GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar

në Aktualitet, Lajme, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gazment Bardhi ka akuzuar Belinda Ballukun se ka shpenzuar rreth 69 mijë euro për ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike, pa i deklaruar këto pagesa.

Bardhi pretendon se Balluku ka kryer ndërhyrje estetike në disa klinika ndërkombëtare, në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano.

Sipas deputetit demokrat, çështja nuk lidhet vetëm me ndërhyrjet estetike, por edhe me burimin e parave dhe detyrimin ligjor për deklarimin e shpenzimeve.

“Belinda Balluku e ka korrupsionin të shkruar në ballë. Në kuptimin e parë të fjalës. Belinda Balluku ka kryer ndërhyrje të reja kirurgjikale dhe estetike për të rinovuar pamjen e saj.

Por çështja nuk është si duket Belinda Balluku, por sa para ka paguar ajo për këto ndërhyrje, pse nuk i ka deklaruar dhe nga kanë ardhur paratë.

Vetëm për rinovimin e fytyrës, kryeministrja në hije ka bërë ndërhyrje që kushtojnë rreth 69 mijë euro. Ajo është kliente e një kirurgu plastik, të njohur ndërkombëtarisht, që ushtron aktivitetin në Beverly Hills, Miami, Dubai dhe Milano, ku edhe janë kryer ndërhyrjet me vlerë 69 mijë euro të Belinda Ballukut.

Belinda Balluku nuk i ka deklaruar pagesat për këto operacione, siç e përcakton ligji. Ajo e ka fshehur pagesën prej 69 mijë eurosh, njësoj siç ka fshehur dy vilat e zbuluara prej 1.8 milionë eurosh.

Sa për krahasim, me 69 mijë euro që Belinda Balluku paguan për t’u bërë operacione plastike, mund të paguhet një pensionist në qytet me pension mesatar për rreth 29 vjet.

Masakra të tilla korrupsioni vetëm SPAK-u i Edi Ramës dhe i Belinda Ballukut nuk i gjurmon dot, sepse ia kanë zënë sytë dhe i kanë mbyllur gojën.

Belinda Balluku mund ta mbajë peng Edi Ramën, mund të kapë disa prokurorë në SPAK, mund të terrorizojë gjithë PS-në, por ajo nuk mundet t’i fshihet të vërtetës, që e ka të shkruar në ballë:

Belinda Balluku është  e korruptuar dhe herët a vonë do të japë llogari për këtë!”– shkruan Bardhi në rrjete sociale.

Etiketa: 69 mijë euroBallukuBardhioperacione plastike

Lajme të lidhura

Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri
Aktualitet

Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri

17:20 - 21/11/26
Revoltë qytetare, të rinjtë i vendosin zjarrin koshave të mbeturinave te “Myslym Shyri”
Aktualitet

Revoltë qytetare, të rinjtë i vendosin zjarrin koshave të mbeturinave te “Myslym Shyri”

16:54 - 21/11/26
Shqiptarja nga diaspora thirrje bashkatdhetarëve për 28-29 nëntor: Të ngremë një Kuvend në mbrojtje të Shqipërisë
Aktualitet

Shqiptarja nga diaspora thirrje bashkatdhetarëve për 28-29 nëntor: Të ngremë një Kuvend në mbrojtje të Shqipërisë

16:34 - 21/11/26

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar
Aktualitet

Bardhi: Balluku ka shpenzuar 69 mijë euro operacione plastike për t’u rinuar

17:38 - 21/11/26

Gazment Bardhi ka akuzuar Belinda Ballukun se ka shpenzuar rreth 69 mijë euro për ndërhyrje kirurgjikale dhe estetike, pa i...

Lexo më shumë
Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri

Bashkia e Tiranës dënon ndërhyrjet politike të Ramës: Nuk varemi nga Kryeministri

17:20 - 21/11/26
Revoltë qytetare, të rinjtë i vendosin zjarrin koshave të mbeturinave te “Myslym Shyri”

Revoltë qytetare, të rinjtë i vendosin zjarrin koshave të mbeturinave te “Myslym Shyri”

16:54 - 21/11/26
Shqiptarja nga diaspora thirrje bashkatdhetarëve për 28-29 nëntor: Të ngremë një Kuvend në mbrojtje të Shqipërisë

Shqiptarja nga diaspora thirrje bashkatdhetarëve për 28-29 nëntor: Të ngremë një Kuvend në mbrojtje të Shqipërisë

16:34 - 21/11/26
Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, nuk ndalen thirrjet kundër Ramës: Më 28, e di vetë!

Protestuesit nisin marshimin në rrugët e Tiranës, nuk ndalen thirrjet kundër Ramës: Më 28, e di vetë!

16:17 - 21/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com