GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Xhafaj, i ashpër me sistemin e drejtësisë: Prokurorët kanë interesa korruptive

11:38 - 01/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Zgjatja e organeve të Vettingut, Xhafaj del kundër propozimit të PS
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Deputeti i PS, Fatmir Xhafaj në mbledhjen e sotëm të Komisionit të Ligjeve renditi disa problematika në sistemin e drejtësisë, që sipas tij duhet të marrin zgjidhje pasi janë shqetësuese dhe afektojnë qytetarët.

Ai tha mes të tjerash, se marrëdhëniet ndërinstitucionale mes Prokurorit të Përgjithshëm, Këshillit të lartë të Prokurorisë, ILD veçanërisht dhe KLGJ paraqiteshin problematike.

“Fakti është shqetësim, KLP nuk merret vesh me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokuroria e Përgjithshme adreson kritika ndaj KLP, KLP vjen këtu dhe thotë që nuk e di ca ka thënë, minimumi të njihej me raportin…”, u shpreh ai.

Po ashtu, Xhafaj tha se prokurorët nuk kanë vënë në përdorimin instrumentet që i ka dhënë reforma për uljen e numrit të veprave penale, duke thënë se mund të kenë interesa korruptive.

“Te rasti i Prokurorisë, tek drafti i paraqitur për projekt rezolutën tek kolegu Xhoxhaj, dua të them që në fillim se ne nuk i kërkojmë prokurorisë por i rekomandojmë. Pastaj, do sugjeroja të ketë riformatim të tyre se ne nuk mund të fillojmë me vepra penale të caktuara por të ndalemi te prioritete… Them që ka 5 shqetësime që do duhet të pasqyrohen, pavarësia në punën e prokurorëve, masat për përgjegjshmëri dhe llogari dhënie, transparenca dhe komunikimi publik, marrëdhëniet ndërinstitucionale, konstatuam që marrëdhëniet ndërinstitucionale mes prokurorit të përgjithshëm, këshillit të lartë prokurorisë, ILD veçanërisht dhe KLGJ paraqiteshin problematike, natyrisht rrjedh për shkak të ngërçit dhe mënyrës së kompozimit të sistemit, por ama gjë që duhet zgjidhur. Fakti është shqetësim, KLP nuk merret vesh me Prokurorinë e Përgjithshme, Prokuroria e Përgjithshme adreson kritika ndaj KLP, KLP vjen këtu dhe thotë që nuk e di ca ka thënë, minimumi të njihej me raportin… Dhe tjetra që më shqetëson mua, duhet të vëmë theksin tek parandalimi i kriminalitetit tek të miturit. I kapin me cigare me hasha buzë liqenit, i fusin në polici për orë të tëra, rrinë me muaj të tërë në prokurori, që janë fëmijë 15 vjeç… E kuptoni se ca jemi duke bërë? Lëmë gjurmë në memorien e tyre. S’jemi këtu për të dëgjuar statistika, ta them unë, një pjesë e veprave penale sot në prokuroi janë fiktive, pikërisht për këtë shkak, sepse policia i merr, i çon, pastaj ato flenë, apo mosfillim etj etj. Ky është një shqetësim i madh shoqëror… Ne trajtuam pastaj nevojën për përdorimin më të mirë të instrumenteve që i ka dhënë reforma, ndërkohë që janë instrumente pozitivë, për ta zbutur numrit e veprave penale, në 2021 ato kanë ardhur në ulje, përdorimi i këtyre instrumenteve. Pse? Sepse nuk duan ta bëjnë prokurorët këtë, sepse kanë interesa të tjera, për të mos thënë interesa korruptive, dhe thonë që s’na i pranon gjykata”, u shpreh deputeti i PS.

Etiketa: PSXhafaj

Lajme të lidhura

Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën
Aktualitet

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
“Non-grata” për Rakipin/ Paloka: Këto janë kot nëse Rama vazhdon të jetë i lirë
Aktualitet

Takimet e Salianjit me demokratët, Paloka: Pas një jave priten ndryshime

18:16 - 06/12/25
Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!
Aktualitet

Deputeti demokrat reagon ashpër: Gjinia e tretë e presidentit Begaj!

17:45 - 06/12/25
Para
Marrëveshja me Bullgarinë, flet kryeministri maqedonas: Po shqyrtojmë propozimin francez

Marrëveshja me Bullgarinë, flet kryeministri maqedonas: Po shqyrtojmë propozimin francez

Discussion about this post

TË FUNDIT

I riu shqiptar gjendet i pajetë në një kanal vaditës në Greqi
Aktualitet

Qeni kafshoi për vdekje 2-vjeçarin shqiptar, flet i përlotur babai: Më pa dhe mbylli sytë përgjithmonë

19:30 - 06/12/25

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Zakynthos të Greqisë, ku një fëmijë shqiptar vetëm 2 vjeç ka humbur jetën pasi...

Lexo më shumë
Pak ditë para ndeshjes vendimtare të Kombëtares, shiten të gjitha biletat  Andorra –Shqipëri

Emocione dhe netë pa gjumë për tifozët kuqezi në rast kualifikimi të Shqipërisë në Botëror

19:12 - 06/12/25
Elon Musk e bleu për 44 miliardë Dollarë, vlera e X bie drastikisht

Elon Musk reagon pas vendosjes së gjobës ndaj platformës X: BE-ja duhet të shfuqizohet

19:05 - 06/12/25
Këlliçi u bën apel qytetarëve: Më 11 maj votoni për dinjitetin, jo për mbijetesën

Rezoluta e IDU, Këlliçi nga Uashingtoni: Narkoshteti i Ramës mori goditjen e radhës

18:54 - 06/12/25
Aksident i rëndë në Burrel, ndërron jetë 41-vjeçari

Aksident i rëndë në Zall-Bastar, 4 të plagosur nga përplasja e dy makinave

18:37 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com