GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Vettingu nxorri zbuluar vilën luksoze të të atit, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Altin Abdiu

në Aktualitet
Kohë leximi: 1 min
A A
Vettingu nxorri zbuluar vilën luksoze të të atit, KPK shkarkon nga detyra gjyqtarin Altin Abdiu
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Gjyqtari i Tiranës, Altin Abdiu nuk ka arritur të kalojë procesin e Vettingut. KPK e ka shkarkuar nga detyra pasi rezulton se Abdiu nuk kishte burime të mjaftueshme për të justifikuar pasurinë.  Abdiu është biri i ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari i Gjykatës së Tiranës, Altin Abdiu u përball të premten në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK me barrë prove dhe pyetje për transaksionet e pasurive ku rezulton bashkëpronar me familjarët, si dhe me mungesë burimesh për krijimin e një pjese të tyre. Abdiu u mbrojt me argumentin se veprimet për pasuritë e paluajtshme janë kryer nga prindërit, si dhe janë krijuar prej tyre. Nga sa u deklarua në seancë, u mësua se gjyqtari Altin Abdiu është djali i ish-kyetarit të Gjykatës Kushtetuese Fehmi Abdiu. Subjekti i kundërshtoi edhe balancat negative për blerjen e një makine dhe krijimin e dy depozitave.

Gjyqtari Abdiu është përballur me barrë prove edhe për një vilë me dy kate në një fshat turistik në Golem, ku megjithëse ai gëzon 1/3-ën pjesë takuese, pretendon se nuk ka asnjë kontribut në krijimin e kësaj pasurie të blerë nga prindërit e tij.

Gjyqtari Altin Abdiu ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë. Prej vitit 1995 ai shërben si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Fatin e tij në drejtësi do ta japë Kolegji i Posaçëm i Apelimit që jep vendimin përfundimtar në procesin e vettingut. Altin Abdiu është i biri i Fehmi Abdiut, i zgjedhur që nga viti 1998 në funksionin e gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese,  të cilin e mbajti deri në vitin 2004.

Lajme të lidhura

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë
Aktualitet

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person
Aktualitet

Të shtëna me armë në Sarandë, plagoset një person

21:51 - 17/07/26
Para
“Janë të përfshirë 4 ministra”, Salianji: Rama i fshihet përballjes për inceneratorët

“Shqipëria, vend tranzit për heroinën”, Salianji: Qeveria përdor bandat për të vjedhur votat

Discussion about this post

TË FUNDIT

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia
Aktualitet

Atentati ndaj Thimjo Rubatit/ Breshëri plumbash ndaj 50-vjeçarit përpara biznesit të tij, reagon policia

23:09 - 17/07/26

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sarandë, ku 50-vjeçari Thimjo Rubati u plagos me breshëri plumbash nga dy persona....

Lexo më shumë
Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

Përfundon protesta e 48-të kundër qeverisë, marshimi mbyllet para Kryeministrisë

22:32 - 17/07/26
FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

FIFA vendos sa do të zgjasë spektaklin në finalen e Botërorit

22:25 - 17/07/26
Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

Organizatorët e protestës njoftojnë mbledhjen e parë të Kuvendit Kombëtar Qytetarë

22:13 - 17/07/26
Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

Golat e shënuar nga distanca më e largët në Botërorin 2026

22:01 - 17/07/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com