GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Fotoja e tij u gjet në telefonin e Dumanit, ky është oficeri Krenar Guçe (FOTO)

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Fotoja e tij u gjet në telefonin e Dumanit, ky është oficeri Krenar Guçe (FOTO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Është publikuar fotoja e oficerit të policisë Krenar Guçe, i cili dyshohet se ishte vënë në shënjestër nga Nuredin Dumani për tu ekzekutuar me kërkesë të Erion Alibejt. Pas një dëshmie maratonë me orë dhe ditë të tëra, Dumani është ndaluar edhe te një listë me persona, emra dhe foto që ai mbante në telefonin e tij dhe që prisnin që të ekzekutoheshin.

Mes tyre gjendej fotoja e Krenar Guçes, oficer i krimeve të rënda. Ai ishte listuar si një nga personat që duhej të eliminohej për llogari të Erion Alibejt, djalit nga Elbasani, i cili kishte marrë përsipër një hakmarrje të pafre kundër kujtdo që kishte marrë pjesë në ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllanë, xhaxhanë dhe një mikun e tyre, shtetas turk.

Masakra me tre të vrarë solli një zinxhir vrasjesh, por edhe dëshmitarin e parë të drejtësisë për bëmat e Elbasanit, një djalë të ri, që kishte kryer një krim makabër ndaj një të njohurit të tij, duke e masakruar me thika, se i kishin premtuar para.

Mesa duket, ka qenë dëshmia e këtij të riu, marrë nga oficeri Krenar Guçe, që ka bërë të mundur hedhjen dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit dhe më pas masakrimit të Renis Runajt, vrasje këto të ndodhura në një hark të shkurtër kohor të gushtit të vitit 2020, pasi në fakt ishin kryer edhe 2 ngjarje të tjera, me katër të vrarë në Durrës dhe nga ku ishte përfituar edhe një tjetër dëshmitar me emrin Klevis Alla.

E nëse djali nga Durrësi kishte dhënë emra dhe detaje për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe më pas edhe të atentatit ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës, kishte nxjerrë emrin e Altin Ndocit dhe lidhjet e tij me Nuredin Dumanin dhe Talo Çelën, Euglen Halili nga Elbasani pranoi aktin e rëndë që kishte kryer dhe personat që i kishin thënë për ta kryer. Porositësi, sipas tij, kishte qenë Erion Alibej, ku falë kësaj dëshmie ai u vu në pranga nga Policia e Shtetit.

Etiketa: oficerVrasje

Lajme të lidhura

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit
Aktualitet

Gjirokastër, zjarri përfshin një sipërfaqe toke brenda qytetit

22:33 - 31/07/26
Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën
Aktualitet

Përplasje në Tepelenë, plagosen dy vëllezërit dhe kushëriri i tyre, njëri nxjerr armën

21:06 - 31/07/26
Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor
Aktualitet

Zjarr pranë Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë! Flakët përfshijnë parkimin nëntokësor

18:19 - 31/07/26
Para
Video/ Defekt në sistemin elektrik, merr flakë makina në Qafën e Muzinës

Video/ Defekt në sistemin elektrik, merr flakë makina në Qafën e Muzinës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi

Këmbimi valutor 1 gusht/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

08:18 - 01/08/26

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 80.5 lekë dhe do shitet me...

Lexo më shumë
Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

Horoskopi 1 gusht 2026, zbuloni parashikimet e yjeve për çdo shenjë

08:02 - 01/08/26
Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

Parashikimi i motit, 1 gusht 2026/ Temperaturat mbeten të larta

07:42 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

Mesazh Ramës nga marshimi i protestës së 62-të, kundër Territoriales: Me Bashkitë!

23:05 - 31/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com