GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali me ilaçet/ Përgjimet nga SPAK, mjeku Aurel Vula: Nuk kam lëshuar asnjë dokument…

08:45 - 13/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Skandali me ilaçet/ Përgjimet nga SPAK, mjeku Aurel Vula: Nuk kam lëshuar asnjë dokument…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mjeku pediatër Aurel Vula, emri i të cilit u përmend në dosjen e SPAK, për trafikimin e ilaçeve në rrugë kontrabandë nga Italia, dhe lëshimin e recetave fiktive, ka bërë reagimin e tij të parë publik, duke i mohuar akuzat.

Ai është bashkëshorti i juristes së njohur Zhaklina Peto, i cili ka qenë edhe kandidate për në Gjykatën Kushtetuese. Në reagimin e tij publik, Vula shkruan se nuk ka snjë lidhje me akuzat, dhe se udhëtimet e tij drejt Italisë lidhen kryesisht me kurimin e prindërve të bashkëshortes së tij, një prej të cilëve humbi edhe jetën si pasojë e problemeve me zemrën.

DEKLARATË PUBLIKE

Duke marrë shkas nga njoftimi i bërë publik ditët e fundit nga autoritetet e drejtësisë italiane dëshiroj t’i bëj të ditur publikut shqiptar si vijon: Përfshirja e personit tim dhe familjarëve të mi në këtë njoftim nuk ka asnjë lidhje me realitetin e ndërtuar në media këto ditë.

Për të qënë transparent, arsyet e vizitave tona familjare në Itali kanë qënë krejtësisht shëndetësore, të lidhura me rrezikimin e jetës së dy prindërve të bashkëshortes sime. Të dy këta të fundit i janë nënshtruar ndërhyrjeve të përsëritura kirurgjikale në zemër nga ku nëna e bashkëshortes humbi edhe jetën.

Të gjitha këto ngjarje shëndetësore janë të dokumentuara nga autoritetet spitalore italiane. Nisur nga drama familiare për humbjen e njëriut të afërt, kjo ngjarje krijon sensitivitet të lartë për mua dhe familiarët e mi.

Unë jam mjek pediatër dhe me përgjegjshmëri të plotë deklaroj se në asnjë moment:

➢ Nuk kam lëshuar asnjë çertifikatë apo epikrizë përcjellëse për pacientë të sugjeruar për shtrim në Itali;

➢ Nuk kam lëshuar asnjë dokument të çfarëdolloj natyre që të mund të lehtësonte procedurat e kalimit të kufirit të shtetasve shqiptarë gjatë kohës së pandemisë në shtetin Italian; I lutem të gjitha mediave të respektojnë integritetin tim profesional dhe moral të cilin e kam ndertuar me përkushtim dhe sakrifica në çdo kohë në ndihmë të çdo pacienti, pa lënë mënjanë kontributin gjatë periudhes së pandemisë si pasojë e Sars-Cov 19.

Në të njëjtën kohë, falenderoj të gjithë dashamirësit të afërm , kolegë dhe pacientët e mi për mbështetjen e treguar me anë të mesazheve dhe telefonatave të panumërta gjatë këtyre ditëve.
Me besimin e plotë tek drejtësia.

Dy ditë më parë në lidhje me dosjen e SPAK, reagoi dhe mjeku tjetër i njohur, Edvin Prifti, i cili po ashtu tha se përfshirja e pretenduar e tij ishte një sajesë, dhe se ai nuk ka firmosur asnjë rekomandim  për kurim në Itali, apo për marrjen e medikamenteve.

Etiketa: ilaceItalikorrusionKryesore1Shqiperi

Lajme të lidhura

Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, lirohen nga burgu 447 persona dhe ulet dënimi për 853 të tjerë

13:35 - 06/02/26
Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE
Aktualitet

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

13:23 - 06/02/26
Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon
Aktualitet

Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

13:04 - 06/02/26
Para
Raundi i dytë i zgjedhjeve në Francë, Exit Pollet nxjerrin fitues Makronin

Nuk ka një fitues të qartë pas zgjedhjeve në Francë, çfarë rrezikon Macron

Discussion about this post

TË FUNDIT

Oponencë nga burgu Kodit Penal/ Të dënuarit: Duam ulje nga 35 në 25 vite për lirimin me kusht
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, lirohen nga burgu 447 persona dhe ulet dënimi për 853 të tjerë

13:35 - 06/02/26

Qeveria ka miratuar mesditën e kësaj të premte (6 shkurt 2026) Amnistinë Penale. Në një deklaratë për mediat, pas mbledhjes...

Lexo më shumë
Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

Berisha: Për të mbrojtur veten dhe Ballukun, Rama është gati të rrezikojë edhe integrimin në BE

13:23 - 06/02/26
Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

Rama e bëri Sulën kryeinspektor, reagon Noka: Berisha mund të gabojë kur afron, por jo kur largon

13:04 - 06/02/26
Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

Aksident i rëndë në Rrugën e Arbrit, kamioni përplaset me makinën dhe e ndan më dysh

12:55 - 06/02/26
Zbardhet padia/ “Na janë tronditur themelet e martesës”, pse kërkon të ndahet Meta nga Kryemadhi

Kryemadhi: Metën e kanë harruar edhe deputetët e tij, i vetmi që e ka mbrojtur është Berisha

12:43 - 06/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com