GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

“Më kërcënohet jeta”, zbuloi në SPAK planin për helmimin e të dënuarit, lihet pa mbrojtje ish-polici

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
“Më kërcënohet jeta”, zbuloi në SPAK planin për helmimin e të dënuarit, lihet pa mbrojtje ish-polici
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Emiljano Peleshko, ish-punonjës në burgun e sigurisë së lartë në Drenovë është lënë në mëshirë të fatit nga drejtësia shqiptare. Pavarësisht se bashkëpunoi me SPAK dhe zbuloi një tentativë për të helmuar në qeli të penduarin e drejtësisë Luftar Reci, që rrëfeu vrasjen e biznesmenit Vajdin Lamaj dhe Klodian Saliut ngjarje të ndodhura në 2005.

Nga një vend i Bashkimit Europian ku ndodhet prej muajsh, ai tregon Elton Goskova i njohur me nofkën Reqi i ofroi 100 mijë euro që të helmonte të penduarin, por ai refuzoi dhe trokiti në dyert e SPAK.

“Kam takuar Reqin në Korçë, i cili është për momentin në burg në Tiranë, duke me thënë Reqi, si mund ta heqim qafe atë malokun. Të ofrojmë 100 mijë euro që ta helmosh. 10 mijë ti japim ne dorë, 90 kur të mbarosh punë.”, theksoi Peleshko.

Ish-polici i burgut tregon se Reqi bashkë me miqtë e tij e e morën me forcë në makinë kërcënuan me jetë nëse nuk helmonte të penduarin.

“Duke ikur rrugës personi që është në kërkim, i thoshte Reqit a ta vrasim a ta heqim qafe ta hedhim në kosh plehrash? 150 metër afër burgut më kanë dhënë shishen me helm, dhe më kanë thënë kryejë helmimin, ose përndryshe do të vrasim.”, tha Emiljano Peleshko.

Por ndërsa priste të merrej në mbrojtje, kjo mundësi atij nuk iu afrua, por u la në mëshirë të fatit….

“Mbrojtje nuk më kanë dhënë. E kam kontaktuar oficerin e SPAK, kam komunikuar me mesazhe. Me kanë thënë që emri nuk do të nxirrej. Kam kërkuar urdhër mbrojtje, por ai kthente përgjigje dhe më thoshte, mos ki frikë se nuk të vret njeri.”, pohoi Peleshko.

Ai kontaktoi me Neës 24 përmes skype, nga vendi, ku ndodhet aktualisht dhe ka kërkuar azil, me argumentin se jeta e tij në Shqipëri është e rrezikuar, por kërkesa i është refuzuar, pasi policia shqiptare ka garantuar përmes një shkrese se vendi unë është i sigurt. Gjendur në këto kushte, ai kërkon ndihmë nga Prokuroria e Posaçme.

“Kërkoj nga shteti shqiptar që për bashkëpunimin që kam bërë unë, nëse nuk më mbron dot në vendin tim, lë të bëjnë veprimet e tyre dhe të më çojnë ku të duan ata”, tha Emiljano Peleshko.

Për vrasjen e Vajdin Lamaj SPAK akuzon Emiljanoi Shullazin, Viktor Imerin, Indrit Rusin, ndërsa për ekzekutimin e Klodian Saliut nen akuzë janë Luzlim Berisha e Plarent Dervishaj.

 

 

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!
Aktualitet

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim
Aktualitet

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Para
Rritja e çmimeve/ Sonila Meço pyet Berishën: Ku do i gjeni paratë doktor?

Rritja e çmimeve/ Sonila Meço pyet Berishën: Ku do i gjeni paratë doktor?

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut
Aktualitet

Pas prangosjes së Ergys Agasit, policia zbarkon te “Liqeni i Thatë”/ Kontrolle blic në banesën e Uljan Shpatarakut

22:27 - 26/08/26

Veprimet hetimore pas arrestimit të bujshëm të Ergys Agasit dhe ish-efektivit të policisë Uljan Shpataraku po vijojnë me në kryeqytet....

Lexo më shumë
Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

Protestuesit “përshëndesin” Agasin te Policia e Tiranës: O Ergys, o tradhtar, merre Ramën sa më parë!

22:12 - 26/08/26
Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

Policia “blindon” hyrjen e Vlorës, kontrolle për persona në kërkim

22:04 - 26/08/26
Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

Përfundojnë fjalimet te Kryeministria/ Turma masive nis marshimin, bulevardi “vishet” kuqezi: Rama jep dorëheqjen!

21:38 - 26/08/26
Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

Protesta e 27-të në Divjakë/ Qytetari: Mazniku dhe Balluku të japin llogari për shkrirjen e bashkisë

21:32 - 26/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com