GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

SHISH ngre alarmin: Shërbimet online po shfrytëzohen nga spiunazhi kibernetik

09:07 - 25/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
SHISH ngre alarmin: Shërbimet online po shfrytëzohen nga spiunazhi kibernetik
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

SHISH ngre alarmin për sulmet e shumta kibernetik përmes shërbimeve online. Teksa Shqipëria synon që të bëjë të gjitha shërbimet online, një paralajmërim vjen nga SHISH. Në raportin e fundit të publikuar, SHISH thekson se hapësira e shërbimeve online po shfrytëzohet për spiunazh kibernetik, aktivitete ndikimi e influence dashakeqe si dhe për krime kibernetike. Vlerësohet se, niveli i kërcënimeve kibernetike është në rritje dhe ato janë shndërruar në një kërcënim në nivel global.

Aktorët e kërcënimeve keqdashëse do të vazhdojnë të shfrytëzojnë dobësitë e platformave elektronike të ruajtjes, administrimit dhe komunikimit, për të siguruar akses në informacione sensitive, që ndikojnë në publik dhe përdoren për synime inteligjence. Infrastrukturat kritike fizike dhe elektronike mbeten shënjestra të kërcënimeve kibernetike nga aktorë shtetërorë kundërshtarë dhe entiteteve të lidhura me to. Hapësira e shërbimeve online po shfrytëzohet për spiunazh kibernetik, aktivitete ndikimi e influence dashakeqe si dhe për krime kibernetike. Aktorët shtetërorë kundërshtarë po investojnë për të zgjeruar shkallën dhe fuqinë e programeve kibernetike të rrezikshme, duke i trajtuar ato si një mjet të politikës së jashtme, në kuadër të rivalitetit me faktorin perëndimor, por edhe si aktivitete hibride me synime presioni, përkundrejt lehtësimit të sanksioneve perëndimore kundrejt tyre.

Shërbimet e inteligjencës së vendeve jo-mike zhvillojnë operacione të spiunazhit kibernetik për të grumbulluar informacione në përgjigje të prioriteteve të politikave të tyre të brendshme SIGURIA KIBERNETIKE dhe të jashtme. SHISH-i është angazhuar në forcimin e kapaciteteve mbrojtëse dhe analitike ndaj kërcënimeve kibernetike.

Shërbimi ka ndjekur në dinamikë situatat mbi kërcënimet kibernetike ndaj infrastrukturës së SHISH dhe institucioneve publike e private të RSH-së dhe ka arritur të identifikojë targetin e kërcënimit, llojin dhe natyrën e sulmit. Gjatë vitit 2021, SHISH-i ka arritur të përballojë me sukses një numër të madh kërcënimesh kibernetike në perimetrat publikë. Të gjitha këto kërcënime janë neutralizuar në fazën e rikonjicionit aktiv, ku është arritur të identifikohet targeti dhe burimi i kërcënimit. Aktorët shtetërorë dhe jo-shtetërorë të vendeve jo-perëndimore, si dhe entitetet e lidhura me to përbëjnë burimin kryesor të kërcënimeve, shoqëruar me aktivitet të përhershëm, të shtuar dhe rikonicion aktiv.

Objekt i sulmeve përgjatë 2021 kanë qenë në pjesën dërrmuese bazat e të dhënave, infrastrukturat VoIP si dhe sigurimi i qëndrueshmërisë së depërtimit nëpërmjet serverëve C2 (Command and Control).Hapësira kibernetike po shfrytëzohet edhe për operacione informative ndikimi edhe për shkak se avantazhi dhe dimensioni i ndikimit është më i madh se sa kostoja e tyre dhe rreziku i ekspozimit.

Etiketa: Kryesore1sherbime onlineSHISHsiguria kirbenetikespiunazh

Lajme të lidhura

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria
Aktualitet

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona
Aktualitet

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26
Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë
Aktualitet

Erion Veliaj mbetet në burg, GJKKO rrëzon kërkesën e kryetarit të bashkisë Tiranë

09:29 - 01/02/26
Para
Tragjike/ Shpërthim brenda fabrikës, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

Humbi kontrollin e furgonit dhe u përplas me pemën, në gjendje të rëndë i riu shqiptar

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit
Breaking Views

Juventus siguron shërbimin e Boga, ndërsa Kolo Muani mbetet tentativë e minutës së fundit

11:28 - 01/02/26

Juventus bën një përforcim suprizë duke marrë Jeremie Boga nga Nice si zëvendësin e Yildiz. Klubi torinez gjeti akordin me...

Lexo më shumë
Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

Banoret e zonave të përmbytura në pritje, Rama akoma nuk ka dhënë dëmshpërblimet nga zjarret

11:18 - 01/02/26
Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

Kapen 75 kg kanabis në Igumenicë, arrestohet 54-vjeçari nga Shqipëria

10:50 - 01/02/26
Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

Rama “mbyll” sportelet e Kadastrës në Vlorë, shërbime vetëm online

10:45 - 01/02/26
Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

Arsenal armësh i fshehur në Tiranë, ishin sjellë nga Kosova, në pranga 4 persona

10:00 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com