. Por është diskutim mbi formatin dhe ecurinë e diskutimeve në të ardhmen”, ka thënë kryeministri.

Por negocimi mes Kurtit dhe Vuçiqit ka disa ditë që ka nisur në distancë me reagime e kundërpërgjigje.

Tema pa të cilën Serbia konsideron se dialogu s’ka kuptim, është krijimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë. Kurti, ndërkaq, ka thënë se nuk mund të ketë Asociacion njëetnik.

Ndonëse erdhi në pushtet duke insistuar se dialogu me Serbinë nuk është prioriteti i tij, Albin Kurti e kishte pranuar në seancën kur u zgjodh kryeministër se nuk mund të bëhet progres në asnjë fushë tjetër nëse nuk ka progres në dialog. Para kësaj seance, ai nuk e konsideronte prioritet të tij këtë çështje. Besonte se qytetarët e kanë zgjedhur t’u marrë më shumë me çështjet tjera, ndër të cilat ai përmendte menaxhimin e pandemisë, luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe hapjen e vendeve të reja të punës.

Deri më tani, Kurti ka treguar jo pak neveri ndaj kompromiseve në negociatat me Beogradin. Megjithatë, atij ia rikujtojnë gjithnjë se këtë do t’i duhet ta bëjë. Në ekspozenë e tij të shpalosur para deputetëve, Kurti tha se nuk mund dhe nuk do të bëhet asnjë kompromis me Serbinë, ndonëse SHBA-ja dhe BE-ja e kanë përmendur kompromisin pothuajse çdoherë kur kanë folur për arritjen e marrëveshjes finale Kosovë-Serbi.

Deklaratat e Kurtit i kishin shqetësuar autoritetet në Berlin, Paris e Ëashington, i cili është sponsori kryesor ndërkombëtar i Kosovës. Departamenti i Shtetit kishte thënë se duan ta inkurajojnë Qeverinë e re të Kosovës për t’i bërë negociatat me Serbinë prioritet në rrugën e njohjes ndërkombëtare

Administrata amerikane është informuar tashmë në detaje nga i dërguari special për Ballkanin, Mattheë Palmer për zhvillimet e fundit në procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Një draft deklaratë që do të miratohet në samitin e nesërm BE-SHBA pritet ta theksojë bashkëpunimin e Brukselit dhe Ëashingtonit për ta forcuar angazhimin e tyre të përbashkët në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. /Express

Lajme të lidhura

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual
Botë

Gjykata Supreme e Spanjës: Puthja e dorës apo shtrëngimi i saj pa pëlqim konsiderohet sulm seksual

21:01 - 30/03/26
BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite
Botë

BBC: Avioni amerikan ndahet në dysh pas sulmit iranian në Arabinë Saudite

22:38 - 29/03/26
Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime
Botë

Kaos në ajër mbi Stamboll/ Moti i keq anulon mbi 200 fluturime

20:33 - 29/03/26
Para
Këngëtari Flori Mumajesi e quajti të pamerituar çmimin “New Artist”, djemtë e ‘Urban Band’ nuk mbajnë mëri: Me gjithë qejf do e bënim një bashkëpunim

Këngëtari Flori Mumajesi e quajti të pamerituar çmimin “New Artist”, djemtë e ‘Urban Band’ nuk mbajnë mëri: Me gjithë qejf do e bënim një bashkëpunim

TË FUNDIT

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”
Aktualitet

Kosova kërkon të bëjë historinë, tifozët nga Shqipëria nisen drejt Prishtinës për të mbështetur “Dardanët”

15:27 - 31/03/26

Në rrugët që çojnë drejt Kosovës sot nuk udhëtohet thjesht me makina, udhëtohet me zemër. Një lumë i pafund njerëzish...

Lexo më shumë
Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

Dosja SASPAC/ Bashkëpunëtori i Beqajt kërkon lirinë, GJKKO i rrëzon kërkesën

15:05 - 31/03/26
Braçe tërhiqet nga politika? Ja paralajmërimi i deputetit

Braçe flet mbi kandidaturen për bashkinë e Tiranës: E kam seriozisht, do t’i shkoj deri në fund bashkë me ju

14:46 - 31/03/26
Apeli i GJKKO e la në qeli, reagon ashpër Meta: U provuan gënjeshtrat për të zgjatur paraburgimin!

GJKKO rrëzoi garancinë pasurore, Meta sërish rekurs në Gjykatën e Lartë për të kërkuar lirinë

14:26 - 31/03/26
Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha

Aksident i rëndë në Vlorë, makina përplas 57-vjeçaren në vijat e bardha

14:01 - 31/03/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com