GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Samiti në Bruksel/ BBC: S’ka përparim për Shqipërinë e RMV, Ukraina merr statusin kandidat

09:00 - 23/06/22
në Aktualitet, Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Samiti në Bruksel/ BBC: S’ka përparim për Shqipërinë e RMV, Ukraina merr statusin kandidat
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Sot dhe nesër, më 23 dhe 24 qershor do të mbahet samiti i Bashkimit Europian në Bruksel. Shqipëria ka konfirmuar pjesëmarrjen dhe kryeministri Edi Rama pritet të mbërrijë nga çasti në çast së bashku me homologët e Ballkanit Perëndimor. Por, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut duket se nuk do të ketë përparim në lidhje me negociatat duke qenë se një ditë më parë qeveria e Bullgarisë ra dhe vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut qëndron ende. Por, Ukraina pritet të marrë statusin e vendit kandidat për integrimin në Bashkimin Evropian.

Statusi i kandidatit është hapi i parë zyrtar drejt anëtarësimit në BE dhe Franca tha këtë javë se kishte “konsensus total” për Ukrainën. Mund të duhen shumë vite për t’u bashkuar dhe nuk ka asnjë garanci për këtë gjë, por marrja e këtij statusi ishte i nevojshëm për Ukrainën. Vendet e Ballkanit Perëndimor, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Serbia kanë qenë vende kandidate prej vitesh, ndërsa Bosnje Hercegovina aplikoi për kandidaturë në vitin 2016, por ende nuk ia ka dalë.

Udhëheqësit e BE-së takojnë gjithashtu homologët e tyre të Ballkanit Perëndimor të enjten në mëngjes, përpara samitit kryesor, por diskutimet priten të jenë të vështira.

BBC shkruan se disa shtete anëtare po bëjnë presion që Bosnjës t’i jepet statusi i kandidatit, por kjo nuk pritet të ndodhë.

Përveç vendosjes se cilat vendeve duhet t’u jepet statusi i kandidatit, krerët e BE do të diskutojnë gjithashtu sigurinë ushqimore në dritën e bllokadës ruse të porteve ukrainase, të dënuar nga shefi i politikës së jashtme të BE këtë javë si një krim lufte. Dhe ata do të vlerësojnë propozimin e Presidentit Macron për një “Komunitet Politik Evropian” më të gjerë .

Sipas projekt-përfundimeve të samitit të parë nga BBC, qëllimi do të ishte “të nxisë dialogun politik dhe bashkëpunimin për të adresuar çështjet me interes të përbashkët në mënyrë që të forcojë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin e kontinentit evropian”.

Udhëheqësi francez ka sugjeruar se komuniteti, një bllok paralel me BE-në të përfshijë vende që presin të anëtarësohen, si Ukraina dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor, apo edhe ato që janë larguar, si Mbretëria e Bashkuar. Megjithatë, një numër diplomatësh të BE-së e kanë hedhur poshtë idenë e krijimit të këtij blloku, por kryeministrit Rama i është dukur ‘ide vizionare’.

Sekretarja e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar, Liz Truss, ka thënë se preferenca e saj do të ishte ndërtimi i strukturave ekzistuese si G7 dhe NATO.

Ç’ndodhi një ditë më parë?

Një kërkesë e liderit të Opozitës dhe ish-kryeministrit Boyko Borissav rizgjoi shpresat se në Parlamentin e Bullgarisë mund të rrëzohej vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut. Paradite ai deklaroi pro 59 votat e grupit të tij, por pasdite, qeveria e kryeministrit Kiril Petkov ra me 123 vota pas procesit

Etiketa: BBCBESamiti

Lajme të lidhura

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro
Aktualitet

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025
Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Para
E ka problem që është dashuruar me një mashkull që ka 2 fëmijë? Ja si përgjigjet Armina

E ka problem që është dashuruar me një mashkull që ka 2 fëmijë? Ja si përgjigjet Armina

Discussion about this post

TË FUNDIT

Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25

Ish-kandidati për deputet i Partisë Demokratike, Ilir Alimehmeti, ka rrëfyer se është takuar me kryedemokratin Sali Berisha, pas kafes që...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 6 dhjetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:52 - 06/12/25
Parashikimi i motit për sot, 5 dhjetor 2025

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

08:48 - 06/12/25
Orbán luan me të mëdhenjtë: një vit pa sanksione, me bekimin e Trumpit

Horoskopi ditor, e Shtunë 6 dhjetor 2025

08:44 - 06/12/25
Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

Botërori 2026/ Presidenti Duka: Rruga e vështirë, por do luftojmë deri në fund

23:11 - 05/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com