GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Greku godet pa mëshirë biznesmenin në Mykonos, i riu shqiptar e ndihmon të fshihet (VIDEO)

11:29 - 29/06/22
në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Greku godet pa mëshirë biznesmenin në Mykonos, i riu shqiptar e ndihmon të fshihet (VIDEO)
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur një biznesmen i njohur në ishullin e Mykonos u dhuna barbarisht nga një bashkëkombës i tij, por që u ndihmua edhe nga një i ri shqiptar.

Aty shihet se hoteleri Thodoris Kousathanas është rrahur në një rrugë kryesore në zonën e Vidës. Siç shihet në fragmentin e transmetuar nga MEGA, autori zbret nga automjeti i vjedhur dhe me diçka që i ngjan një leve, gjuan në kokë dhe trup biznesmenin duke e goditur vazhdimisht.

Ai më pas largohet, pasi vihet re nga kalimtarët dhe në këtë moment ka hyrë në rol i riu shqiptar, i cili e ka transportuar 39-vjecarin grek në tentativën për t’u fshehur.

Goditjet më të shumta kanë qenë në kokë, me hotelierin Kousathanas që ka humbur ndjenjat dhe është transportuar në një spital privat për ndihmën e parë, ndërsa tani gëzon gjendje të mirë shëndetësore.

“Vëllai im tani është mirë, është i tronditur nga kjo histori. Ata po e shikonin jashtë hotelit tonë. Ngjarja ka ndodhur pak sipër unazës. Ishte një tjetër që e priti, ai që u arrestua. Makina që shohim është e vjedhur. Autori është larguar të njëjtën ditë me avion dhe i arrestuari e ka pritur në një vend tjetër. Ne nuk kemi probleme me askënd këtu. Vetëm me një dyqan aty pranë, por në përgjithësi nuk kemi asnjë mosmarrëveshje me askënd. Nga hetimi do të dalë kush e ka bërë. Hetimi ka ecur”, tha vëllai i biznesmenit për televizionin MEGA.

Pak ditë më parë, vetë hoteleri kishte folur për SKAI-n për sulmin që u bë ndaj tij duke thënë: “U sulmova nga drejtuesi i makinës. Unë thjesht zbrita për të parë se çfarë kishte ndodhur. Ai kishte veshur një kapele të zezë dhe në dorë kishte një levë. Ai kishte veshur doreza dhe një xhaketë të zezë. Rrahjet ishin të rënda dhe kishin për qëllim të më vrisnin. Fatmirësisht u shfaqën dy fqinjë dhe më pas ai u tremb dhe u largua”, tha ai.

Etiketa: biznesmenMykonossherr

Lajme të lidhura

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012
Breaking Views

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?
Breaking Views

Dosja Epstein, çfarë thuhet për ish-presidenten e Kosovës, Atifete Jahjaga?

16:37 - 01/02/26
Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe
Aktualitet

Kosovë/ KQZ shpall rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve, nuk miratohet përbërja e Listës Serbe

13:45 - 31/01/26
Para
Abazoviç pritet me nderime të larta në Serbi, zbardhet axhenda e tij

Abazoviç pritet me nderime të larta në Serbi, zbardhet axhenda e tij

Discussion about this post

TË FUNDIT

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin
Breaking Views

Juventus nuk gabon me Parmën, presion për Napolin dhe Milanin

23:00 - 01/02/26

Juventus bën detyrën në ndeshjen ndaj Parmës në sfidën e javës së 23 të Serie A. Në Tardini, skuadra e...

Lexo më shumë
“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

“E gatshme për çdo lloj pune”/ Dosjet Epstein, pjesë e email-eve edhe e reja shqiptare që jetonte në Nju Jork

22:47 - 01/02/26
Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

Atentati në Lezhë/ 30-vjeçari nuk ishte objektiv, detaje të reja nga sulmi me breshëri në berberhane

22:32 - 01/02/26
Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

Dosja Epstein, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-e të vitit 2012

22:12 - 01/02/26
Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të  pabazuara…

Akuzat e trajnerit të Egnatias, Edlir Tetova/ “Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit”: Të pabazuara…

21:39 - 01/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com