GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Reforma territoriale: Bashki dhe bakshish

11:27 - 15/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Plehrat janë vdekje urbane, kurse pastrimi i plehrave janë vdekja e demokracisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Të vjen keq të shohësh dhe dëgjosh se edhe persona ose grupe që pretendojnë se janë opozitarë e trajtojnë çështjen themelore të pushtetit lokal si “reforma e territorit”.

Pra, si do të ndajmë parcelat e votave me pak fjalë!

Nuk kanë as gojë, se mbase mend edhe mund të kenë, që të artikulojnë se kjo çështje është fare pak e lidhur me territorin, por është në thelb e lidhur me vendosjen e pushtetit lokal në shërbim të qytetarit.

A u bie ndonjë në çikë në tru se çfarë lidhje ka midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe mbjelljes me kanabis dhe shndërrimit të vendit në prodhues bimësh narkotike?

A u bie ndonjë çikë në hatër se çfarë lidhjeje ka midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe shkretimit demografik të zonave rurale të vendit dhe emigrimit apo mbledhjes të Shqiptarëve buzë Lane?

A u bie ndonjë çikë në mendje se çfarë lidhjeje ka midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe betonizimit të disa qyteteve, kryesisht të Tiranës, ku ajri, toka, ujët pësojnë ndotje?

A u bie ndonjë çikë në vesh se çfarë lidhjeje ka midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe aferave si ajo e incineratorëve? pra me korrupsionin?

A u bie ndonjë çikë në midè se çfarë lidhjeje ka midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe uzurpimit të mediave nga propaganda e dhunshme dhe nga fake news-i?

A u bie ndonjë çikë në kokë se çfarë lidhjeje ka midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe rritjes të çmimeve të ujit dhe energjisë elektrike në zonat e mëdha urbane, dhe rritjes të varfërisë dhe papunësisë në to?

A u bie ndonjë çikë në fiqir se çfarë lidhjeje ka midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe faktit që në këshillat tanimë bashkiake nuk ka më pothuajse asnjë person me banim në fshat, pra ku qyteti ja ka hyp fshatit?

A u bie ndonjë çikë në qeder se çfarë lidhjeje ka midis nga njëra anë shkatërrimit të pushtetit lokal dhe nga ana tjetër rrënimit të rrugëve periferike të qyteteve, rrugëve dytësore, rrugëve rurale?

A u bie ndonjë çikë në imagjinatë se çfarë lidhjesh ka midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe rrënimit të mediave lokale të kthyera në lëvere për t’u nderë në tel?

A u bie ndonjë çikë në kaplloqe se çfarë lidhjesh ka midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe distancës katastrofike midis qytetarit dhe vendimmarrjes politike që qysh nga maja e thanës, nga maja e Tiranës, flet si e jëma, e Zeqos ta zemë për dhitë dhe derrat e Lunxhërisë apo për misrin e Rroskovecit?

A u bie ndonjë çikë në ndërgjegje ideja e lidhjes midis shkatërrimit të pushtetit lokal dhe furtunës të tenderave për miq e shokë nga Veriu në Jug?

A u bie në erë që të gjithë ata kryetare bashkish që janë bërë kryetarë bakshishesh, që janë dënuar, kapur me presh në dorë, apo që do kapen akoma kanë lidhje me degradimin e pushtetit lokal ku kryetari është tenderuesi, shefi i partisë, kryetari i shkillit bakshishiak, etj? Vetë zot vetë shkop, vetë çomange vetë sirop?

 

Etiketa: bakshishBashkikryesore2reformaterritoriale

Lajme të lidhura

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”
Breaking Views

Nga “Republika e Prokurorëve” te “Republika e imuniteteve”

20:49 - 30/01/26
Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës
Breaking Views

Ylli Manjani thumbon Berishën: Nuk e arrin pjesëmarrjen në protestat e PD së Lulit dhe LSI së Monikës

13:07 - 25/01/26
Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët
OP-ED

Nga meritokracia te mediokriteti, pse Shqipëria promovon të paaftët

15:41 - 24/01/26
Para
Durrës, zbulohet shtëpia e kthyer në laborator droge

I hodhi acid një gruaje, policia e Durrësit arreston 49-vjeçarin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26

Rreth 75 kg kanabis janë sekuestruar nga policia greke në Rajo të Igumenicës, në afërsi të kufirit greko-shqiptar. Operacioni ështe...

Lexo më shumë
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

Sot përballë GJKKO-së, Veliaj tenton zëvendësimin e masës së sigurisë

09:29 - 01/02/26
Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

Seri vjedhjesh automjetesh në Korçë, policia çon në pranga 42-vjeçarin

09:26 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com