GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED Opinion

Kujt i bie radha të shkojë në samitin e BE-së?

19:24 - 22/06/22
në Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kosova, adoleshentja që nuk po rritet, ndërsa krushqit pinë e këndojnë!
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Artan Fuga

Fronti i Dytë!

Radha e gjërave është e qartë dhe e pastër si qelibari! Nëse kryeministri bashkohet me dy të tjerët, që nuk duan të shkojnë në samitin e Bashkimit Evropian, s’ka asnjë problem, duhet ta kuptojmë se një hall i madh e ka zënë që do të veprojë ashtu! Nuk mund të jetë Prometeu që pranon ta lidhin në shkëmb për t’ia ngrënë mëlçinë sorrat dhe korbat!

E pse, për ne?!

Në këtë rast ka një zgjidhje tjetër që është në respekt të angazhimeve të shtetit shqiptar, të vullnetit të milionave emigrantëve, si edhe të radhës të përfaqësimit që Kushtetuta shqiptare detyron: I takon Presidentit të marrë valixhen dhe t’i hipi avionit të linjës për të përfaqësuar Shqipërinë në Samit.

Po nëse edhe ky nuk e bën? Asgjë, duhet ta kuptojmë se edhe ai do ta kishte pasur një hall, nuk mund t’i hyjë detit këmbë! Në këtë rast Kushtetuta i jep të drejtë çdo grupi deputetësh të nxjerrin një përfaqësi për të kapur trenin në Shkup dhe me rrugë tokësore drejt e në Samit të kryejnë detyrimet e shtetit shqiptar dhe vullnetin e shprehur të kombit! Dihet që kur gjeneralët janë bllokuar për të bërë detyrën, u takon kapitenëve të marrin detyrën pa pyetur njeri! Ndryshe zihen në faj!

Por, nëse edhe këta nuk e bëjnë duke ditur se Kuvendi i Shqipërisë është prej kohe i paralizuar si organ?

Atëherë pa pikë problemi na lind e drejta si shoqëri dhe grup qytetarësh të nxjerrim një Fan Nol, një Fishtë, një Konicë, a ku e di unë, një Luigj Gurakuq, apo fantazmat e tyre të zbehta, por një grup qytetarësh të thjeshtë, Ceni, Moli, Tiku, Hasoni, Beni, etj., që t’i hipin anijes, t’u paguajmë navllon dhe drejt te dera e Samitit !

Ushtari i vetmuar në betejë vazhdon detyrën e tij, edhe pasi gjeneralët dhe kapitenët janë bllokuar!

Kushtetuta dhe ndërgjegjja qytetare na thërret të zgjedhim e mbështesim një përfaqësi qytetare për të përfaqësuar kombin në Samit, nëse të zgjedhurit tanë kanë një hall që i ka zënë prej fyti!

Ja kjo është radha e punës! Të shohim si do vejë!

Sepse nesër dikush mund të thotë se nuk shkoj as në mbledhjen e NATO-s! Por, jo as në mendje mos ta çojë. Por, jooooo, nuk është dëshirë është detyrim sepse ligji pastaj kur koha vjen ta mat kokën me pe për veprim ose mosveprim në dëm të interesave kombëtare!

Shteti dhe interesi i tij nuk barazohet me vullnete nëpunësish, apo me teka, apo edhe me pamundësi të tyre!

Hap krahun – thotë!

Sepse po ndodhi, atëherë kemi hapur frontin e dytë kundër Perëndimit, aleatëve tani dhe vetë NATO-s, fronti e parë e kanë hapur në Ukrainë duke martirizuar një popull, frontin e dytë e hapkan në Ballkan disa minishtete!

Nuk është në nderin tonë që të turpërohemi para gjithë botës pasi jemi nderuar duke pritur hebrenj, sirianë, afganë, etj!

Etiketa: BEkryesore2radhaSamitishkoje

Lajme të lidhura

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit
Aktualitet

Nga kulla e fildishtë në arrestim/ Shkëlqimi dhe rënia e Federica Mogherinit

13:31 - 03/12/25
Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump
Aktualitet

Lidhjet me Mafian, Rama nën shenjestrën Trump

17:45 - 01/12/25
Kur kokëbostanët mbyllin gjylistanin
OP-ED

Skandalet e Ballukut/ Çfarë na tregon rasti i Tahirit, Kokës e Veliajt dhe pse Rama shkeli mbi veten?

19:07 - 29/11/25
Para
“Më kërcënohet jeta”, zbuloi në SPAK planin për helmimin e të dënuarit, lihet pa mbrojtje ish-polici

“Më kërcënohet jeta”, zbuloi në SPAK planin për helmimin e të dënuarit, lihet pa mbrojtje ish-polici

Discussion about this post

TË FUNDIT

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund
Breaking Views

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

Pas përfundimit të ceremonisë së shortit të Kupës së Botës 2026, ku Shqipëria, në rast kualifikimi nga play-off-i, do të...

Lexo më shumë
Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

Aksident i rëndë me tre mjete në Tiranë, humb jetën 38-vjeçari

22:22 - 05/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

“Partitë s’kishin të njëjtat mundësi, u ushtrua presion “, Eksperti amerikan flet për raportin e OSBE mbi zgjedhjet e 11 majit

21:27 - 05/12/25
Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

Botërori 2026: Ja grupet e Shqipërisë dhe Kosovës nëse sigurojnë kualifikimin

20:29 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com