GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Me Alibeajn apo Berishën, Duma zbulon kë anë mbështet: Jam e bindur që…

19:13 - 18/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Nis takimi për kryetaren e LDG, Duma: Nuk do të jetë strukturë e mykur politike
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma ka qenë e ftuar ditën e sotme në emisionin “Kjo Javë” ku ka dhënë një intervistë dhe u ka folur për zhvillimet politike në selinë blu.

E pyetur se në krah të kujt do të rreshtohet, Sali Berishës apo Enkelejd Alibeajt, deputetja e PD-së theksoi se tani nuk është momenti dhe as koha që selia blu të humbasë askënd. Duma madje tha se do të ketë një bashkim të të gjitha forcave që aktualisht veprojnë të ndara në PD, i cili do të vijë si derivat i dëshirës për të fituar në zgjedhje.

“Nuk besoj te procedurat. Nuk është çështja te logoja dhe vula, kjo nuk i dha dhe nuk i hoqi asgjë asaj që njerëzit ndiqnin. Ra klisheja. Klisheja e parë ka rënë kur ne kemi humbur pushtetin pas 8-vitesh. Ua kam thënë kolegëve, humbje pas humbje nuk mund të durojnë më njerëzit. Duhet një riformulim i madh, nuk kemi luksin të humbim asnjë. Nuk kemi luksin të humbasim askënd. Dhe s’kemi luksin të flasim me gjuhën e ndasisë. Do të ketë një bashkim, patjetër që do të ketë një bashkim se vjen nga nevoja për ta bërë fituese. Unë jam e bindur që do të ketë një bashkim. Pse ta them këtë,. Unë takoj, nuk e bëj me bam-bame takimin me demokratët. Dhe dëgjoj kur thonë për zgjedhjet në bashki, ju aty lartë bëni zhurmë kurse ne jemi bashkuar se duam të fitojmë bashkitë.”

Nga ana tjetër, pyetjes për situatën brenda partisë demokratike Grida i është përgjigjur duke u shprehur se është e rëndësishme që mes tyre të gjejnë gjuhën e përbashkët.

“Nuk hyj në diskutime fare unë. Duhet patjetër të gjejmë gjuhën. Është e papranueshme për mua që këtu flas me një anëtarë të Rithemelimit dhe pastaj flas me një tjetër të PD-së zyrtare dhe kryqëzimi i syve të tyre është se më kë po flas  më mirë. Është e papranueshme. Kërkoj që të çlirohemi nga ky paragjykim se nuk ka palë. Ne jemi këtu, ekzistojmë se janë demokratët. Unë ekzistoj si deputetë e Parlamentit të Shqipërisë se ekzistojnë demokratët. Kur nuk ka palë midis demokratëve, se nuk ka demokratë këtej e demokratë andej ndaj na takon ne që ta zgjidhim këtë në hierarkinë tonë. Unë nuk bëj më gjueti shtrigash se i hedh benzinë zjarrit. Unë do të vazhdoj të bëj punën time, se nuk është çështje as hierarkie as pozicionimi. por ne duhet të sjellim një PD që rrezaton bashkëpunim dhe madhësi. Nuk më detyron mu askush që të heq dorë nga një gjë, pati dy kolegë të tjerë që qëndruan nënkryetarë, por unë dhe zoti Gjekmarkaj ikëm.”

Së fundmi Duma ka folur dhe për zhgënjimet apo hatëtrmbetjet me kolegët e saj dhe ka thënë se kjo gjë nuk ka ndodhur dhe gjatë këtyre viteve që ka marrë pjesë në politikë ka kuptuar që trajektoret e njerëzve ndryshojnë me kalimin e kohës.

“Jo, absolutisht jo. Kaq vite në politikë më kanë bërë të kuptojë që trajektoret e njerëzve në politikë ndryshojnë në varësi të kohës. Axhendat e karrierës personale nuk gjykohen kurrë, ato duhen pranuar.  Po unë jam gruaja më e votuar në PD, në vota individuale pa modesti. Por a tregon kjo votat e mia reale. Jo nuk i tregon se isha në një zonë në periferi të Tiranës.”

Etiketa: \Grida DumaPolitike

Lajme të lidhura

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97
Breaking Views

Rama do të bëjë hundë të re? Kryeministri fton në podcast një kirurge dhe i tregon dëmtimin nga dhuna e vitit ’97

11:33 - 01/02/26
“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën
Aktualitet

“Të vetëm nuk e mundim dot Ramën”, Lapaj flet mbi rrugët e bashkimit me Berishën

23:16 - 31/01/26
“Shqipëria Bëhet” e Lapajt proteston para Kryeministrisë, i bashkohet edhe deputeti demokrat
Aktualitet

Iu bashkua protestës së Lapajt, reagon deputeti demokrat: Do jem në çdo protestë kundër Ramës dhe çetës së tij të hajdutëve

20:58 - 31/01/26
Para
Shefi i urdhëroi të vrisnin vjehrrin, këta janë 2 shqiptarët e arrestuar në Maltë (EMRA)

Shefi i urdhëroi të vrisnin vjehrrin, këta janë 2 shqiptarët e arrestuar në Maltë (EMRA)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë
Aktualitet

Ndërron jetë gazetarja e njohur Rezarta Reçi pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë

17:25 - 01/02/26

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njour Rezarta Reçi në moshën 64-vjeçare....

Lexo më shumë
VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

VIDEO/ Realin e nderon goli me penallti i Mbappe në minutën e 100-të

17:06 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

“Kartoni i kuq i Asllanit? Arbitrat po ndikojnë”, trajneri i Besiktas: E çuditshme…

16:13 - 01/02/26
“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

“Kemi 5 orë të bllokuar”/ Rruga Librazhd-Prrenjas e paralizuar, qytetarët në radhë pas rënies së gurëve

15:55 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com