GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Goditet banda shqiptare në Australi, si e fshehën kokainën nën emrin e basketbollistit të NBA-së

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Goditet banda shqiptare në Australi, si e fshehën kokainën nën emrin e basketbollistit të NBA-së
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një bandë shqiptare që merrej me trafikimin e drogës është shkatërruar nga policia australiane. Atyre u është gjendur një sasi prej 1.5 ton drogë. Kokaina ishte e destinuar të shitej në rrugët e Australisë ndërsa shoqërohej me logon e yllit të NBA-it, Lebron James.

Policia australiane e ka cilësuar këtë aksion si një nga goditjet më të mëdha ndaj krimit të organizuar duke kapur rreth 1.5 ton drogë, duke përfshirë më shumë se 400 kg metamfetaminë dhe më shumë se 500 kg kokainë.

Në operacionin e policisë ndaj trafikut të drogës, u sekuestrua edhe kokaina me vlerë prej 20 milionë dollarësh. Droga ishte e fshehur në makinetat e quajtura ‘jukebox’ që luanin muzikë ndërsa mbanin logon me numrin e famshëm 23 të LeBron James.

“LeBron 23 i referohet lojtarit të basketbollit, mendoj se kjo është një lloj mënyrë për të shitur drogën nga këto organizata kriminale” tha inspektori detektiv i AFP, Mark McKiernan.

Një pjesë e sasisë së kokainës, prej 45 kilogramësh ishte transportuar nga Greqia për në Victoria të Australisë.

Drejtuesit e rrjetit të trafikut të drogës janë pjesë e krimit të organizuar që drejtohet nga shqiptarët, ku një pjesë e tyre janë pas hekurave dhe dy prej tyre rrezikojnë burgim të përjetshëm.

Komandanti i Skuadrës së Krimit të Organizuar Robert Critchloë tha se droga ishte e destinuar për t’u shitur në rrugët e Australisë dhe do të dëmtonte vetë australianët.

“Detektivët do të vazhdojnë të punojnë me agjencitë tona partnere të zbatimit të ligjit dhe njësitë tona të Komandës Shtetërore kundër Krimit për të eliminuar tregtinë e organizuar të drogës dhe për ta bërë shtetin tonë një vend më të sigurt.”

Oficerët e Skuadrës së Krimit të Organizuar punuan me Patrullën e Trafikut dhe Autostradave, Skuadrën e Zbatimit të Rajonit të Bass Hill, Njësinë e Operacioneve Taktike dhe PolAir për të transportuar drogën e sekuestruar dhe për ta djegur atë.

Etiketa: drogeshqiptaret

Lajme të lidhura

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën
Aktualitet

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat
Aktualitet

Elbasani i shkakton humbjen e parë Egnatias në kampionat

20:58 - 13/09/26
Para
Tentoi të puthte me zor kamarieren, arrestohet 47-vjeçari  

Tentoi të puthte me zor kamarieren, arrestohet 47-vjeçari  

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë
Aktualitet

“Ule zërin e muzikës”/ Duhej të paraqitej të hënën në burg, Alket Rizai përfshihet në shkëmbim zjarri në Athinë

23:15 - 13/09/26

Shqiptari Alket Rizai, i njohur në Greqi për arratisjet spektakolare nga burgu dhe si ish-bashkëpunëtor i të shumëkërkuarit Vasilis Paleokostas,...

Lexo më shumë
“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

“Rama në burg, Belinda në burg”/ Protestuesit “zënë mat” Ballukun: O hajdute! Te cila vilë do të shkosh?

22:56 - 13/09/26
Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

Denigrimi dhe sulm personal pas vendimit për pagat”/ Shoqata e Gjyqtarëve mbron Ramiz Lalën

22:37 - 13/09/26
“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

“Rama trajner, ekip me korrupsion”/ Parullat pikante nga dita e 106-të e protestës qytetare në Tiranë

21:52 - 13/09/26
Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

Lush Susaj thirrje mësuesve: Mësojini fëmijëve reagimin dhe atdhedashurinë, jo heshtjen

21:17 - 13/09/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com