GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Vendimi i Kurtit për targat, Vuçiç merr masa, dërgon “kriminelin” serb në veri të Kosovës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 2 min
A A
Vendimi i Kurtit për targat, Vuçiç merr masa, dërgon “kriminelin” serb në veri të Kosovës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Milan Radojçiç, një prej të dyshuarve të kërkuar për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç dhe shumë krime të tjera, është kthyer sot në Kosovë dhe ka dhënë mesazhin se do të qëndrojë për kohë të gjatë.

Nënkryetari i Listës Serbe u është drejtuar qytetarëve përmes një videomesazhi që e ka publikuar në Youtube.

“Terrori i vërtetë kundër popullit tonë serb po fillon tani. Për popullin tim në veri dhe për të gjithë serbët, vetëm më lejoni t’u them, dhe atyre të tjerëve, unë jam këtu, jam kthyer dhe ju e dini se çfarë do të thotë sepse nga këtu nuk ka kthim prapa. Rroftë Serbia”, ka thënë Radojçiç.

Ky kthim me mesazhe të fuqishme nacionaliste të politikanit serb, i futur në listën e zezë nga Zyra e Departamentit Amerikan të Thesarit për Kontrollin e Pasurive të Huaja, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, vjen pak ditë pas acarimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si rezultat i masave të Qeverisë së Kosovës për reciprocitet në dokumentacion dhe në targat e veturave ndaj Serbisë.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i njohur si i afërt me strukturat paralele në Kosovë, të udhëhequra nga Radojçiç dhe Veselinoviç, reagoi me nervozë pas vendimit të Qeverisë së Kosovës. Ai, foli me tone kërcënuese, në një konferencë që e organizoi me shpejtësi, ku tha se Kosova duhet të mendojë tre herë deri më 30 shtator para se të vazhdojë të mbulojë targat e automjeteve me emrat e qyteteve serbe.

Duket se Vuçiç ka gjetur mënyrën se si të hakmerret ndaj Kosovës për vendimet e fundit, duke përdorur Radojçiçin, i cili njihet si lider i strukturave kriminale në veri.
Mbetet të shohim se cilat do të jenë veprimet e ardhshme të Radojçiq, nën pretekstin e mbrojtjes së popullit serb nga terrori imagjinar, që nuk shihet askund dhe nga askush. /GazetaExpress/

 

Lajme të lidhura

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja
Breaking Views

Negociatat mes partive në Kosovë, LDK lë të hapur mundësinë për bashkëpunimin me LVV për institucionet e reja

20:18 - 31/07/26
Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia
Kosovë & Rajon

Sondazhi i NDI-së: Rritet pesimizmi, një në katër qytetarë do që të largohet nga Kosova sapo t’i jepet mundësia

08:52 - 30/07/26
Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë
Aktualitet

Kurti i jep shuplakë Ramës duke nderuar ish-komandantin e UÇK, Tahir Sinanin: Luftëtar i paepur i lirisë

08:15 - 30/07/26
Para
Skema e abuzimit, si përfitoi inceneratori i Tiranës 40.7 mln euro nga buxheti i shtetit në vetëm 6 muaj

Skema e abuzimit, si përfitoi inceneratori i Tiranës 40.7 mln euro nga buxheti i shtetit në vetëm 6 muaj

Discussion about this post

TË FUNDIT

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz
Aktualitet

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26

Dy persona janë arrestuar dhe një automjet luksoz është sekuestruar gjatë një operacioni kontrollesh të zhvilluar nga Policia e Shtetit...

Lexo më shumë
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26
Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com