GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Politikë

Berisha i premton Big Bastës se do t’u japë pasaporta të gjithë kosovarëve

21:52 - 02/07/22
në Politikë
Kohë leximi: 3 min
A A
Berisha i premton Big Bastës se do t’u japë pasaporta të gjithë kosovarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Këngëtari Big Basta i cili prej vitesh jeton në Oakland të Zelandës së Re, ka qenë i pranishëm në bashkëbisedimin që kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka bërë mbrëmjen e sotme me përfaqësues të Diasporës

“Big Basta” i cili është dhëndër në Kosovë, pasi është martuar me këngëtaren e njohur Vesa Luma ka kërkuar të dijë nga Berisha qëndrimin e tij në rast të ardhjes në pushtet për “Ballkanin e Hapur dhe çështjen e besimit të thyer mes kosovarëve dhe shqiptarëve.

“Edukimi i fëmijës tim dhe e ardhmja e tij dhe e jona ishte zgjedhja e Zelandës së Re për të emigruar. Kam investuar më shumë se gjysmën e jetës sime në muzikë dhe më vjen keq se lufta për të drejtën e autorit në muzikë është e humbur.  U frymëzova shumë nga artistët e vjetër që mezi nxjerrin të ardhurat për të nxjerrë muajin dhe ndaj kapa trenin për të ndërtuar një të ardhme për jetën time. Duke qenë se jam dhëndër në Kosovë ndjek me vëmendje lajmet për Kosovën. Duke qenë se jeni parë shpesh si babai i bashkimit të kombit, çfarë politike do të ndiqni që Shqipëria të rifitojë reputacionin në Kosovë dhe të rifitojë besimin e vëllezërve tanë atje?”, u shpreh këngëtari.

Berisha duke iu përgjigjur pyetjes së këngëtarit theksoi se kur të vijë në pushtet do të firmosë një marrëveshje të rëndësishme me qeverinë përtej kufirit.

“Në rast se bëjmë një vështrim historik, gjënë në një aspekt, në një analogji me vitin 45’. Sigurisht dallimet janë të mëdha, por analogjia në raport me Kosovën për fat të keq është reale. Shqiptarët nuk e njohin mirë historinë, Kosovën e dorëzuan tek divizionet serbo-malazeze të Titos, divizionet partizane shqiptare. Ato nuk futeshin dot në Kosovë, aty i futën divizionet partizane shqiptare që shkuan gjoja për të shpëtuar Kosovën, por shkruan pushtimin e ri të saj. Enver Hoxha thoshte bëmë mirë që ja dhamë Jugosllavisë. Unë ju garantoj ju se prapa projektit të Ballkanit të Hapur, Aleksandër Vuçiç nuk synon asgjë tjetër veçse zhvlerësimin e Kosovës dhe ndarjen e saj. Ndarja e sa natyrisht, kryekëput në favor të Beogradit. Pikërisht në funksion të saj është lufta e ftohtë që Tirana i bën Prishtinës. Në funksion të saj është qëndrimi i Edi Ramës në samitet ndërkombëtare ku mbron haptazi Beogradin dhe nuk shqipëron një fjalë për Kosovën. BE dhe NATO e kanë problem të madh faktin që Vuçiç nuk pranon të zbatojë sanksionet kundër Rusisë. Rama bëhet avokati i tij në samite duke i thënë mos i bëni presion Serbisë, se 80% e popullit serb e konsideron Vladimir Putin një hero të vërtetë, sikur qeveritë e BE të mos e dinë këtë rezultat të anketave të opinionit në Beograd. Sigurisht që kjo merr fund dhe Shqipëria nuk do pranojë kurrë trajtim tjetër ndaj Kosovës veçse si një shtet i barabartë mes të barabartëve në Ballkan. Një ndër marrëveshjet e para që do firmosë më qeverinë e Kosovës do jetë marrëveshje e shtetësisë. Cilido shqiptar në të dyja anët e kufirit do ketë të drejtë të zgjedhë shtetësinë që dëshiron ose të mbajë dy shtetësi. Shqipëria do lobojë siç ka lobuar më përpara për njohje të saj sa më të mëdha ndërkombëtare dhe do ta mbështesë Kosovën në denoncimin e Serbisë në organizmat ndërkombëtare për gjenocidin ciklik serb në Kosovë dhe Veriun e Shqipërisë. Këto do jenë qëndrimet e Partisë Demokratike në raport me Kosovën”, ka thënë Berisha.

Ndërkohë këngëtari i kërkoi kreut të PD që të vendos në zbatim ligjin për mbrojtjen e të drejtës së autorit, i cili pothuajse nuk funksionon kur bëhet fjalë për këngëtarët dhe tekst-shkruesit.

“Edukimi i fëmijës tim dhe e ardhmja e tij dhe e jona ishte zgjedhja e Zelandës së Re për të emigruar. Kam investuar më shumë se gjysmën e jetës sime në muzikë dhe më vjen keq se lufta për të drejtën e autorit në muzikë është e humbur. U frymëzova shumë nga artistët e vjetër që mezi nxjerrin të ardhurat për të nxjerrë muajin dhe ndaj kapa trenin për të ndërtuar një të ardhme për jetën time. Duke qenë se jam dhëndër në Kosovë ndjek me vëmendje lajmet për Kosovën. Duke qenë se jeni parë shpesh si babai i bashkimit të kombit, çfarë politike do të ndiqni që Shqipëria të rifitojë reputacionin në Kosovë dhe të rifitojë besimin e vëllezërve tanë atje?”, tha Big Basta.

 

Etiketa: Big BastaSali Berisha

Lajme të lidhura

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet
Aktualitet

OSBE: Raporti nuk është për debat politik, por për të rregulluar problemet

09:20 - 06/12/25
Alimehmeti: Balluku duhet të ishte arrestuar, mund të prishë provat ose të arratiset
Aktualitet

Takimi pas kafes me Salianjin, Alimehmeti zbulon bisedën me Berishën

08:58 - 06/12/25
Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet
Breaking Views

Ambasadori i OSBE-së reagon për pezullimin e Belinda Ballukut, komenton edhe raportin mbi zgjedhjet

22:01 - 05/12/25
Para
Heqja e vetos bullgare/ Lideri i opozitës maqedonase kundër propozimit francez

Heqja e vetos bullgare/ Lideri i opozitës maqedonase kundër propozimit francez

Discussion about this post

TË FUNDIT

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari
Aktualitet

Lokal për drogë dhe bixhoz në Vau i Dejës, arrestohet 39-vjeçari

10:50 - 06/12/25

Në kuadër të operacionit policor të koduar “STAJKA”  Policia e Vau i Dejës,ka ushtruar kontrolle intensive për evidentimin dhe goditjen e...

Lexo më shumë
Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

Denoncimi i PD për unazën në Burrel: 1.2 milion euro për rrugën që prishet menjëherë: SPAK duhet të veprojë

10:45 - 06/12/25
Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

Goditet rrjeti i basteve në Korçë dhe Pogradec, 2 të arrestuar

10:35 - 06/12/25
Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

Greqi: Fermerët përshkallëzojnë protestat, bllokada në rrugë, porte dhe dogana

10:25 - 06/12/25
“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

“E vrau dhe u shpall i pafajshëm” – Italiani që qëlloi shqiptarin del i lirë nga gjykata

10:05 - 06/12/25

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com