GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Aktualitet

Pse Greqia nuk depërton dot në organizatën e kokainës “23”, ku ka edhe shqiptarë?

17:47 - 08/07/22
në Aktualitet
Kohë leximi: 2 min
A A
Pse Greqia nuk depërton dot në organizatën e kokainës “23”, ku ka edhe shqiptarë?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Prokuroria e Narkotikëve të Atikës ka sekuestruar një sasi të re kokaine me logon në paketim “ NBA 23”, hera e pestë kjo në muajt e fundit që organet e akuzës zbulojnë kokainë nga e njëjta “firmë”, një detaj që i referohet yllit të NBA-së amerikane, Lebron James.

Konfiskime të ngjashme janë bërë në Zakynthos, Athinë, Selanik dhe Lutraki nga marsi i kaluar dhe sot. Madje, ka indikacione se kjo sasi e veçantë e kokainës arrin në 2.5 tonë dhe është trafikuar përmes Greqisë në shkurt, në kontejnerë me banane nga Ekuadori.

Sasia e fundit e sekuestruar arrin në 2 kilogramë dhe u gjet në shtëpinë e një shqiptari me precedent të mëparshëm, në Kallithea. Ai u arrestua pardje nga Prokuroria e Narkotikëve dhe në banesën e tij iu gjetën 44 mijë euro cash. Ai dyshohet se trafikonte drogën duke përdorur një motoçikletë me bagazhin e një kompanie të njohur shpërndarjeje për të shmangur dyshimet.

Historia nisi të zbardhej në mars, kur oficerët e Narkotikëve të Atikës, me sa duket kishin informacione për importimin e një ngarkese të madhe kokaine nga Amerika Latine, kryen kontrolle në 200 kontejnerë me banane në Pire dhe 70 të tjera në Selanik. Megjitha hetimin e strukturuar mjaft mirë, droga nuk u zbulua, ku zhvillimi ndezi tensionin mes policisë dhe autoriteteve doganore, në doganën e 3-të të Pireut. Në të njëjtën kohë, megjithatë, një pako me 1.1 kg kokainë u sekuestrua në Zakynthos.

Në fakt, ajo u gjet në KTEL Atikë dhe policia vendosi të kryejë një dërgesë të kontrolluar për të lokalizuar dhe arrestuar marrësin, siç edhe ndodhi. Ai është një shqiptar 38-vjeçar, i cili gjatë muajve të verës punonte në klubet e ishullit.

Një muaj më vonë, dhe konkretisht më 1 prill, policia e Prokurorisë arrestoi katër persona në Athinë, Zografou dhe Vouliagmeni, tre shqiptarë dhe një grek, për posedim të 10 kilogramëve kokainë. Katër nga dhjetë pako gjithsej të fshehura në një taksi dhe në shtëpinë e njërit prej të arrestuarve mbanin gjithashtu logon “23”.

Që atëherë, ka pasur edhe dy incidente të tjera të ngjashme me kapjen e kokainës. Një në Selanik dhe një në Lutraki. Aty policia gjeti 58 kilogramë kokainë në një dhomë hoteli të marrë me qira nga një 45-vjeçar britanik (edhe ai banor i përhershëm në Malaga). Secila prej pakove kishte në paketim numrin e fanellës së yllit të Los Angeles Lakers, LeBron James, “NBA 23”.

E ndërsa deri më tan i pjesa më e madhe e të arrestuarve me kokainë që mban logon ““NBA 23”, ishin britanikë, tashmë duket se ‘stafetën” e kanë marrë shqiptarët.

Etiketa: Kokaine

Lajme të lidhura

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë
Aktualitet

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit
Aktualitet

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Para
Ronaldo humbet derbin e Manchesterit? Çfarë po ndodh me portugezin

Ronaldo e United drejt “divorcit”, ylli i sulmit nuk është në listën e skuadrës

Discussion about this post

TË FUNDIT

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë
Aktualitet

Merrte 7500 euro për ndërhyrje tek gjyqtarët, GJKKO dënon me 3 vite burg ish-shefin e Krimeve në Tiranë

17:38 - 05/02/26

Gjykata e Posaçme ka dënuar 3 prej të akuzuarve të grupit prej 6 personash, që dyshohet se merrnin ryshfet kundrejt...

Lexo më shumë
“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

“Kandidate e Trump”, Vjosa Osmani ngre padi në Gjermani ndaj gazetarit të FAZ

17:14 - 05/02/26
Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

Dosja e vrasjes së babë e bir, vendim përfundimtar: Çapjanët në burg përjetë

17:06 - 05/02/26
‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

‘Përgjuesi ishte tek priza e banjës”/ Dëshmia e dedektives private, kontrolloi shtëpinë e Erjon Llapushit

17:01 - 05/02/26
Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

Blerje votash për PS-në, SPAK dërgon për gjykim tre persona (Emrat)

16:52 - 05/02/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com