GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Prokurori italian, thirrje Holandës: Përgatituni ose do jeni nën pushtetin e mafies shqiptare

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Prokurori italian, thirrje Holandës: Përgatituni ose do jeni nën pushtetin e mafies shqiptare
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokurori i Catanzaro Nicola Gratteri u ftua mëngjesin e sotëm nga Komisioni Parlamentar Antimafia për të folur, si ekspert hetues antimafia, me një delegacion holandez. Gratteri informoi holandezët se portet e vendit të tyre “janë vendet e preferuara të krimit të organizuar.

“Tani mafia në Holandë blen hotele, por kur të fillojnë të blejnë gazeta, do të jetë vërtet shumë vonë. Tani për tani Holanda është një port i hapur për mafiozët” – është shprehur ai.

Nga ana tjetër, Holanda mund të ndikojë në luftën kundër mafies falë pushtetit politik që ka në Evropë dhe “kjo do të thotë se nëse Holanda do të donte të ndikonte në luftën kundër mafies, sigurisht që do të ishte e suksesshme. Holanda bën biznes dhe e ka treguar, se ata dinë ta bëjnë këtë punë. Ju duhet të njihni në sistemin tuaj ligjor krimin e llojit mafioz duke miratuar ligjin italian kundër drogës, që është një ligj i bërë shumë mirë: DPR 309/90, ku dënimi varion nga 20 deri në 30 vjet dhe për rrjedhojë do të bëhej joekonomik për të tregtuar drogë në Holandë”.

Prokurori i Catanazaros ka deklaruar gjithashtu se Holanda është vendi i cili dominohet nga mafia që vjen nga Afrika e Veriut, Italia dhe Shqipëria. “Tek ju kanë vrarë një avokat, një gazetar dhe një bashkëpunëtor të drejtësisë. Keni tre mafie: Afrikano-veriore, Italiane dhe atë Shqiptare; pra ose përgatituni ose do jeni nën pushtetin e tyre. Për mafiozët nuk ka kufij, ndaj monedha e vetme më shumë se sa të lehtësojë evropianët, ka ndihmuar mafien”, tha Gratteri.

Megjithatë, ai shton se problemi nuk është vetëm holandez pasi në Evropë ka shumë hapësira që iu japin dorë mafiozëve. “Evropa është e fiksuar pas privatësisë – shpjegoi prokurori -, në emër të privatësisë është e pamundur të hetohet mafia në Evropë. Imagjinoni që në Gjermani nuk është e mundur të vendosni një çimkë në dhomën e gjumit; prandaj mjafton të shkosh në dhomën e gjumit dhe të organizosh trafik ndërkombëtar droge. Ne jetojmë në një sistem vetë-drejtues.

Ne duam luftën kundër mafies dhe nuk dimë të heqim dorë nga asgjë. Në Gjermani me 2 kilogramë kokainë rri 2 vjet në burg, pastaj është e leverdishme të tregtosh kokainë sepse e di që do të dënohesh pak. Muri mes nesh europianëve është kultura, e cila ka dallime të frikshme, mes Gjermanisë, Holandës dhe Belgjikës kemi tre sisteme të ndryshme drejtësie dhe prandaj duhet të nxitojmë të kemi ekipe të përbashkëta hetimore.

 

Etiketa: holandaItalianmafiapergatituniprokurorishqiptarëthirrje

Lajme të lidhura

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial
Aktualitet

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë
Aktualitet

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë

19:33 - 02/10/26
Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë
Aktualitet

Aksident pranë mbikalimit të Rinasit, makina përmbyset në rrugë

15:42 - 02/10/26
Para
“Motora uji midis pushuesve në Shëngjin”, Berisha: Policia bën sehir

"Motora uji midis pushuesve në Shëngjin", Berisha: Policia bën sehir

Discussion about this post

TË FUNDIT

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes
Sport

Franca dhe Italia ndajnë pikët në duelin spektakolar, Donaruma pret gjithçka, Bastoni i përgjigjet Olizes

22:50 - 02/10/26

Pas 20 vitesh nga finalja e Botërorit 2026 dhe goditjes me kokë ndaj Materacit, Zinedin Zidan kthehet si kundërshtar i...

Lexo më shumë
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën

22:05 - 02/10/26
Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

Qeveria përcakton rregullat për cannabis-in mjekësor dhe industrial

21:54 - 02/10/26
Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

Aktivistja: Studentët po organizohen, më datë 13 do të jemi masivisht

21:47 - 02/10/26
Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

Bashkimi Europian propozon treg të përbashkët për 9 vendet kandidate, mes tyre edhe Shqipëria

21:41 - 02/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com