GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Tek “Poja” e Plaurent Dervishaj mora makina”, rrëfimi i Nuredin Dumanit: I përdora për vrasje

17:26 - 12/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Tek “Poja” e Plaurent Dervishaj mora makina”, rrëfimi i Nuredin Dumanit: I përdora për vrasje
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dy personazhe të njohur të botës së krimit janë përmendur nga Nuredin Dumani, si njerëzit që e kanë ndihmuar për dhënien e makinave që më pas janë përdorur për ngjarje kriminale. Bëhet fjalë për Xhevdet Troplinin, i njohur ndryshe në Durrës me nofkën “Poja”, i cili i është ushtruar edhe një kontrolli mëngjesin e 21 majit.

Emri i dytë që ka përmendur bashkëpunëtori i drejtësisë Dumani ka përmendur është ai i Plaurent Derivishaj, i cili aktualisht ndodhet në Dubai edhe pse Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kërkon pas hekurave, si i dyshuar në vrasjen e Klodian Saliut.

Dumani, tregon se në përpjekjet për të vrarë Lulzim Mashën, me Skerdi Tasin dhe Henrik Hoxhaj, ka qënë dhe një person tjetër që e thërasin “Çami”, i cili ka një lokal në bllok, por nuk është arrestuar nga SPAK. Troplini dhe Dervishaj, nga policia e Durrësit konsiderohen si kundërshtarë me njëri-tjetrin, por për SPAK të dy janë të njohur të Nuredin Dunamit. Madje sipas tij, “Poja” i kishte siguruar edhe një makinë që do përdorej për vrasjen e Lulzim Mashës tek Liqeni në Tiranë.

“…mbaj mënd se Henrik Hoxhaj, ka ardhur dhe njëherë tjetër dhe më ka takuar në Kosovë, ku ishte së bashku me nipçen. Në këtë takim i kam dhënë dhe një pistoletë, pasi organizimin e vrasjes së Lulzim Mashës, e ka bërë vetë Riku. Gjatë kohës që isha në Kosovë, flisja në telefon me Rikun, i cili më ka kërkuar një makinë, për të realizuar atentatin ndaj pronarit të shkollës “Ëilson”.

Për këtë unë i kam shkruar Mirit të Pojës, i kërkova një automjet për punë atentate, që aim und të kishte gjëndje. Miri, më tha se kishte një “Golf 4” që nuk i hynte në punë, duke më thënë se makina bën 1200 euro. Rama dakord që ta merrnim makinën dhe më pas ka shkuar për ta marë Makinën, Riku, Nipçja, (Skerdi Tasi) dhe Çami, që ka një lokal në bllok.

Makina është “Golf 4”, blu e errët. Këtë makinë Riku, e ka marë dhe e ka sjellë në Tiranë, duke më thënë se është në një garazh por nuk e di se ku konkretisht. Kjo makinë nuk është përdorur për punë nga Henrik Hoxhaj, ndërsa pagesën për këtë makinë, ia ka bërë Riku, personi i cili ka dalë me një “Jeep Cheroke…”-tregon Nuredin Dumani.

Ndërsa në rastin e Plaurent Dervishaj, Dumani shprehet se ai i ka ndihmuar me makinën tip “Toyota”, që ata përdorën në muajin Prill 2020 kur ezkekutuan në Durrës, vëllezërit Viktor dhe Besmir Haxhia. Sipas të arrestuarit, Dervishaj, nuk e dinte se kush do vritej dhe kush do e bënte vrasjen, pasi dijeni mendohet se kishte vetëm Festim Qoli. Madje sipas Dumanit, ishte ai që kërkoi makinën.

“…makinën “Toyota” që përdorëm tek vrasja e vëllezërve Haxhia e kam marë nga shtetasi Plaurent Dervishaj. Më konkretisht me Plaurentin, ka folur Festim Qoli, duke i thënë që do ti jepte një mjet për një vrasje, por pa i treguar emrat që do vriteshin.Festimi ka qënë në dijeni të vrasjes së vëllezërve Haxhia. Makinën tip “Toyota”, e ka sjellë një person tek pazari i Rrogozhinës.”

Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, të dy me informacionet që kanë dhënë kanë zbërdhyer ngjarje kriminale që nga viti 2011 deri në 2022-shin. Për këtë operacion të SPAK, u lëshuan 32 urdhër arreste, nga të cilat 18 u ekzekutuan nga policia (prej të cilave 9 masa iu komunikuan persona të arrestuar për vepra të tjera penale), ndërsa 14 janë ende në kërkim, e derimë tani asnjë nuk është kapur.

Mendohet se të paktën 12 ngjarje kriminale, vrasje dhe atentate të parealizuara janë zbardhur nga dëshmia e tij para prokurorëve të SPAK. Ndërsa së fundmi, Dumani ka folur edhe për ngjarje e vrasje të bëra jashtë territorit të Shqipërisë, ne Belgjikë, Holandë dhe në Itali. Krimet më të shumta Nuredin Dumani ka rrëfyer se i ka bërë me Talo Çelën, por edhe me Hoxhajn, i cili u arrestua në të njëjtën natë më të. Por për shumë ngjarje bën fajtor Talo Çelën, me të cilin u zu për një makinë të marrë për kryerjen e një vrasje, e për hakmarrje Dumani pranoi se i kishte vrarë të vëllanë, Bujar Çelën.

Megjithatë zanafilla e shumicës prej ngjarjeve kriminale në vend, vjen pas grabitjes në aeroportin e Rinasit, për ndarjen e 4.3 milionë euro.

 

Etiketa: Kryesore1makinaNuredin DumaniPaurent DervishajPojaVrasje

Lajme të lidhura

Moti i keq në Greqi, humb jetën një grua pasi u mor nga uji dhe u përplas nga një makinë (Video)
Aktualitet

Moti i keq në Greqi, humb jetën një grua pasi u mor nga uji dhe u përplas nga një makinë (Video)

21:07 - 21/01/26
Përplasje e disa mjeteve në aksin Lezhë–Milot, një grua shtatzënë dërgohet në spital
Aktualitet

Përplasje e disa mjeteve në aksin Lezhë–Milot, një grua shtatzënë dërgohet në spital

21:00 - 21/01/26
Lezhë / Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit rrugor dhe përmbyset
Aktualitet

Lezhë / Makina përplaset me shtyllën e ndriçimit rrugor dhe përmbyset

20:01 - 21/01/26
Para
Shkoi të merrte djalin që i kishte vdekur në punë, nëna ndërron jetë në aksident rrugor

Shkoi të merrte djalin që i kishte vdekur në punë, nëna ndërron jetë në aksident rrugor

Discussion about this post

TË FUNDIT

Champions League/ Bayern dhe Liverpool marshojnë si pretendentë, Chelsea vuan, fitojnë Juventus dhe Barcelona (VIDEO)
Breaking Views

Champions League/ Bayern dhe Liverpool marshojnë si pretendentë, Chelsea vuan, fitojnë Juventus dhe Barcelona (VIDEO)

23:13 - 21/01/26

Bajern Mynih ka siguruar praninë në tetëshen e parë me suksesin e sotëm ndaj belgëve të Rojal Union SG. Bavarezët...

Lexo më shumë
Nga zgjidhja paqësore e konflikteve tek kontributi financiar, zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes

Nga zgjidhja paqësore e konflikteve tek kontributi financiar, zbardhet drafti i qeverisë për Bordin e Paqes

22:48 - 21/01/26
Seanca ‘surprizë’ për Bordin e Paqes/ PD mbledh grupin parlamentar: Do të marrim pjesë në mbështetje të Trump

Seanca ‘surprizë’ për Bordin e Paqes/ PD mbledh grupin parlamentar: Do të marrim pjesë në mbështetje të Trump

22:13 - 21/01/26
Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza e Trump largohen me një makinë drejt Orikumit

Mbi 40 minuta kafe në një restorant në Vlorë, Rama dhe vajza e Trump largohen me një makinë drejt Orikumit

21:55 - 21/01/26
Moti i keq në Greqi, humb jetën një grua pasi u mor nga uji dhe u përplas nga një makinë (Video)

Moti i keq në Greqi, humb jetën një grua pasi u mor nga uji dhe u përplas nga një makinë (Video)

21:07 - 21/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com