GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Kosovë & Rajon

Zyrtari i NATO-s në Kosovë: Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është keqdashës

në Kosovë & Rajon
Kohë leximi: 1 min
A A
Zyrtari i NATO-s në Kosovë: Ndikimi i Rusisë në Ballkanin Perëndimor është keqdashës
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Zëvendës sekretari i NATO-s, gjeneral Mircea Geoana vizitoi të enjten Prishtinën ku u takua me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe vizitoi misionin paqeruajtës të KFOR-it.
Geoana denoncoi “luftën e palogjikshme dhe brutale” të Rusisë në Ukrainë dhe “ndikimin e saj agresiv dhe keqdashës mbi Ballkanin Perëndimor”.
“Ne kemi një interes strategjik… në Ballkanin Perëndimor. Dua të dërgoj një mesazh shprese për të gjithë njerëzit në Ballkanin Perëndimor se në fund të gjithë ne do ta gjejmë veten në familjen evropiane dhe euroatlantike”, tha ai për Associated Press.
Disa vende të Ballkanit Perëndimor janë anëtarë të NATO-s – Shqipëria, Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut – ndërsa Serbia dhe Bosnja Hercegovina janë partnerë.
Kosova ka konfirmuar se do të aplikojë për anëtarësim në Partneritetin për Paqe, që konsiderohet si hapi i parë në procesin e anëtarësimit në NATO.
Trupat e NATO-s kanë qenë të pranishme në Kosovë që nga viti 1999 pas luftës ndaj Serbisë, e cila përfundoi me një fushatë 78-ditore bombardimesh të NATO-s.
Geoana përshëndeti anëtarët e NATO-s në rajon, të cilët kanë rritur shpenzimet e mbrojtjes si “një reagim i natyrshëm ndaj agresivitetit rus”, duke shtuar se NATO “do të mbronte të gjithë aleatët dhe çdo centimetër katror të territorit”.
Geoana rikonfirmoi zotimin e aleancës për të “qëndruar pranë Ukrainës për aq kohë sa do të nevojitet”.
“Ata e meritojnë ndihmën tonë. Dhe ai komb i madh meriton të jetë një komb i lirë, i pavarur, sovran në Evropë”, tha ai./REL/

Lajme të lidhura

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!
Kosovë & Rajon

Vuçiç humbi pushtetin, BE uron Listën Studentore: Gati të mbështesim reformat!

08:35 - 26/10/26
Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin
Breaking Views

Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate në Serbi, Shaip Kamberi: Jemi në garë për të tretin

23:05 - 25/10/26
Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd
Breaking Views

Pas dy vitesh protesta/ Vuçiç mposhtet, studentët shpërthejnë festimet në Beograd

22:20 - 25/10/26
Para
Pas dorëheqjes, nis jozyrtarisht gara për zëvendësimin e Johnsonit

Pas dorëheqjes, nis jozyrtarisht gara për zëvendësimin e Johnsonit

Discussion about this post

TË FUNDIT

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës
Aktualitet

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK, thirret si person në dijeni për çështjen e aeroportit të Vlorës

10:22 - 26/10/26

Biznesmeni Behgjet Pacolli është paraqitur ditën e sotme SPAK. Ai është thirrur për t’u pyetur si person në dijeni lidhur...

Lexo më shumë
Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

Protesta në Tiranë/ Arrestohen 9 persona dhe 20 të tjerë shpallen në kërkim, në pranga edhe një gjerman

10:08 - 26/10/26
Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

Media gjermane: Protestuesit paralajmërojnë rezistencë ‘dhëmb për dhëmb’ ndaj masave të Edi Ramës

09:55 - 26/10/26
Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

Ligje të ashpra kundër protestuesve, Macron akuzohet se po rrezikon të drejtat e francezëve

09:38 - 26/10/26
‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

‘Donin të më vrisnin’, avokati Goxhaj: Rama kurrë s’do japë dorëheqjen, po e dha do ta vrasin të vetët

09:31 - 26/10/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com