Sot në Tiranë u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit mes qeverisë shqiptare dhe organizatës “Patagonia”.
Kryeministri Edi Rama deklaroi sot kjo marrëveshje pritet t’i hapë rrugë bashkëpunimit për shpalljen e lumit Vjosa Park Kombëtar.
“Hapet rruga e bashkëpunimit me organizatën globale mjedisore “Patagonia”, për shpalljen e Vjosës Park Kombëtar
Memorandumi i Mirëkuptimit që nënshkruhet sot, vulos një kurorëzim të pandashëm të Natyrës me Njeriun, si projekti ynë më i ri dhe më ambicioz për zhvillimin e qëndrueshëm të vizionit”, ka shkruar kryeministri Rama
E pranishme në ceremoni ishte edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim e cila iu bashkua panelit në momentin e nënshkrimit të marrëveshjes.
Discussion about this post