GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

Sanksionet e Perëndimit, Rusia nis hakmarrjen, pezullon punën e një gazsjellësi

në Botë
Kohë leximi: 2 min
A A
Sanksionet e Perëndimit, Rusia nis hakmarrjen, pezullon punën e një gazsjellësi
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Një gjykatë ruse ka urdhëruar Konsorciumin e Gazsjellës Kaspik (CPC), që transporton naftë nga Kazakistani në Detin e Zi, të pezullojë aktivitetin për 30 ditë.

CPC, që ka afër 1 për qind të naftës globale dhe përfshin kompanitë amerikane Xhevron dhe Exxon, tha më 6 korrik se vendimi për të pezulluar operacionet ka të bëjë me shqetësimet që lidhen me rrjedhjet e naftës dhe se konsorciumi do ta respektojë vendimin.

Në deklaratën e postuar në ueb-faqe, CPC tha se planifikon të apelojë vendimin.

“Konsorciumi i Gazsjellësit Kaspik punon brenda kornizës ligjore të Federatës Ruse dhe është e detyruar të respektojë vendimin e gjykatës. Vendimi do të apelohet sipas procedurave të përcaktuara në ligj”, u tha në deklaratën e CPC-së. Rreth 80 për qind e eksporteve të naftës së Kazakistanit kalojnë përmes portit të Rusisë në qytetin Novorosisk. Terminale që gjendet në këtë port mund të transportojë deri në 67 milionë tonë naftë në vit.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur sanksione ndaj naftës ruse për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, por ka thënë se dërgesat që vijnë nga Kazakistani përmes Rusisë nuk duhet të ndërpriten.

CPC tha më 6 korrik se zëvendëskryeministrja ruse, Viktoria Abramchenko, ka kërkuar nga disa agjenci, përfshirë edhe rregullatorin për siguri në industri, Rostekhandzor, që të inspektojnë ndërtesat që janë pjesë e Rusisë në koncorsium.
Ky konsorcium tha se inspektimi ka gjetur disa parregullsi mbi planet se çfarë duhet të ndërmerret nëse ka rrjedhje të naftës. Një rrjedhje e naftës kishte ndodhur në terminal vitin e kaluar.

Autoritetet ruse fillimisht i kishin dhënë afat CPC-së që deri më 30 nëntor të vitit të kaluar të përmirësonte shkeljet, por më pas rregullatori për transportin kërkoi mbylljen e terminalit më 6 korrik dhe gjykata përkrahu këtë kërkesë.

Gjykata tha se ndërprerja e operacioneve ishte e nevojshme për të parandaluar ndonjë dëm të mundshëm mjedisor.

Operacionet e këtij gazsjellësi veçse ishin ndaluar më herët gjatë këtij viti për shkak të një dëmtimi në terminalin në Detin e Zi./REL

 

Lajme të lidhura

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid
Botë

Messi dhuron 80 mijë euro për të prekurit nga zjarret në Madrid

15:47 - 04/08/26
Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi
Botë

Përplasen dy helikopterë gjatë operacionit për shuarjen e zjarreve në Greqi

17:37 - 02/08/26
Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Para
Mos e neglizhoni, këto shenja tregojnë tumorin e trurit

Mos e neglizhoni, këto shenja tregojnë tumorin e trurit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër
Breaking Views

Pas disa ditësh rritjeje/ Bie me 15 lekë çmimi i naftës në tregun me pakicë, shkon në 199 lekë/litër

23:18 - 04/08/26

Pas disa ditësh rritjeje, çmimi i naftës në tregun me pakicë në Shqipëri ka pësuar një ulje të fortë mbrëmjen...

Lexo më shumë
“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

“Rama jepe dorëheqjen”- Qytetarët marshojnë rrugëve të Tiranës: Rama në burg, Berisha në burg! Ndryshim sistemi, ju erdhi fundi

21:57 - 04/08/26
SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

SPAK sqaron kallëzimin ndaj Altin Dumanit në Itali: Petrit Çela kërkoi përjashtimin e prokurorit

21:45 - 04/08/26
Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

Përplasja mes Pacollit dhe Ademit në Aeroportin e Vlorës, qeveria drejt anulimit të koncesionit

21:03 - 04/08/26
Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

Inxhinieri nga Italia braktis pushimet për protestën: Berisha dhe Rama, dy tradhtarët më të mëdhenj të kombit

20:51 - 04/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com