GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Përplasje e fortë në Kuvend, Bardhi sfidon Nokën: Dil përmend emrin e oligarkut të naftës

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Përplasje e fortë në Kuvend, Bardhi sfidon Nokën: Dil përmend emrin e oligarkut të naftës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Seanca Parlamentare e ditës së sotme është shoqëruar nga debate të forta edhe mes deputetëve demokratë Gazment Bardhit dhe Flamur Noka. Bardhi u shpreh se Komisioni i Investimeve strategjike është bllokuar me urdhër të Berishës që po bashkëpunon me Ramës. Ndërsa nga ana tjetër ana tjetër, Noka tha se një komision i tillë nuk është i nevojshëm, pasi ashtu sikurse  si me Komisioni i Inceneratorëve PD nuk nxori asgjë në dritë.

“Përpos maskaradave që keni bërë dhe bëni, ju keni marrë një stil të keq vitet e fundit, të përdorni dhe opozitën. Të emëroni opozitën, të caktoni dhe opozitën, pavarësisht se demokratët e kanë caktuar kush është opozita. Ju përdorët opozitën e koperatave për të votuar çdo bastardllëk. Tani na keni gjetur një fake opozitë, nga opozita e keperatave tek opozita e bravave, dhe merreni me Enkin, me Gazin, me Jorin e me të tjerët, dhe i keqpërdorni, i fshini, i hidhni i lani, i ricikloni i fusni prapë në përdorim që ju të vidhni që të pasuroheni, që ju ta shtypni këtë popull. Këtë keni mision ju, që të varrosni opozitën. E vetmja që ju kishte ngel pa kapur ishte opozita, ja ku i keni pengjet. I keni kapur, ju shërbejnë, ju servilosen, i urdhëroni si të doni. Opozitë nuk emëroni dot dhe as nuk caktoni dot. Na keni sjellë për të miratuar 2 komisione ua ka propozuar Enki, Gazi dhe Jori, komision për reformën zgjedhore dhe komision për reformën territoriale. A e bëtë një komision për inceneratorët, ku ishte rezultati. Ju bë lavash Edi Ramës, u la Arben Ahmetajt, u pastrua. Ai ishte komisioni i zgjedhjeve, i vjedhjeve të 25 prillit, ku shkoi komisioni i reformës, a mos e ndatë kokë më kokë këtë punë, një në këtë botë një në atë botë kalbet në burg, dhe ju të vazhdoni në paqe dhe në qetësi. Se kështu u la, që njëri të kalbet në varr e tjetri në burg. A është pazar apo jo?” – tha Noka.

Ndërkohë që Gazmend Bardhi i është përgjigjur duke thënë se duhet të flasë për oligarkët që përfitojnë nga nafta, duke i përmendur me emër.

“Në fakt do i kërkoj falje demokratëve që duhet ti kthej përgjigje një kolegu nga opozita. Prita të fliste për naftën po drejtonte gishtat lartë e poshtë po nuk përmendi kush është oligarku i naftës. Dil atje dhe fol për Çet Kastratin po ta mbajti, se ai i përfiton abuzimet me çmimet e naftës, por s’ke guxim ti ta përmendësh. Nuk ke guxim ti përmendësh oligarkët që kjo fake opozitë i përmend çdo ditë. Merri leje doktorit, dhe sqaro demokratët pse u bashkuat me PS-në për të bllokuar komisionin për investimet strategjike. Pse i ka nis Berisha mesazh deputetëve që të bëhen bashkë për të bllokuar komisionin. Sa për elektoratin unë nuk kam ardhur ndonjëherë në zyrën tënde, ti ke ardhur në 2020 dhe më ke thënë mos më ço në Kukës se më djeg anëtarësia e Partisë” – tha Bardhi.

 

 

Etiketa: emriflamur nokaGamznet Bardhikuvendnaftaoligarkuperplasje

Lajme të lidhura

75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh
Aktualitet

75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh

22:25 - 13/08/26
Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!
Aktualitet

Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!

21:15 - 13/08/26
Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin
Aktualitet

Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

20:57 - 13/08/26
Para
Sherr me thika në Elbasan, plagoset një person

Sherr me thika në Elbasan, plagoset një person

Discussion about this post

TË FUNDIT

Mbrëmje historike për skuadrat shqiptare në Europë, Egnatia dhe Dinamo kualifikohen në ‘Play-Off’
Sport

Mbrëmje historike për skuadrat shqiptare në Europë, Egnatia dhe Dinamo kualifikohen në ‘Play-Off’

23:26 - 13/08/26

Egnatia ka rishkruar sot historinë e futbollit shqiptar me një fitore në turin e tretë të Ligës së Europës përballë...

Lexo më shumë
75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh

75 ditë kundër qeverisë, mbyllet protesta e sotme/ Nesër edhe Diaspora në shesh

22:25 - 13/08/26
Genti Progni: Shqipëria nuk shërohet me fasada, por me drejtësi

Genti Progni: Shqipëria nuk shërohet me fasada, por me drejtësi

21:50 - 13/08/26
Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!

Aktivisti Arben Kola thirrje SPAK-ut: Çdo pushtet dhe diktaturë nuk mbijeton pa servila, të gjithë të arrestohen!

21:15 - 13/08/26
Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

Aktori Mehdi Malkaj: Rama është kryearmiku i Shqipërisë, atij qelbësirës duhet t’i tregojmë vendin

20:57 - 13/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com