GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Editorial

Kryeqyteti Europian i Rinisë, fshesë korenti për të kompensuar mungesën e imagjinatës

19:37 - 15/06/22
në Editorial
Kohë leximi: 2 min
A A
Kryeqyteti Europian i Rinisë, fshesë korenti për të kompensuar mungesën e imagjinatës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Dështimi u festivalit Sunny Hill në Prishtinë është shfrytëzuar menjëherë nga Bashkia e Tiranës dhe Erion Veliaj si një mundësi për të plaçkitur edhe këtë ide. Një administratë dhe një qytet që nuk ia ka dalë të prodhojë asgjë për kulturën, gjen ngushëllim tek dështimi i një veprimtarie kulturore disavjeçarë në një kryeqytet tjetër shqiptar. Nuk ka dëshmi më të qartë se kjo për të vërtetuar mungesën totale të imagjinatës dhe të interesit real të administratës Veliaj për kulturën në këtë qytet.

Nëse Prishtina dhe drejtuesit e saj e konsideruan dështim pamundësinë për të vijuar një traditë të konsoliduar në një kryeqytet sa një e treta e Tiranës, Erion Veliaj dhe drejtuesit e Bashkisë së Tiranës, kryeqytetit europian të Rinisë kanë pafytyrësinë për ta konsideruar sukses përfitimin e momentit nga rastësia fatkeqe e një qyteti tjetër shqiptar. Se ç’sukses mund të quhet fakti që Tirana nuk ka një organizim të ngjashëm, këtë mund ta shpjegojë vetëm logjika sipërfaqësore e administratës Veliaj në Tiranë.

Po përse një kryeqytet, ndër të mëdhenjtë në Ballkan për nga popullsia dhe vëllimi i ekonomisë që qarkullon brenda kufijve të tij, ka dështuar kaq keqazi me kulturën? Sigurisht që arsyet janë të shumta por njëra prej tyre ka vërtet rol përcaktues në këtë turpërim kulturor të Tiranës.

Arsyeja kryesore është analfabetizmi kulturor i Erion Veliajt dhe stafit të tij. Duke e konsideruar kulturën si një përmasë pa shumë para dhe mundësi pasurimi, Erion Veliaj dhe ekipi i tij janë zhytur edhe më tej në vulgun e transaksioneve me bazë ekskluzive cash-in. Ata nuk janë në gjendje të kuptojnë se kultura është ai sistem nervor urban që i fal një qyteti vlerën, karakteristikën që e bën atë të dallohet nga mijëra qytete të botës. Pikërisht, në dallimin midis vlerës dhe cash-it, Veliaj dhe njerëzit e tij ngecin në klasë.

Nëse kultura i jep një qyteti përmasën e vlerës, ndërtimi është shfrytëzimi më akut i kësaj vlere, arkëtimi me para në dorë i saj. Veliaj dhe enturazhi i tij janë duke vjelur për momentin një vlerë që qyteti e ka marrë nga trashëgimia e derisotme kulturore e morale. Por ndërsa vjelin pa kujdes dhe pa mëshirë të ardhmen e qytetit, ata janë duke shkulur nga rrënjët çdo gjë që mban gjall kulturën brenda kufijve të këtij qyteti.

Të paaftë, por edhe më shumë pa dëshirën për t’i kushtuar kulturës qoftë edhe një euro buxhet, Veliaj dhe bashkia e tij përpiqen ta mbulojnë dështimin e tyre spektakolar në kulturë më zhurmën e eventeve të rastit, me festivalet e qofteve, me birrat dhe vallet e 16-shtatorit, me netët e bardha të propagandës etj. Ajo që i mungon këtij qyteti është prodhimi i kulturës. Produkti kulturor është imuniteti më i fortë ndaj sëmundjeve të konsumit, banalitetit dhe mërzisë urbane që të shkaktojnë qytetet metropolitane. Për në këtë pikë Tirana është thjesht një konsumatore pakosh banale të kulturës së konsumit.

Etiketa: Kryeqyteti Europian i Rinisëkryesore2

Lajme të lidhura

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”
Breaking Views

‘8 gra, 8 burra’ – Dekori i Ramës për të mbuluar dështimet”

18:52 - 23/09/25
Sot vendoset fati i Veliajt, a do ta zbatojë Këshilli Bashkiak urdhrin e Ramës?
Aktualitet

Këshilli ku kthehet karma, fundi i paracaktuar i Erion Veliajt

14:16 - 23/09/25
Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin
Aktualitet

Dekreti “Diella”/ Edi Rama centralizon korrupsionin

13:52 - 12/09/25
Para
Mbyllet protesta për rritjen e çmimeve, qytetari: Sërish nesër në orën 18:00

Mbyllet protesta për rritjen e çmimeve, qytetari: Sërish nesër në orën 18:00

Discussion about this post

TË FUNDIT

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana
Aktualitet

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25

Me bllokada të shumta në rrugët kryesore, autostrada dhe pikat doganore, mobilizimi i fermerëve në Greqi po hyn në një...

Lexo më shumë
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25
Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

Ujërat e zeza pushtojnë lagjen në Kukës sa herë bie shi: Banorët në alarm, nuk na dëgjon njeri

09:50 - 06/12/25
Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

Greqia në pushtetin e ujit, përmbytje masive nga Enipea, lumi del nga shtrati

09:35 - 06/12/25
OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com