GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Liberalizimi i vizave për Kosovën, Finlanda u del në krah shqiptarëve

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Liberalizimi i vizave për Kosovën, Finlanda u del në krah shqiptarëve
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Finlanda shfaqet si një prej vendeve që mbështesin më fort zgjidhjen e shpejtë të ngërçit të liberalizimit të vizave për Kosovën. Në fakt, ajo po insiston që kjo situatë të zgjidhet brenda disa muajve, e nga sa pohoi në Prishtinë ministrja finlandeze e Çështjeve Europiane, Tytti Tuppurainen, shpresat janë që drita jeshile të vijë në vjeshtë.

Ministria u kujdes të theksonte se vendi i saj e mbështet plotësisht procesin euroatlantik të Kosovës dhe shteteve të rajonit të Ballkanit perëndimor.

“Ne mbështesim liberalizimin e vizave. Tani është koha, pas përmbushjes së kritereve, duhet të vijë liberalizimi i vizave. Kosova është vendi i vetëm në Ballkanin Perëndimor që nuk e ka përfituar liberalizimin, dhe është momenti të ecet përpara. Ne kemi mbështetur negociatat që flasin në favor të Kosovës në këtë drejtim. Kështu që unë mund të them se jam optimiste që ne do të vazhdojmë të avancojmë në këtë çështje dhe besoj se në muajt në vijim, ndoshta këtë vjeshtë do të shohim rezultate pozitive”.

Kosova është shteti i vetëm në rajon, qytetarët e së cilës i nënshtrohen regjimit të vizave për udhëtim në zonën Shengen.

Edhe pse ajo i ka përmbushur kriteret e BE-së për këtë proces dhe Parlamenti Europian dhe Komisioni Evropian kanë rekomanduar një vendim pozitiv, hapi i shumëpritur për vizat nuk është hedhur ende.

Tuppurainen që ndodhet për një vizitë atje së bashku me ministrin irlandez të çështjeve europiane, Thomas Byrne, tha se mbështesin gjithashtu dialogun midis Kosovës dhe Serbisë që ndërmjetësohet nga Bashkimi Europian.

Ata e bënë të qartë se presin të arrihet përparim më i madh në këtë proces, teksa e përshkruan dialogun si platformën më të mirë për të zgjidhur dallimet mes Prishtinës dhe Beogradit dhe për të avancuar perspektivën europiane të Kosovës.

 

 

Etiketa: Kosoveliberalizii i vizave

Lajme të lidhura

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel
Aktualitet

“Jo në emrin tim”/ Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së nga Haga me 81 vite burg, protestë në Bruksel

17:14 - 04/10/26
Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë
Breaking Views

Zgjedhja e Presidentit/ Kreu i PDK pas takimit me Albin Kurtin: Të gatshëm ta votojmë

23:28 - 03/10/26
Para skadimit të afatit për presidentin e ri, Kurti akuzon opozitën: Ata pushtet nuk duan, por…
Kosovë & Rajon

Kurti: Kanë nisur bisedimet për presidentin, fundjava mbetet vendimtare

11:10 - 02/10/26
Para
Vlorë/ 43-vjeçarja banuese në SHBA përplas për vdekje një person

E rëndë/ Motori del nga rruga në Lushnjë, ndërron jetë 67- vjeçari (EMRI)

Discussion about this post

TË FUNDIT

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun
Aktualitet

Durrës/ Djali i ish-drejtoreshës së Postës dhunon policin, vihet nën hetim bashkë me shokun

22:41 - 04/10/26

Djali i ish-drejtoreshës së Postës së Durrësit, Elisabeta Mataj, do të hetohet në gjendje të lirë pasi ka dhunuar një...

Lexo më shumë
Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

Mbyllet protesta e 127-të antiqeveritare, qytetarët thirrje: Edi Rama, dorëhiqu! Këtu na ke ditë e natë

22:16 - 04/10/26
I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

I dënuar nga Gjykata e Shkodrës për tentativë abuzimi seksual me të mitur, Artef Leka ekstradohet nga Brazili

22:03 - 04/10/26
Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

Çfarë po ndodh me AlbChrome? Vendoset sekuestro mbi kuotat e kompanisë

21:50 - 04/10/26
Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

Qytetari: Nesër të mblidhemi para Kuvendit, të ndalojmë votimin e ligjeve që masakrojnë Shqipërinë

21:01 - 04/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com