Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim kryediplomatin e Austrisë, Alexander Schallenberg.
Schallenberg u shfaq plot buzëqeshje teksa e përshëndeti Osmanin dhe më pas ia puthi dorën. Mediat u lejuan të marrin vetëm pamje nga ky takim.
Pas Osmanit, Schallenberg do ta takojë edhe kryeministrin Albin Kurti dhe ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. Një konferencë për media do të mbahet pas takimit të Schallenberg me Gërvallën.
Discussion about this post