GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Fact-Checking & Analize

E njohur si “kasapja” e tenderëve, 110 mln lekë pa garë grabit Olta Sharra nga Bashkia Elbasan

12:27 - 13/06/22
në Fact-Checking & Analize
Kohë leximi: 3 min
A A
E njohur si “kasapja” e tenderëve, 110 mln lekë pa garë grabit Olta Sharra nga Bashkia Elbasan
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Tenderat në shkelje të ligjit nuk kursehen as te ushqimet, madje as kur bëhet fjalë për kategori të veçanta si shërbimet në spitale. Bashkia Elbasan është tashmë e njohur si për tenderët pa gare, edhe për aferat që bën në spitale. Këtë herë 110 milionë lekë nga taksat e qytetarëve ia ka dhënë OIta Sharrës, oligarkes së njohur si “kasapja” e tenderëve. Ajo ka marrë këtë epitet për shkak se pjesën më të madhe të tenderëve i ka a garë dhe fiton ato me vlera më të larta.  Ndërkohë tenderi më i fundit që Sharra e ka “kollofitur” në shkelje të hapur të ligjit, si dhuratë nga Gledian Llataj, tenderin me vlerë 110 milionë lekë. Bëhet fjalë për tenderin me numër reference REF-59269-05-28-2020 dhe objekt “Shërbim kateringu dhe shpërndarje ushqimi për spitalin psikiatrik Sadik Dini Elbasan”.  Ky tender ka marrë dy flamuj të kuq nga “Open Data” , çka do të thotë se është plotë me shkelje të ligjit të prokurimeve.

Shkelja e parë është se në këtë tender ka marrë pjesë vetëm Olta Sharra, e cila është shpallur fituese edhe pse ka paraqitur ofertën sa 98% e fondit limit. Duke cenuar kështu konkurrencën dhe duke futur në xhep miliona euro fal lidhjeve që ka me ministra, drejtorë dhe kryebashkiakun.   Shkelja e radhës, është fakti që ky tender është zhvilluar me procedurë me negocim, çka do të thotë se fituesi ishte paracaktuar. Dhe kjo procedurë është e ndaluar për tendera të tillë në institucione si spitalet. Por, Bashkia Elbasan nuk mund t’i refuzonte kontratën “boses” elbasanase. Kështu 110 milionë lekë “flatruan” ne hanxharin e kasapes Sharra për mish dhe bukë. Për më tepër, vlen të përmendet se produktet e Olta Sharrës kalonin në institucione, madje edhe në spitale pa kontroll. Pasi miqtë e saj drejtorë bënin tolerime për mikeshën e tyre.

Kasapja e tenderëve

Olta Sharra njihet si kasapja e tenderëve për shkak se vetëm në këto vitet e fundit ka përfituar 10 milionë euro tenderë të dyshimtë dhe klientelistë, për furnizim me mish, i cili ngre shumë pikëpyetje sa i takon standardeve dhe cilësisë. Në mars të vitin 2020, Sharra mori tenderin me vlerë 2.7 milionë USD për shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi për Spitalin e Elbasanit, me ofertë sa fondi limit, pa garë dhe me paracaktim. Procedura ishte korruptive dhe farsë, ndërsa mendohet se janë ndarë të pakën 700 mijë USD. Tenderin e mori nga ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme Edlira Naqellari, e arrestuar nga SPAK dhe e dënuar nga Gjykata Speciale për tenderin e uniformave të policisë me vlerë 27 milionë euro.

Më herët, Olta Sharra, ka marrë një tjetër tender të ngjashëm me vlerë 2.5 milionë USD, pa garë, me paracaktim dhe sa fondi limit, për shërbim gatimi dhe shpërndarje ushqimi po për Spitalin e Elbasanit.Në të njëjtën mënyrë, Olta Sharra ka marrë në vitin 2020 një tjetër tender me vlerë 800 mijë USD nga drejtoresha e korruptuar Edlira Naqellari, për furnizim me mish të Spitalit të Elbasanit, disa muaj pas tenderit 2.7 milionë USD. Edhe ky tender është zhvilluar pa garë, ndërsa oferta fituese është sa fondi limit. Olta Sharra ka marrë sërish një tender nga Naqellari me vlerë 1.5 milionë USD, për furnizim me ushqime të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Tetë tenderë korruptive Olta Sharra i ka marrë nga drejtori i Spitalit të Elbasanit, Arben Ruçi.14 tendera i ka marrë nga Bashkia e Librazhdit, në kohën kur zona ishte në patronazhin e Taulant Ballës. Një tender tjetër me vlerë mbi 500 mijë USD e ka marrë nga Bashkia Elbasan, kur drejtohej nga Qazim Sejdini, si gjithnjë me ofertë sa fondi limit dhe pa garë. Këto të dhëna tregojnë edhe njëherë se ne vendin tonë koncesionet dhe tenderët janë në duart e oligarkëve që bashkëpunojnë me të korruptuarit në krye të vendit/ Esmeralda Hida/ Gijotina.com

Etiketa: abuzimafereBashkia Elbasankryesore2Olta Sharrashkelje ligjitender

Lajme të lidhura

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut
Breaking Views

Beu i Belshit Arif Tafani puqet me Giovanni Pascale-n e Peqinit, 1 miliard lekë për personazhin e dosjes së Ballukut

15:10 - 30/01/26
Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant
Breaking Views

Anuela e ka amanet Lush Osmanin nga Veliaj, 2 miliardë lekë me “flamur” korrupsioni për karburant

15:22 - 29/01/26
“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares
Breaking Views

“Zani i 7 liqeneve” ia gjen anën edhe Evisit të Qarkut Fier, 710 MLN Lekë dhe 7 muaj vonesë rruga për pazaret e kryetares

14:53 - 28/01/26
Para
DETAJE/ E përdhunuan dhe e vranë, si u tërhoq trupi i shqiptares drejt lumit në Itali

“Erdhi me këmishën e gjakosur dhe...” zbardhen detaje për vrasjen e Nevila Pjetrit në Itali

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës
Aktualitet

Pjesë e grupit kriminal të AKSHI-t/ Apeli i GJKKO-së merr vendimin për drejtoreshën e Prodës

10:29 - 05/02/26

Gjykata e Posaçme e Apelit ka marrë sot vendimin për ankimimin e zyrtares së Policisë së Shtetit, Ervina Gjana, në...

Lexo më shumë
Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

Aksident në aksin Gjirokastër–Tepelenë, shoferi mbetet i bllokuar brenda automjetit

10:21 - 05/02/26
Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

Rama në Izrael me avionin privat të sekuestruar nga ish-miliarderi i kriptovalutave

10:04 - 05/02/26
Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

Rama në Vatikan/ Kryeministri lutet që t’i falen mëkatet: O Mari, na udhëhiq në rrugën e së mirës

09:43 - 05/02/26
“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

“Këpuca e Artë“, për herë të parë në histori një sulmues shqiptar përfshihet në ‘Top 5’ europiane

09:12 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com