GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Rrëzohet OFL, “i forti” i Niklës fiton në Kushtetuese, pranohet kërkesa për shfuqizimin e konfiskimit të pasurisë

17:54 - 23/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Rrëzohet OFL, “i forti” i Niklës fiton në Kushtetuese, pranohet kërkesa për shfuqizimin e konfiskimit të pasurisë
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjykata Kushtetuese ka pranuar kërkesën e “të fortit” të Niklës, Flamur Haka për shfuqizimin e konfiskimit të pasurisë të tij. Subjekti i OFL, Flamur Haka, ka kërkuar shfuqizimin e vendimit të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të Apelit të GJKKO që i konfiskoi pronat, si dhe aktin normativ si antikushtetues në tërësi.
Flamur Haka është dënuar për “Vjedhje me dhunë”. Ai është një emër i njohur për drejtësinë shqiptare. Flamur Haka njihet me nofkën “Tuku” dhe është pjesë e bandës famkeqe që vepron në këtë zonë që prej 1998-ës. Në shkurt të vitit 2008, ai është shpallur fajtor nga Gjykata e Krimeve të Rënda, e cila e ka dënuar me 16 vite burgim.
Por ai qëndroi në qeli vetëm 9 vjet, që nga momenti i arrestimit, pasi pjesën tjetër të dënimit e shleu me ulje të herëpashershme e më pas në liri me kusht. “Banda e Niklës” u godit gjatë një operacioni të zhvilluar në vitin 2005, ndërsa anëtarët ishin të akuzuar për 7 grabitje me dhunë, një rrëmbim personi dhe një atentat. Drejtuesi i këtij grupi ishte Flamur Haka, personi që ra në prangat e policisë dhe gjatë një operacioni të zhvilluar në Nikël në 2018.

Vendimi
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vitore Tusha, Kryetare, Marsida Xhaferllari, Elsa Toska, Altin Binaj, Përparim Kalo, Sonila Bejtja, Sandër Beci, Fiona Papajorgji, anëtarë, me sekretare Belma Lleshi, në datën 24.05.2022 mori në shqyrtim në seancë plenare mbi bazë dokumentesh çështjen nr. 4 (F) 2021 Akti të Regjistrit Themeltar, që u përket:
KËRKUES: FLAMUR HAKA
SUBJEKTE TË INTERESUARA:
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, KËSHILLI I MINISTRAVE I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PROKURORIA E POSAÇME KUNDËR KORRUPSIONIT DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR
OBJEKTI: Shfuqizimi i vendimeve nr. 87, datë 29.01.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 99, datë 08.04.2021 të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar; nr. 00-2021-449, datë 22.06.2021 të Kolegjit Penal të Gjykatës së Lartë, si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
Shfuqizimi i aktit normativ nr. 1, datë 31.01.2020 “Për masat parandaluese në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit e sigurisë publike”, i ndryshuar, si i papajtueshëm me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë.
BAZA LIGJORE: Nenet 17, 27, 28, 31, 33, 42, 101, 131, pika 1, shkronjat “c” dhe “f”, 134, pika 1, shkronja “ï”, 135, pika 2, 145, pika 2 dhe 148, shkronja “dh”, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë; nenet 5 dhe 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ); nenet 27, 50, pika 4 dhe 71/a, pika 1, shkronja “b”, të ligjitnr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar (ligji nr. 8577/2000).
GJYKATA KUSHTETUESE,
pasi dëgjoi relatoren e çështjes Fiona Papajorgji, shqyrtoi parashtrimet me shkrim të kërkuesit, i cili ka kërkuar pranimin e kërkesës dhe prapësimet me shkrim të subjekteve të interesuara, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi i Shqipërisë) dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë (Këshilli i Ministrave), qëkanë kërkuar rrëzimin e kërkesës për pjesën e pretendimeve që lidhen me antikushtetutshmërinë e aktit normativ nr. 1/2020 dhe Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (Prokuroria e Posaçme), e cila ka kërkuar refuzimin e kërkesës, si dhe diskutoi çështjen në tërësi,

Etiketa: Kryesore1

Lajme të lidhura

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë
Aktualitet

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar
Aktualitet

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Para
‘Mundësia e artë’, Manaj do të jetë titullar kundër Inter

Habiti gjithë Italinë vjet, tani do Rey Manajn për sulmin

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com