GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Dëshmia e Nuredin Dumanit fundos “bossat” e krimit, si u sekuestruan pasuritë e Gentian Sharrës

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Dëshmia e Nuredin Dumanit fundos “bossat” e krimit, si u sekuestruan pasuritë e Gentian Sharrës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dëshmia e Nuredin Dumanit fundosi 8 banda kriminale, për anëtarët e të cilëve SPAK preu dhjetëra urdhër arreste. Së fundmi, SPAK ka nisur të sekustrojë pasuritë e pronave të bosëve të krimit që kanë vënë para në mënyrë të paligjshme. Paraditen e sotme, Gjykata e Elbasanit njoftoi sekuestrimin e 5 mln eurove pasuri të cilat i përkisnin Gentian Sharrës dhe babait të tij, Mustafa Sharra. Sharrës iu sekuestruan një vilë në fshatin Katund i Ri, truall gati për ndërtim si edhe një sipërfaqe e madhe toke.
Emri i Gentian Sharrës për herë të parë u bë publik pas grabitjes në Rinas, pasi në atë kohë ai mori me qera dhe servisin ku u bë modifikimi i furgonit i cili u përdor për grabitjen e Rinasit.
Servis “Genti”, i cili ndodhet në rrugën e vjetër Elbasan-Rrethrrotulimi i Bradasheshit, aty ku dyshohet se u modifikua enkas për grabitjen furgoni me mbishkrimin “Hetimi Tatimor” është bllokuar asokohe nga policia si provë metariale. Mësohet se oficerët e policisë kanë sekuestruar prej andej kamerat e sigurisë, ndërkohë që pronari i servilit, Gentian Sharra, ka konfirmuar se servisin ia kishte dhënë me qira shtetasit Eldi Çala.
Por emri i tij u rikthye sërish në qendër të vëmendjes pas dëshmive të dhëna nga Nuredin Dumani para prokurorëve të SPAK, pas arrestimit të tij në muajin mars në një apartament në Fier, ku gjendej i plagosur pas plumbave që kishte marr pak orë më parë në një atentat që i ishte ngritur në Papër të Elbasanit. Bashkë me Dumanin atë mbrëmje u arrestuar edhe Henrik Hoxhaj dhe një vajzë nga Kosova.
Çfarë iu sekuestrua ditën e sotme Gentian Sharrës dhe babait të tij
-1 vilë luksoze në lagjen Katund i Ri, Elbasan, biznes fason dhe tokë arë;
-Truall dhe ndërtesë, me sipërfaqe 120 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 15680 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 119.8 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të shtetasve Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4170 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra;
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 4050 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 3533 m2, truall me sipërfaqe 208.1 m2 dhe ndërtesë, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Gentian Sharra.
-Pasuri tokë arë me sipërfaqe 394 m2, në lagjen Katund i Ri, Elbasan, në pronësi të Mustafa Sharra dhe Gentian Sharra.
Gjithashtu janë sekuestruar 4 automjete në pronësi të shtetasit Gentian Sharra dhe të familjareve të tij.
Vijon puna për evidentimin e të gjitha pasurive dhe për dokumentimin e plotë ligjor të tyre, në zbatim të ligjit Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave prarandaluese kundër pasurisë”.

Lajme të lidhura

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale
Aktualitet

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale

07:51 - 19/05/26
Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej
Aktualitet

Efektivi përfundon tek Trauma/ Zamir Skënderi ishte ulur në pjesën e pasme të makinës kur rrëmbeu armën, tentoi të arratisej

22:24 - 18/05/26
I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës
Aktualitet

I mori armën policit dhe e plagosi, ja kush është 45-vjeçari, ishte nën efektin e drogës

22:01 - 18/05/26
Para
Skandali me “pacientët” shqiptarë dhe ilaçet, ja mjekët që janë nën hetim (Emrat)

Skandali me “pacientët” shqiptarë dhe ilaçet, ja mjekët që janë nën hetim (Emrat)

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Lojtarët tanë do ta hanë barin!” Çfarë deklaronte Sylvinho tre vite më parë kur Shqipëria dhuroi spektakël në Poloni
Sport

Sylvinho e mbyll rrugëtimin me Shqipërinë, FSHF do të prezantojë sot trajnerin e ri për stolin kuqezi

08:22 - 19/05/26

Vendimi është marrë! Sylvinho nuk do të jetë më pjesë e Kombëtares shqiptare. Trajneri brazilian ka vendosur të largohet nga...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 19 Maj, me sa shiten dhe blihen sot monedhat e huaja

07:54 - 19/05/26
Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale

Flakët djegin tregun e fruta-perimeve në Lushnje, raportohet për dëme të mëdha materiale

07:51 - 19/05/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 19 Maj 2026

07:40 - 19/05/26
Parashikimi i motit, 19 Shtator 2024

Parashikimi i motit për sot, 19 Maj 2026

07:37 - 19/05/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com