GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, marrëveshjet që priten të firmosen

në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Mbledhja e dy qeverive në Prishtinë, marrëveshjet që priten të firmosen
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Marrëveshje në fushën e drejtësisë, arsimit, bujqësisë, infrastrukturës, turizmit dhe sigurisë publike janë ato të cilat do të nënshkruhen ditën e sotme në mbledhjen mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë. Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, thotë se kanë pasur rezultate konkrete nga marrëveshjet e firmosura në nëntor të vitit të kaluar në mbledhjen e përbashkët të mbajtur në Elbasan.

“Deri më tani rezultate konkrete nga ato marrëveshje kemi lehtësimin e procedurave për leje qëndrimin pesëvjeçar të qytetarëve të dy vendeve, hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar Shishtavec-Krushevë, lehtësimin e procedurës për njohjen dhe njehsimin reciprok të diplomave, ndihmën e ndërsjellët juridike në çështje civile dhe tregtare, krijimi i kalendarit të përbashkët kulturor, vjetor 2021-2022 Shqipëri-Kosovë, rritja e bashkëpunimit në fushën e trashëgimisë kulturore, kurse edhe atë të bujqësisë. Disa marrëveshje nga mbledhja e kaluar janë drejt finalizimit praktik të tyre, por iu ka mbetur që të adresohen edhe disa çështje teknike, sikurse ajo rregullimi i regjimit të trafikut lokal kufitar, lehtësimi i procedurave kufitare në pikën Vërmicë-Morinë, studimi i fizibilitetit për segmentin hekurudhor Prishtinë-Durrës, Durrës-Prishtinë, si dhe njohja e ndërsjellë e sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve”, tha Kryeziu.

Gjatë mbledhjes së sotme, Kryeziu ka deklaruar se vëmendje të veçantë do të marrë edhe projekti i ri i portit të Durrësit që pritet të ketë edhe Portin e Thatë në Prishtinë, dhe më pas lidhja me hekurudhën Prishtinë-Durrës.

“Fakti që kemi dy mbledhje të përbashkëta të dy qeverive në më pak se një vit, flet dhe është dëshmi për vullnetin e bashkëpunimit të ndërsjellë mes dy vendeve tona. Në nëntor të vitit 2021 kemi pasur një mbledhje të përbashkët në Elbasan, në qershor të vitit 2022 po mbajmë një mbledhje në Prishtinë. Herën e kaluar kemi nënshkruar 13 marrëveshje, shumica e tyre kanë gjetur tashmë zbatim. Këtë mbledhje po synojmë të nënshkruajmë edhe disa marrëveshje që synim kanë bashkëpunimin dhe lehtësimin e qytetarëve të dy vendeve. Kjo është dëshmia më e mirë e nivelit të bashkëpunimit, pavarësisht mos pajtimeve për çështje të caktuara”, shtoi Kryeziu.

Mbledhja e tetë mes qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë do të mbahet ditën e sotme në Prishtinë dhe pritet të nisë në orën 11:00.

Etiketa: Kryesore1marreveshjeqeveri

Lajme të lidhura

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë
Breaking Views

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë
Aktualitet

“Rama tradhtar dhe antishqiptar”, akuza të forta nga protesta para Kryeministrisë

21:38 - 17/07/26
Para
“Femrën tënde ta…”/ Noizy bën paralamërimin e fortë për …

“Femrën tënde ta...”/ Noizy bën paralamërimin e fortë për ...

Discussion about this post

TË FUNDIT

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26

Pas një marshimi në rrugët kryesore të Tiranës, protesta e 48-të kundër qeverisë u mbyll mbrëmjen e së premtes përpara...

Lexo më shumë
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com