GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Raporti i Dick Marty, Rama: Është grackë e Rusisë, SHBA-BE të reflektojnë

22:39 - 20/06/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama s’i kursen batutat në promovimin e librit të Hoxhajt: Vetëm foltore mos na vërë…
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjatë vizitës në Kosovë, kryeministri Edi Rama u shpreh se Shqipëria do të reagojë jo vetëm me fjalë, por edhe me veprime konkrete mbështetjen ndaj Kosovës, duke miratuar një rezolutë në Kuvendin e Shqipërisë, për të vërtetuar se akuzat e ngritura në raportin e Dick Martyn nuk janë të vërteta, pasi ish-krerët e UÇK-së nuk janë marrë me trafik organesh njerëzore, ku më pas do t’i shkojë Këshillit të Europës e për pasojë KiE duhet të distancohet.

“Do shkoj dhe unë personalisht për të ngritur çështjen atje, që t’i kërkojmë Kie që të distancohet nga raporti i Dick Marty se nuk ka asnjë provë”, tha Rama, ndërsa qeveria e tij në kaq vite nuk ka bërë një rezolutë që të dënojë krimet serbe në Kosovë.

Kreu i qeverisë ka pasur një mesazh për ndërkombëtaret, nga Joe Biden te liderët e BE-së, por edhe për kryeministrin britanik Boris Johnson. Rama u shpreh se aleatët perëndimorë, të cilët kanë ushtruar presion për ngritjen e Gjykatës Speciale në Hagë, duhet të reflektojnë se kjo gjykatë është një grackë e Rusisë. Rama ngriti pyetjen: ‘A është kjo gjykatë pa asnjë lidhje me dorën e Putin dhe Moskës? Sipas tij, ngritja e saj ka pasur vetëm një qëllim, diskreditimin e UÇK.

“Shpresoj dhe gjithë pjesa tjetër e Parlamentit, do të bëjmë çmos që ta vendosim mu përballë të gjithëve, që nga Joe Biden që është dhe një mik i Kosovës te Boris Johnson, tek Olaf Scholtz dhe gjithë të tjerët me radhë, kuptohet duke përfshirë Macron dhe kë tjetër të doni ju. Pyetja është kjo, si shpjegohet që një tribunal i ngritur si rezultat fundor i një raporti që mori bekimin e Këshillit të Europës, me gjithë akuzat që kishin në qëndër këtë shtëpinë e verdhë, kanë nxjerrë një akt-akuzë që nuk ka asnjë lidhje as me shtëpinë e verdhë, as me organe, as me jo organe dhe asgjë tjetër”, tha Rama.

Në përmbyllje të agjendës në kuadrin e tryezës së përbashkët Shqipëri-Kosovë,  Rama mori pjesë këtë pasdite në ceremoninë e prezantimit të librit “Përplasja e Madhe”, e shkruar nga një prej figurave të njohura të jetës politike në Kosovë, Enver Hoxhaj. Libri është një analizë politike e detajuar që flet për luftën diplomatike dhe informative të Rusisë kundër Kosovës dhe Ballkanit.

 

Etiketa: BEDick MartyEdi RamagrackaraportireflektojneRusiaSHBA

Lajme të lidhura

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur
Breaking Views

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike
Aktualitet

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26
Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV
Aktualitet

Vizita në Vatikan, kryeministri Rama takohet me Atin e shenjtë, Papa Leone XIV

13:54 - 05/02/26
Para
Rama shet Syrin e Kaltër?! Mediat greke: Uji i kulluar do i transferohet Korfuzit

Rama shet Syrin e Kaltër?! Mediat greke: Uji i kulluar do i transferohet Korfuzit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll
Breaking Views

Alarm në Korçë, dy tërmete me epiqendër në Devoll

16:25 - 05/02/26

Mbrëmjen e së mërkurës, dy tërmete me magnitudë deri në 4 ballë u regjistruan në rajonin e Korçës, duke shkaktuar...

Lexo më shumë
Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

Gjyqi paraprak për Metën dhe Kryemadhin drejt vendimit, SPAK përfundon parashtrimet

16:16 - 05/02/26
Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

Apeli i GJKKO rrëzon ankimin, në fuqi arresti për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj

16:05 - 05/02/26
Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

Tre orë në SPAK, kryebashkiaku i Gjirokastrës: Nuk jam i pandehur

15:57 - 05/02/26
Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit/ Ina Zhupa: Situata e lirisë së medias është kritike

Rrëzohet propozimi për pagat e mësuesve, Zhupa: Socialistët votuan kundër vetëm se ishte nismë e PD-së

15:16 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com