GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Zëri i Amerikës: Gazetarët në Shqipëri pengohen nga qeveria dhe nga pronarët

në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Zëri i Amerikës: Gazetarët në Shqipëri pengohen nga qeveria dhe nga pronarët
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Mediat në Shqipëri vazhdojnë të ndeshen me mungesën e transparencës së qeverisë, me pengesa nga agjenci të ndryshme shtetërore si dhe me kushtet e vështira të punës, ndërsa presionet më të mëdha bien mbi gazetarët investigativë. Këto janë disa nga gjetjet e raportit vjetor që publikoi Rrjeti “Gazetarët e Sigurt për Ballkanin Perëndimor” mbi “Treguesit e Nivelit të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri për vitin 2021”.

Raporti thekson se “gjatë vitit 2021 në Shqipëri u regjistruan shenja të përkeqësimit të lirisë së shprehjes, të drejtës së informimit dhe lirisë të shtypit”.

Në raport theksohet se ndikimin më negativ ndaj lirisë së shprehjes dhe lirisë së medias e jep lidhja e fortë mes interesave ekonomike e politike në media, ku përfshihen edhe ndikimi i krimit të organizuar.

“Përdorimi i mediave për shantazh rrezikon të bëhet diçka normale në Shqipëri, thuhet në raport. Mediat janë pëqendruar tek disa pronarë/familje, të cilët i përdorin ato për ndikime politike dhe përfitime ekonomike” – thuhet në raport.

Autorja e raportit për Shqipërinë, Blerjana Bino, vlerësoi se “viti 2021 ishte viti i përqëndrimit më të madh të pushtetit politik, me një nivel të lartë korrupsioni, me rënie të fuqisë transformuese në procesin e integrimit europian, me polarizim të skajshëm politik pozitë – opozitë si dhe brenda vet opozitës, si dhe me ndikim të fortë social ekonomik të krizave, e në këto kushte u shtuan vështirësitë për mediat”.

Rrjeti “Gazetarët e igurtë” ka regjistruar dhe raportuar 14 raste sulmesh fizike kundër gazetarëve të televizioneve Neës 24, Ora Neës, Fax News, Top Channel, A2CNN.

Autorja Blerjana Bino thotë se dhuna fizike ndaj gazetarëve është vetëm një pjesë e vogël e vështirësive të tyre të shumëllojshme, nga kërcënimet dhe mungesa e transarencës prej agjencive shtetërore dhe deri tek kushtet e vështira të punës dhe presionet ndaj gazetarëve prej vet pronarëve”.

Raporti mbi Treguesit e Nivelit të Lirisë së Mediave dhe Sigurisë së Gazetarëve në Shqipëri thekson se autoritetet në mënyrë të tërthortë bëjnë një mori presionesh që të duket si e vjetëruar gazetaria profesionale dhe ndërkohë ngrihen fushata shpifëse kundër mediave, bëhen padi në gjykatë për shpifje, kërcënimet me padi kundër gazetarëve investigativë.

Raporti thekson se në vitin 2021 vihet re censurë dhe vetëcensurë në redaksitë e mediave në Shqipëri, të cilat vijnë nga presionet politike dhe ekonomike, mungesa e qëndrueshmërisë financiare të mediave, mungesa e profesionalizmit dhe mungesa e etikës dhe e respektimit të të drejtave të gazetarëve.

“Në Shqipëri censura dhe vetëcensura janë më të zakonshme në mediat audiovizive dhe në shtypin, që kontrollohen nga një pjesë e vogël e familjeve të fuqishme, të cilat kanë lidhje biznesesh në tregjet e rregulluara” – thuhet në raport.

Ky është viti i dytë që Rrjeti Gazetarët e sigurtë të Ballkanit perëndimor nxjerr raport për Shqipërinë. Njëkohësisht me këtë raport dalin raporte mbi gjendjen e medias edhe për 5 shtete të tjera në rajon dhe për Kroacinë./VOA/

 

 

Etiketa: gazetartpronaretqeveriaShqiperiZeri Amerikes

Lajme të lidhura

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike
Aktualitet

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten
Aktualitet

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës
Aktualitet

I kërkoi Ramës të hapë krahun, Spiropali njofton bllokimin e llogarisë në Facebook pas shkrimeve kritike ndaj mazhorancës

21:55 - 20/10/26
Para
Zjarr në Divjakë, digjen rreth 100 rrënjë ullinj

Zjarr në Divjakë, digjen rreth 100 rrënjë ullinj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)
Breaking Views

Spektakël me gjashtë gola në Paris, Liverpool barazohet me pikë me PSG (VIDEO)

23:24 - 20/10/26

Paris Saint-Germain ka fituar një përballje spektakolare ndaj Barcelonës, me rezultatin 4-2, në një ndeshje të luftuar deri në minutat...

Lexo më shumë
Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

Protestuesi i qëlluar me plumb gome, në gjendje të rëndë te Trauma, futet në operacion

22:58 - 20/10/26
Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

Zyrtare/ Sindikata e Pedagogëve shpall bojkotin në të gjitha universitetet publike

22:32 - 20/10/26
Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

Atentati, telefonata e fundit e viktimës ishte me bashkëshorten

22:29 - 20/10/26
“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

“Nëse dhunohemi 100 herë, do dalim në shesh 1000 herë”, studenti: Dhunë barbare ndaj rinisë

22:11 - 20/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com