GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Skandali i SHISH/ Kreu i rrjetit të spiunëve është babai i zyrtarit që administron sekretet shtetërore

13:26 - 30/06/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 3 min
A A
Skandali i SHISH/ Kreu i rrjetit të spiunëve është babai i zyrtarit që administron sekretet shtetërore
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një hetim i SHISH që ka vënë në lëvizje edhe SPAK-un në lidhje me një celulë spiunazhi në shërbim të agjenturave jo mike ka tronditur opinionin publik vendas pasi është hera e parë që Shqipëria përballet me situata të tilla, të paktën publikisht.

Ora News raportoi më herët se SPAK kishte nisur hetimet për ka vënë nën hetim 4 ish zyrtarë të Shërbimit Informativ Shtetëror dhe një të Policisë së Shtetit, të dyshuar për nxjerrje të informacioneve sekrete që dëmtojnë interesat e shtetit shqiptar.

Më konkretisht, bëhet fjalë për Frederik Ymerin, Gjergji Kotin, Bashkim Abazin, Luftar Cunaj dhe Maksim Ferrën.

Frederik Ymeri, një ish-funksionar i lartë i SHISH-it konsiderohet si kreu i celulës së spiunazhit dhe koordinonte grupin në fjalë duke siguruar informacione konfidenciale dhe sekrete nga institucione të administrates.

Ndërkohë, redaksia e Gazeta Express në Shqipëri ka zbuluar se ish-zyrtari i lartë i SHISH, pikërisht Frederik Ymeri është babai i një zyrtari të lartë të administratës shqiptare. Bëhet fjalë për Agjencinë e Ofrimit të Shërbimeve të Integruara (ADISA), institucion që drejtohet pikërisht nga djali i Frederik Ymerit, Lorin Ymeri.

Ky i fundit gjendet prej katër vitesh në krye të institucionit që administronte deri para pak javësh thuajse të gjitha shërbimet që ofron administrate shqiptare duke filluar nga lejet e ndërtimit, certifikatat e ndryshme, gjithçka mbi pensionet, sigurimet shoqërore, pagesa të ndryshme, administrimi i territorit deri te të dhënat mbi ushtrinë.

ADISA ka mundësuar të gjitha shërbimet ndaj qytetarëve duke administruar të gjitha “sekretet” e shtetit shqiptar dhe qytetarëve të këtij vendi deri më datë 1 maj të këtij vitim, ditë në të cilën u mbyllen sportelet e saj pasi tashmë gjithçka ofrohet nga e-Albania. Pra, deri në 1 maj ADISA ka administruar të gjithë databazën që ka sot e-Albania.

SPAK thotë se deri tani, nga hetimi, nuk janë arritur të sigurohen të dhëna konkrete në lidhje me destinacionin përfundimtar të këtyre informacioneve, por dyshohet se kjo veprimtari cënon sigurinë kombëtare në formën e spiunazhit.

Megjithatë, institucioneve përgjegjëse iu duhet të verifikojnë nëse celula në fjalë ka patur apo jo akses në databazën e të dhënave të ADISA-s, e cila në fakt ka administruar të gjitha informacionet që kanë të bëjnë me çdo shtetas shqiptar si edhe çdo dokument mbi institucionet publike të këtij vendi.

Duke qenë se personi i cilësuar nga SHISH si kreu i kësaj celule spiunazhi, Frederik Ymeri është babai i drejtorit të ADISA-s, Lorin Ymerit, nxit pikëpyetje të mëdha në lidhje me sigurinë e të dhënave të shqiptarëve, të cilat janë cënuar herë pas here deri më tani me publikimin fillimisht të përkatësisë politike përmes databazës së patronazhistëve dhe më pas me pagat dhe në fund me numrat e telefonit dhe targat e makinave.

Së paku, shqiptarët duhet të dinë nëse të dhënat e tyre kanë rënë apo jo në duart e agjenturave jo mike përmes kësaj celule spiunazhi me lidhje familjare me personin përgjegjës për administrimin e të gjitha të dhënave mbi shqiptarët dhe institucionet e këtij shteti.

Kush është Lorin Ymeri

Ai u bë fillimisht pjesë e administratës shqiptare si kreu i kabinetit të Ministrisë së Inovacionit dhe Administratës Publike nën drejtimin e Milena Harito përgjatë periudhës 2013-2017.

Siç shkruan në CV-në e tij, pas kësaj detyre, Lorin Ymeri ka kryer edhe detyrën “e ndihmësit të kryeministrit për çështjet e integrimit evropian”. Lorin Ymeri drejtoi ADISA-n nga viti 2018 duke patur në duar një databazë gjigante me çdo informacion që ka të bëjë me qytetarët e këtij vendi si edhe administratën e shtetit shqiptar. /GazetaExpress

 

Lajme të lidhura

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen
Aktualitet

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti
Aktualitet

Skrapar/ Dyshohet se është mbytur në lumin Osum, polumbarët në kërkim të trupit të 43-vjeçarit Ilir Kurti

18:55 - 20/02/26
Para
Fundoset një mjet lundrues në Jalë

Fundoset një mjet lundrues në Jalë

Discussion about this post

TË FUNDIT

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë
Aktualitet

France24: Akuzat për korrupsion qeveritar çojnë në përleshje mes policisë dhe qytetarëve në Tiranë

08:20 - 21/02/26

Policia shqiptare të premten përdori topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestat e reja kundër korrupsionit nga demonstruesit...

Lexo më shumë
Këmbimi valutor 1 Gusht, ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro

Këmbimi valutor 21 Shkurt, me sa blihen dhe shiten sot monedhat e huaja

08:09 - 21/02/26
Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

Berisha viziton protestuesit e shtruar te Trauma: Këta nuk janë policë, por banditë që do të përgjigjen

07:52 - 21/02/26
Parashikimi i horoskopit, ja ç’thonë yjet për sot, 30 Nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 21 Shkurt 2026

07:35 - 21/02/26
Parashikimi i motit, e premte, 14 shkurt 2025

Parashikimi i motit për sot, 21 Shkurt 2026

07:33 - 21/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com