GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Vriti të gjithë”, zbardhen bisedat e Aleksandër Sadikajt me të ëmën pas humbjes së armës

14:04 - 19/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
“Vriti të gjithë”, zbardhen bisedat e Aleksandër Sadikajt me të ëmën pas humbjes së armës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ndonëse policia shpërndau kartelën për vepra të lehta penale të Aleksandër Sadikajt, 27-vjeçari ishte i njohur për shërbimet. Sipas një dosjeje që iu vendos në dispozicion Gazetasi.al, rezulton se 27-vjeçari nga Memaliaj, shfaqet në përgjime telefonike gjatë një ndjekjeje në adresë të një oficeri policie, i cili kishte lidhje krushqie me të ndjerin. Dhe bisedat e tij janë tejet kompromentuese. Megjithë këtë, askush nuk lëvizi për ta hetuar dhe çështja u mbyll si me magji në mënyrë të çuditshme.
Biseda e parë, mes flamiljarëve të tij gra
Përgjimi mban datë 25 gusht 2021, midis shtetases S.S., dhe të bijës, me të cilën flet përmes numrit të telefonit të kamerierit, një person i quajtur D.
V – “Ça ke moj mami”?
E ëma duke qarë – “Më qëlloi, më ka çjerrë në fytyrë, ka qëlluar edhe kamerierin. Merre dhe hajde se na bëri copa”.
Sherri që kishte ndodhur në familje, kishte lidhje me mos reagimin e stafit për t’i shërbyer në kohë klientëve.
E ëma – “Hajde se më bëri copa, mblidhuni dhe na ndihmoni. Në sy të njerëzve për një bythë Kadriu. Ka një shok nga Delvina dhe më degjeneroi në sy të tij. Po më ndjek mua, e ka parë gjithë qyteti i Memaliajt, e fryu ky i Delvinës dhe Kadriu”.
Tre ditë më vonë kuptohet realisht për çfarë kishte ndodhur sherri. Këto përgjime të administruara nga një prokurori rrethi, shpjegojnë çfarë kishte ngjarë.
Biseda 2
Biseda mes të ndjerit dhe familjarëve, vazhdon për humbjen e një sendi të çmuar në biznesin e tyre, që dyshohet të jetë një armë.
V – Alo?
Aleksandër – “Shqyej çanta, shqyeji të gjitha se e kam lënë tek shtëpia e madhe. Kur kam ikur e kam lënë aty dhe ta kanë vjedhur sy më sy. Bën pesë mijë euro, bën një mal me lekë”.
V – “Ti thua ashtu, po unë them 100 përqind do hap kamerat dhe do ta gjej që e kishe këtu tek kjo çanta. Dhe e kishe këtu”.
Aleksandër – “Për shpirt të gjyshit që kam ardhur dje nga Tirana, nuk e kisha me vete”.
V – “E kishe, unë them e kishe”.
Aleksandër – “Jo nuk e kisha me vete”.
V – “Do ta gjej unë, do ta gjej unë”.
Më pas, në bisedë kuptohet se bëhej fjalë për një armë, e cila u dyshua se i përkiste të riut dhe që kishte humbur në ambjentet e një bujtine, e cila menaxhohet nga ai dhe e ëma, pranon policia atë kohë në dosje.
Biseda 3
V – “Alo”.
Aleksandër – “Është vjedhur, ka humbur tek shtëpia e madhe, kush e ka shkarkuar shtëpinë e madhe?”.
V – “Kam 20 vjet o bir i mamasë, është vajzë e urtë ajo o vëlla, o të keqen mami”.
Aleksandër – “Është shkarkuar. Ka qenë tek shtëpia, kush e ka marrë? E ka lënë atje ajo, e ka parë dhe e ka lënë atje në ndonjë komodinë a në ndonjë vend atje. E kanë marrë ata të shtëpisë atje. Ik bëj namin atje, thuaj kam oficer dhëndrin dhe ka humbur armën e shërbimit dhe është problem i madh se po vjen dhëndri me njerëzit. Duhet ta gjejmë se s’bën”
V – “Mirë, mirë”.
Aleksandër – “Tani kontrollo mirë të gjitha çantat me urgjencë”.
Aleksandër – “Me urgjencë se ta kanë marrë sy më sy, një mal me lekë”.
V – “Mirë o mirë. Hajd”.
Të tensionuara vazhdojnë bisedat mes tyre dhe në vazhdim, por autoritetet s’kishin veshë të dëgjonin dhe të zbulonin se për çfarë i duhej arma të riut dhe përse ai ishte aq i tensionuar. Kërcënimet e tij, shkojnë deri aty sa kërkon të vriten turistët.
V – “Hë”?
Aleksandër – “Hë”?
V – “Po kontrollojmë këtu dhe do gjejmë mënyrën të flasim me ata”.
Aleksandër – “Na e gjete”.
V – “Janë trembur, duan të ikin të trembur”.
Aleksandër – “Të ikni me urgjencë thuaju, por të nxjerrin atë që nxirret që keni marrë tek sirtari thuaju. E ka marrë një nga ata të dy. E kisha lënë tek sirtari tek komodina ime”.
V – “Nuk ke turp ti, shoqen time e njohin të gjithë”.
Aleksandër – “O ata, o turistat. Zgjidhi ose vriti aty që të gjithë bashkë. Mos li njeri të iki me atë aty. Mos t’ja marrin djalit tend”.
Aleksandër – “Me se s’bën, me se s’bën”.
V – “Mirë, po kontrolluan ata, do na dalë lyra në Stamboll”.
Aleksandër – “E kanë marrë ata, e kanë marrë që dje, e kanë futur nëpër çanta e gjëra dhe kanë ikur me makinë”.
Aleksandër – “Me urgjent, me urgjent”.
V – “Po ku iku makina ore, se janë të tërë këtu?”.
Aleksandër – “Ishte tek sirtari, tani kush e ka marrë?”.
Në përgjime rezulton se i pranishëm kishte qenë në shkëmbimin e personave një person me nofkën “Ujku”.

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar
Aktualitet

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Para
Makinën mbushur me emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari

Makinën mbushur me emigrantë të paligjshëm, arrestohet në flagrancë 21-vjeçari

Discussion about this post

TË FUNDIT

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri
Aktualitet

Danimarka dhe Belgjika do të hapin ambasadat në Shqipëri

17:28 - 06/12/25

Belgjika dhe Danimarka janë dy shtetet që në 2026 do të hapin selitë e tyre të ambasadave në Tiranë. Ministri...

Lexo më shumë
“Më lironi nga kafazi”/ Veliaj para GJKKO: Unë jam këtu për t’u mbrojtur dhe jo për t’u poshtëruar

“Veliaj është njohur me aktet!”/ Avokatët: Nuk kemi parë asnjë provë, 60 mijë faqe nuk lexohen në 30 ditë

16:56 - 06/12/25
U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com