GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

Berberi i ARRSH “qeth” fondet publike për Mehdi Lalën/ Tender për rrugët kompanive pa licencë

në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
Berberi i ARRSH “qeth” fondet publike për Mehdi Lalën/ Tender për rrugët kompanive pa licencë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka akorduar një tender me ofertë fituese 80 milionë lekë bashkimit të operatorëve “Marsi” shpk dhe “Mela” shpk për mirëmbajtje rruge, kompani të cilat nuk disponojnë licencën për të përballuar një kontratë të tillë.

Në garë ka marrë pjesë kompania “Sireta 2F” shpk dhe bashkimi i kompanive “RSM COMPANY”& “EGLAND” ku këto të fundit janë skualifikuar nga tenderi pasi nuk plotësonin kushtet e tenderit. Duhet nënvizuar se këto kompani kishin ofertë më të mirë se kompania fituese ndërsa kompania “Sireta 2F” shpk kishte ofertë më të lartë duke i lënë rrugën e lirë “Marsi” shpk dhe “Mela” shpk.

Nga verifikimet tona për lotin 2 “Mirëmbajtje me performance e segmentit rrugor Ura e Zapodit – Shishtavec” kompanitë “Marsi” shpk në pronësi të  Ylber Elezi dhe “Mela” shpk në pronësi të Mehdi Lalës nuk disponojnë licencë NP-4-C për hekurudha, tramvaj, metro, pista aeroportuale. Gjithashtu ato nuk disponojnë licencë NP-12-A për punime inxhinierike mjedisore, licencë NS-6-A për sinjalistikë rrugore jondricuese, licenca NS-7-A për barriera dhe mbrojtja rrugore. Sipas dokumentave të tenderit mosparaqitja në këtë formë është kusht skualifikues duke përjashtuar automatikisht kompanitë “Marsi” shpk dhe “Mela” shpk.

 

Shkelja flagrante e rregullave të kualifikimit krijon dhe pikëpyetje për mënyrën se si do veprohet me kompanitë pasi kur bashkohen firmoset një marrëveshje bashkëpunimi ku caktohet përfaqësuesi, përqindja e pjesëmarrjes në bashkim, dhe elementët që merr përsipër të realizojë secila prej kompanive të bashkimit. Kompania “Marsi” shpk ka bilanc nëgativ për vitin 2020 pasi ka dalë me humbje me vlerë 12 mlionë lekë  sipas QKB-së dhe xhiroja vjetore për 3 vitet e fundit na tregon një kompani e cila nuk kap në asnjë rast xhiron minimale prej 90 milionë lekësh të fondit limit, kusht i vendosur nga Autoriteti Kontraktor te dokumentat standarte.

Për më tepër, kompania “Mela” shpk e cila ka fuqinë financiare për të kryer këtë pjesë, nuk ka licenca sepse nga kërkimet te QKB dhe te Ministria e Infrastrukturës dhe Energjitikës, licenca e vetme që disponon kjo kompani është I.2.A për shërbime ekspertize. Mehdi Lala nën emrin e kompanisë “Albshpresa” shpk dhe “Mela” shpk ka përfituar tendera me vlerë të lartë financiare ku ajo që bie në sy është kontrata stratosferike e lidhur 24 dhjetorin e kaluar me ARRSH-në e Evis Berberit.

Në këtë garë kanë marrë pjesë 7 konkurrentë vetëm ose si bashkim operatorësh por janë skualifikuar duke shpallur automatikisht fituese “AGBES CONSTRUKSION” – “MELA” – “ALB SHPRESA” për vlerën 13,5 milionë euro ose 1.6 miliardë lekë me TVSH. Kjo procedurë publike është shënuar me flamur të kuq nga Open Data Albania pasi paraqet dyshime të forta për korrupsion dhe klientelizëm. Gjithashtu Mehdi Lala me anë të kompanive në emër të tij ka përfituar dhe dy kontrata publike në bashkëpunim me kompani të tjera në lagjen “5 Maj”, vend ku të pothuajse të gjithë OIigarkët pranë qeverisë kanë përfituar nga fatkeqësia e banorëve të cilët janë pa shtëpi dhe pa zgjidhje nga qeveria dhe bashkia Tiranë.

Konkretisht “Mela” shpk, ALB SHPRESA” shpk në bashkëpunim me kompanitë “Alb Tiefbau” shpk – “Egeu Stone” shpk “Infratech” shpk ka përfituar dy kontrata të cilat kapin vlerën 6.6 milionë euro ose 793 milionë lekë me TVSH. Kompanitë e Mehdi Lalës kanë përfituar tendera me skualifikim konkurrentësh në disa raste duke u favorizuar nga institucionet publike dhe rasti i fundit tregon qartë se kjo kompani vazhdon të marri trajtim të diferencuar nga institucioni që është në varësi të ministres së Energjitikës Belinda Balluku.

 

 

 

Etiketa: abuzimARRSHBerberifondekryesore2tender

Lajme të lidhura

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP
Breaking Views

Ushqimi i policëve endet për 1 vit nga zyra e Jonaid Myzyrit në KPP

17:04 - 01/10/26
Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”
Breaking Views

Milioneri i ri nga Vlora, ortak me Shytin e “Hakmarrjes për drejtësi”

12:28 - 28/09/26
Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!
Breaking Views

Pasi anuloi resortin në Divjakë, Agolli i shlyen vëllezërit Bitri me tender 3.4 miliardë lekë/ FSHZH shtron përsëdyti Tushemisht-Doganë, asfalton Drilonin dhe Konispolin!

15:00 - 15/08/26
Para
Interneti vend i rrezikshëm për fëmijët, si u çmontua nga policia rrjeti i pornografisë me të mitur

Interneti vend i rrezikshëm për fëmijët, si u çmontua nga policia rrjeti i pornografisë me të mitur

Discussion about this post

TË FUNDIT

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve
Aktualitet

Adrian Hila në komisariatin e Tiranës për videot intime/ Çfarë ka deklaruar deri më tani kompozitori përpara hetuesve

22:24 - 01/10/26

Kompozitori Adrian Hila është paraqitur në Policinë e Tiranës dhe po jep dëshmi në lidhje me publikimin e videove intime....

Lexo më shumë
“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

“Hila nuk është viktimë, ai do të dënohet”/ Eksperti: Ishin kamera të fshehta, ja çfarë u gjet në vilën e tij

22:10 - 01/10/26
“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

“Shqipëria kërkon revolucion”/ Mbyllet dita e 124 e protestës: Ju erdhi fundi

21:58 - 01/10/26
Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

Tensione gjatë marshimit, protestuesit përplasen me policinë

21:24 - 01/10/26
“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

“Feneri i Pogradecit”, Rama i jep leje ndërtimi deputetit të PS për kullë 23 kate

20:49 - 01/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com