GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Uncategorized

DW zbardh prapaskenat: Protesta e opozitës për rrëzimin e qeverisë Rama

09:09 - 08/07/22
në Uncategorized
Kohë leximi: 3 min
A A
120 minuta protestë, qytetarët “thyejnë” errësirën për Sali Berishën
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Protestë e opozitës në Tiranë, e cila e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit. Mbështetës të opozitës të kryesuar nga Partia Demokratike (PD) më e madhja në opozitë në Shqipëri, zhvilluan mbrëmjen e të enjtes, (07.07) një protestë paqësore prej më shumë se 2 orësh, ku i kërkuan qeverisë Rama të japë dorëheqjen për shkak të rritjes së çmimeve, krizës ekonomike dhe skandaleve të korrupsionit, të publikuara në të përditshmet e kryeqytetit, ku ditët e fundit kryeson ai inceneratorëve.

Opozita e akuzon qeverisjen socialiste për abuzime të shumta me pushtetin, shpërdorime dhe shtrirje masive të korrupsionit. Në Strukturën e Posaçe Anti-Korrupsion, (SPAK) opozita ka bërë denoncime të shumta, sidomos për marrëveshje korruptive koncesionare të nënshkruara nga qeveria. Shqipëria po përjeton rritje çmimesh të produkteve ushqimore bazë dhe karburanteve për shkak të luftës në Ukrainë dhe agresionit rus ndaj saj. Qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurtë ekonomikisht.

Protesta e mbrëmshme u thirr nga ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha, kryetar i “Grupimit të Rithemelimit”, që mori kontrollin e PD, pas një vendimi Gjykate të Shkallës së parë, që tanimë është ankimuar në Gjykatën e Apelit, nga grupi tjetër i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Në maj të vitit të kaluar ish-kryeministri Berisha u shpall „persona non grata” nga qeveria amerikane për “akte korruptive që kanë minuar demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013.

Shqipëria po përjeton rritje çmimesh të produkteve ushqimore bazë dhe karburanteve për shkak të luftës në Ukrainë dhe agresionit rus ndaj saj. Qytetarët shqiptarë ndihen të pasigurtë ekonomikisht. Protesta e mbrëmshme u thirr nga ish-kryeministri dhe ish-presidenti Berisha, kryetar i “Grupimit të Rithemelimit”, që mori kontrollin e PD, pas një vendimi Gjykate të Shkallës së parë, që tanimë është ankimuar në Gjykatën e Apelit, nga grupi tjetër i PD, i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj. Në maj të vitit të kaluar ish-kryeministri Berisha u shpall „persona non grata” nga qeveria amerikane për “akte korruptive që kanë minuar demokracinë në Shqipëri” gjatë mandatit të tij si kryeministër 2005-2013.

Ish-kryeministri Berisha në fjalën e tij deklaroi se protestat nuk do të ndalen derisa „Rama të mos jetë më kryeministër.” “Edi Rama, nga ky shesh, në emër të qytetarëve shqiptarë, ju bëj thirrje që të ndaloni hajdutët dhe të largoheni. Shqipëria është në rrezik, sepse e ardhmja e saj është në rrezik. Një komb që lind, rrit fëmijë për t’u bërë emigrantë, është një komb pa rini, pa të ardhme. Rama dhe politikat që ai ka ndjekur kanë sjellë largimin e 540 mijë shqiptarëve nga vendi në pesë vjet”, theksoi Berisha para protestuesve.

 

Protestë paqësore, pa asnjë incident

Protesta e mbrëmshme e opozitës është e para pas asaj për zgjedhjet parlamentare 2021, ku pati një pjesëmarje të konsiderueshme protestuesish. Ajo u mbyll pa asnjë incident. Në prag të fillimit të saj ambasadorja e SHBA, në Tiranë, Yuri Kim, e cilësoi protesën “një të drejtë të gjithë qytetarëve”.

 

“Me rëndësi është të zbatohet ligji dhe protesta të jetë paqësore”, theksoi ajo pas një aktivitetit të Dhomës Amerikane të Tregtisë. Burime zyrtare nga Policia e Shtetit than137 për DË se për të ruajtur rendin gjatë protestës u angazhuan rreth 1200 forca policore.

Dyert dhe dritaret e godinës së Kryeministrisë, përballë të cilës ishte vendosur podiumi ishin të blinduara për t’i ruajtur nga ndonjë sulm i mundshëm. Protesta e mbrëmshme është e para që ish-kryeministri Berisha organizon pas rimarrjes prej tij të drejtimit të “Grupit të Rithemelimit ” të PD, në krye të të cilit ai erdhi me zotimin që do ta rikthejë PD në pushtet. Partia Demokratike ende mbetet e përçarë keqazi, e ndarë në dy grupe kundërshtare. Megjithë pjesëmarrjen e konsiderueshme mbështetësit e grupimit kundërshtar, të përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, kryetar i grupit parlamentar të PD, nuk morën pjesë në protestë./dw/

Etiketa: opoizteOpozitaprotesteqeveria ramarrezimTirane

Lajme të lidhura

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park
Uncategorized

Momente tmerri për shqiptarin në Angli: Policia e merr për kamikaz, snajperët e rrethojnë në park

22:07 - 27/03/26
Ushtruan dhunë ndaj fëmijëve të mitur, në pranga babai, nën hetim nëna
Uncategorized

Dyshohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur, prangoset 39-vjeçari në Berat

10:17 - 27/03/26
PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave
Aktualitet

PS dhe PD bien dakord për Reformën Territoriale, miratohet kalendari i dëgjesave

14:35 - 25/03/26
Para
Ngjarja në Tiranë/ Zjarri nisi nga bombola, gjyshja doli ndërsa foshnja ngeli brenda

Ngjarja në Tiranë/ Zjarri nisi nga bombola, gjyshja doli ndërsa foshnja ngeli brenda

Discussion about this post

TË FUNDIT

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS:  Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…
Breaking Views

Braçe kandidat për Tiranën? Deputetja e PS: Kam një vlerësim të jashtëzakonshëm…

23:14 - 02/04/26

Deputetja e Partisë Socialiste, Romina Kuko, ka komentuar deklaratat e Erion Braçe lidhur me dëshirën për të kandiduar për kryebashkiak...

Lexo më shumë
“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

“S’dua t’i vijë fundi PS-së”, Braçe: Nuk e kam në plan të jem pasardhësi i Ramës

22:50 - 02/04/26
Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

Gjirokastër/ Një i mitur kallëzon se u abuzua seksualisht, nisin hetimet ndaj 17-vjeçarit që është arratisur

22:29 - 02/04/26
Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

Ish-prokurori Beci: Hetimet zbuluan se Irani paguante një grup shqiptarësh që dizinformonin opinionin

22:00 - 02/04/26
Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

Kristjan Asllani befasohet te Beshiktashi pas kthimit nga Kombëtarja

21:33 - 02/04/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com