GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Foltorja e Diasporës/ Berisha kundër legalizimit të kanabisit: Do sjellë vetëm krim dhe para droge

20:39 - 02/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Foltorja e Diasporës/ Berisha kundër legalizimit të kanabisit: Do sjellë vetëm krim dhe para droge
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është duke zhvilluar një bashkëbisedim online me shqiptarët në Diasporë. Berisha informoi shqiptarët jashtë vendit me zhvillimet dramatike në vend, ku Partia Socialiste sipas tij me zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës kontrollon 99.9% të pushtetit.

“Pas zgjedhjes së Presidentit pak javë më parë PS ka rikthyer në Shqipëri monizmin e plotë. Para zgjedhjes së Presidentit unë do përpiqem t’ju paraqes ju një grafik nëse teknologjia e bën të mundur të arrij tek ju. Ky grafik tregon se nga viti 2013, ku një mazhorancë kishte gjithsej 48% të pushtetit në Shqipëri, në vitin 2020 mazhoranca arrin të ketë 91% të pushtetit në Shqipëri. Të ketë më shumë seç kishte Partia e Punës në Shqipëri më 1991. Pas zgjedhjes së presidentit kjo shkon në 99.9%. Së dyti në vitin 1991 kur Shqipëria hapi kufijtë, shqiptarët u dyndën nga deti, toka ajri, për të shpëtuar nga dhimbjet e tiranisë së mjerimit që trashëguan jashtë vendit të tyre. Nga viti 2007 deri në vitin 2014 pati lëvizje të popullatës, por popullata rritej çdo vit pa një politikë specifike demografike. Kurse pas viti 2014 pothuajse u rishfaqën eksodat e shqiptarëve. Por kësaj here për fatin më të keq të vendit, shtresa e mesme më së shumti. Viti që kaloi në rrafshin demografik është një kthesë dramatike. Për herë të parë vendi pati 3300 lindje më pak sesa vdekje. Kombi sot është shndërruar në një komb që rrit fëmijë për emigracion. Në një kohë kur ju e dini mirë potencialet e jashtëzakonshme që ka Shqipëria si rrallë ndonjë vend tjetër me resurset e saj. Së treti nuk dua t’u bëj një analizë të hollësishme por do ndalem vetëm në diskursin e këtyre javëve në Shqipëri”, u shpreh Berisha.

Kreu i opozitës u ndal edhe te diskursi politik i javës së fundit në vend duke vendosur theksin te deklarata e kryeministri Edi Rama i cili në një farë mënyre i dha dritën jeshile projektit për të legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore në vend.

“Legalizimi i drogës dhe amnistia fiskale për paratë e drogës. Unë e di se edhe në vende të tjera ka debat për legalizimin e drogës dhe ndofta edhe votojnë por nga eksperienca shqiptare u them ju me bindjen më të plotë, së pari droga është krim, krim dhe vetëm krim. Cilido vend që legalizon drogën nuk bën gjë tjetër veçse legalizon në mënyrë apo tjetër krimin që sjell ajo”, vazhdoi më tej ai.

Ai nënvizoi se legalizimi i kanabisit do të sjellë për Shqipërinë një valë të re kriminale, ndërsa vuri në pah faktin se në vend po investohen miliarda euro para të pista që burojnë  nga tregtimi i lëndëve narkotike që u mbollën masivisht në vitin 2015 e mbrapa.

“Në Shqipëri, kanabisi që u mboll në vitin 2015 masivisht krijoi miliarda euro dhe bëri që trafikantët shqiptarë të pushtojnë me ato para tregun e kokainës në Amerikën Latine dhe Shqipëria të bëhet jo vetëm prodhues i kanabisit në kontinent por edhe një hap drejt kokainës dhe drogave të tjera. Ka prej jush që jeni mjek dhe unë kam qenë mjek, por në të gjitha ato çka kam lexuar nuk ka një studim përfundimtar për efektet e dobishme, përveç qetësimit të dhimbjeve”, tha ish-kryeministri Berisha.

Etiketa: berishaDiasporeKanabis

Lajme të lidhura

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi
Aktualitet

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim
Aktualitet

Zhvillimet në PD/ Berisha kam pritur Alimehmetin, Salianji nuk kërkoi takim

14:15 - 06/12/25
Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën
Aktualitet

Berisha: Partitë e djathta amerikane miratojnë rezolutën kundër narko-regjimit dhe mbështesin opozitën

13:45 - 06/12/25
Para
Lumaj: Protestat, forma e fundit paqësore kundër Edi Ramës

Lumaj: Protestat, forma e fundit paqësore kundër Edi Ramës

Discussion about this post

TË FUNDIT

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi
Aktualitet

U nis nga Shqipëria për ta gjetur, shqiptari plagos me thikë ish-gruan në Greqi

16:25 - 06/12/25

Një ngjarje e rëndë me motive xhelozie ka tronditur ishullin Thassos në Greqi, ku një grua 50-vjeçare u sulmua brutalisht...

Lexo më shumë
Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

Albana Vokshi, rizgjidhet zv/presidente e EPP Women: Sfidë dhe përgjegjësi

16:12 - 06/12/25
E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

E rëndë në Greqi! Po luante në oborrin e shtëpisë, qeni sulmon për vdekje 2-vjeçarin shqiptar

16:01 - 06/12/25
SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

SPAK: Altin Morina i jepte informacione Durim Bamit dhe shmangte kontrolle për parcelat me drogë

15:15 - 06/12/25
Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

Po vendoste banderola, goditet nga rryma elektrike, dërgohet me urgjencë në spital 22-vjeçari

14:58 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com