GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Gazpromi redukton furnizimet me gaz për Gjermaninë, ministri: Duhet reaguar me mençuri

09:17 - 19/06/22
në Botë
Kohë leximi: 3 min
A A
Gazpromi redukton furnizimet me gaz për Gjermaninë, ministri: Duhet reaguar me mençuri
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ditët e fundit Gazpromi ka reduktuar furnizimet me gaz për Gjermaninë e Europën. Praktikë e njohur që Rusia e pakëson furnizimin, thotë ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Ai bën thirrje që të kursehet energji.

Vazhdojnë problemet në furnizimin me gaz nga Rusia. Pas Gjermanisë, edhe vende të tjera kanë njoftuar reduktim të furnizimit me gaz nga Rusia. Çekia, Sllovakia dhe Austria bëjnë të ditur se ka parregullsi me furnizimin me gazin rus. Edhe Franca u njoftua të premten, se nuk furnizohet me gaz nga Gazprom. Koncerni italian, ENI bëri të ditur se merr aktualisht 65% të sasisë së gazit nga Gazprom. Sipas ambasadorit rus në BE mund të ketë madje ndërprerje të plotë të furnizimit me gaz përmes Nord Stream1, për shkak të punimeve në gazsjellës.

Habeck: duhet reaguar me mençuri

Për ministrin gjerman të Ekonomisë, Robert Habeck kjo arsye nxirret në krye për të “mbajtur lart çmimin e gazit dhe për të reduktuar hap pas hapi sasinë e gazit. Sipas Habeck, mënyra si vepron Gazprom, që e reduktoi edhe njëherë të enjten sasinë e furnizimit përmes gazsjellësit Nord Stream 1 në Gjermani, është pjesë e një praktike që vërehet prej disa javësh.  Ministri gjerman i Ekonomisë theksoi se duhet reaguar me mençuri dhe maturi, e megjithatë të mos harrojmë se “ndodhemi në një matje forcash me Putinin”.”E vërteta e hidhur është se Gjermania është ende e varur nga gazi rus, tha Habeck, sipas Reuters.

Por ministri gjerman i Ekonomisë nuk sheh një lidhje të drejtpërdrejtë mes vizitës në Kiev të kancelarit gjerman, Olaf Scholz dhe reduktimit të furnizimeve të gazit. Ka “shumë politikë” në atë që koncerni Gazprom ka reduktuar furnizimet e gazit, tha Habeck gjatë një vizite në Bremerhaven, por ai nuk shikon një lidhje të drejtpërdrejtë të vizitës së tre krerëve europianë, Scholz, Macron dhe kryeministrit italian, Mario Draghi në Kiev. “Nëse vërtet ka një lidhje të drejtpërdrejtë me një rast akut, ky do të ishte spekulim i pastër. Kjo përfshin edhe kushtet teknike të Nord Stream 1.”

Të kursehet energji

Ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck u ka bërë thirrje firmave gjermane dhe qytetarëve që të kursejnë energji. Ende është i siguruar furnizimi me gaz së afërmi, megjithë shkurtimet e fundit të sasisë së furnizimit përmes Gazprom, është shprehur Habeck për Televizionin ARD në “tagesthemen”. Por që kjo situatë të mbetet kështu është mirë që rezervat e furnizimit të jenë të mbushura në dimër. Ai u bëri thirrje qytetarëve për kursim. Nëse nuk mbushen rezervat mbi mesataren, duhet që në rast emergjence me ligj të vendoset kursimi i gazit. Kjo nuk është e nevojshme për momentin. Me aktualisht 56% rezervat janë të mbushura mirë, megjithëse gjendja është keqësuar.

Në lidhje me kërkesat e Shoqatës së Sipërmarrjeve të Banimit për të ulur temperaturën e parashikuar me ligj në apartamentet me qira, nga 20-22 gradë akualisht në 18 dhe 16 gradë gjatë natës, në rast se mungon gazi në Gjermani, nuk pati një përgjigje nga ministri gjerman i Ekonomisë, Robert Habeck. Qeveria nuk është marrë me këtë problematikë. Nëse në dimër do të kemi mungesë të gazit, atëherë hapi i parë do të ishte që termocentralet të viheshin në punë me qymyr dhe jo me gaz, tha Habeck, për këtë po bëhen përgatitje. “Po kjo nuk do të thotë që jemi të pa mbrojtur”, ka thënë Habeck. Krahas rezervave të gazit, ai iu referua edhe terminaleve LNG që po ndërtohen aktualisht dhe marrëveshjeve të reja me furnizuesit e gazit.

Gazprom kishte përmendur si arsye për reduktimin e furnizimeve vonesa në punimet e mirëmbajtjes. Nevojiten punime, të cilat kryhen kryesisht nga Kanadaja, ky variant i palës ruse është i saktë. “Por situata teknike nuk çon patjetër në pasojat që po shohim tha Habeck./ DW

Etiketa: energjigaz

Lajme të lidhura

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

“Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë”, flet babai shqiptar i 2-vjeçarit që vdiq pasi u kafshua nga qeni

19:30 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht
Botë

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Plagoset me thikë punëtori shqiptar në Itali, 34-vjeçari përfundon në spital
Aktualitet

U fut për të grabitur një shtëpi në Itali, shqiptari dhunohet rëndë nga banorët

18:26 - 06/12/25
Para
28 operacione në një javë/ Bilanci i Policisë së Shtetit: Kokainë e armë të sekuestruara, 151 të arrestuar

28 operacione në një javë/ Bilanci i Policisë së Shtetit: Kokainë e armë të sekuestruara, 151 të arrestuar

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

“Më pa, buzëqeshi dhe mbylli sytë përgjithmonë”, flet babai shqiptar i 2-vjeçarit që vdiq pasi u kafshua nga qeni

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com