GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

E shkuara kriminale e Kasandër Nogës, si u përjashtua nga Akademia e Policisë pas krimeve të njëpasnjëshme

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
E shkuara kriminale e Kasandër Nogës, si u përjashtua nga Akademia e Policisë pas krimeve të njëpasnjëshme
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Vrasësi, Kasandër Noga ka qenë student i Akademisë së policisë dhe raportohet se pjesën më të madhe të krimeve i ka kryer gjatë kësaj periudhe. 44-vjeçari, i cili i bëri atentat në Belgjikë Erjon Hasanbelliut dhe u arratis për tu kapur ditën e sotme (14 qershor) në Vienë, mësohet se është përjashtuar nga Akademia e Policisë përpara se të diplomohej.
Studenti i Akademisë përshkruhej nga të gjithë si njeri problematik, gjakftohtë, por shumë inteligjent dhe njihej si personi që bënte ligjin në Qytet Studenti.
Ai u përjashtua në vitin e dytë të studimeve pasi pas një sherri në ambientet e shkollës plagosi me thikë një student nga Lushnja, me të cilën rezultoi të kishte dhe lidhje gjaku.
Vetëm 15 ditë më vonë ai kreu masakrën në spitalin e Sanatoriumit. Ai u fut brenda ambienteve të spitalit së bashku me Julian Çelën dhe hyri në dhomën ku ndodhej i shtruar babai i dy vëllezërve, Erion dhe Gerion Hysenbelliut, së bashku me Dritan Hajdinin (shoku i Geronit).
Kasandër Noga i hoqi serumin Aqif Hasanbelliut dhe Dritan Hajdinit dhe më pas i ekzekutoi.
Po ashtu ai akuzohet se në vitin 1999 ka bërë dy vrasje, të cilat u zbuluan në vitin 2003.
Kasandër Noga akuzohet për 5 vrasje (një prej të cilave fitoi pafajësi) dhe për disa plagosje.
Hakmarrja mes tyre
Fierakët janë përfshirë në një hakmarrje të gjatë, që zanafillën e ka jashtë kufijve të vendit, e cila më pas u zhvendos në Shqipëri, ku u shënua edhe masakra më e madhe, për t’u zhvendosur sërish në Belgjikë, mes Antverpit dhe Brukselit, vend në të cilin hasmit rrinë prej dy dekadash, veç kur i ka ndarë burgu.
Duke iu referuar historisë së hasmërisë mes tyre, ajo që bie në sy është fakti se të gjithë protagonistët e kësaj beteje të përgjakshme janë arrestuar, hetuar, gjykuar, dënuar dhe, edhe pse kanë mbi shpinë akuza të rënda, që nga trafiku i drogës e shfrytëzimi i prostitucionit e deri në vrasje të disafishta, ata sërish janë të lirë, janë sërish në një vend të njohur të BE-së dhe madje ndjekin sërish njëri-tjetrin për të larë “hesapet” e vjetra.
Gjykata ka dhënë vendimin burgim i përjetshëm për të dyja palët,por që iu është zbritur në 25 vjet dhe më pas kanë mundur të dalin të lirë, e madje edhe të kërkojnë zbritje dënimesh për kohë të largëta që s’kanë mundur dot të bëjnë kërkesa për përfitim uljeje për sjellje shembullore në burg.

Lajme të lidhura

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë
Aktualitet

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar
Aktualitet

Banda shqiptare që frymëzoi serialin ‘Marbella’/ Kapen 2.7 ton kokainë, 15 persona të arrestuar

20:30 - 17/09/26
“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar
Aktualitet

“Do martoheshin”/ 34-vjeçarja përgënjeshtron Zegjine Çaushin dhe sqaron foton e publikuar

17:50 - 17/09/26
Para
Bojkoti i avokatëve për hartën gjyqësore, shtyhen mbi 150 seanca në Fier

Bojkoti i avokatëve për hartën gjyqësore, shtyhen mbi 150 seanca në Fier

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë
Breaking Views

“Një prokuror rrethi dërgoi OPGJ-në në degën e Thesarit”/ Ministri: U tha punonjësve ekzekutoni pagesat, ose do ju arrestojmë

23:10 - 17/09/26

Ministri i Financave, Petrit Malaj, ka deklaruar në Kuvend se një prokuror rrethi ka dërguar oficerin e policisë gjyqësore në degën...

Lexo më shumë
Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Tre të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident në Greqi, dy të tjerë në gjendje të rëndë

22:38 - 17/09/26
“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

“Arrestoni Edi Ramën, lironi qytetarët!”-Protestuesit rrethojnë Komisariatin Nr. 1

22:16 - 17/09/26
Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

Nis marshimi i protestuesve drejt Komisariatit 1, një autobot vendoset pranë turmës, policia në hyrje të Kuvendit

22:01 - 17/09/26
Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

Rama viziton papritur Malin Athos në Greqi! A po e merr si model për Shtetin Bektashi?

21:12 - 17/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com