GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi OP-ED

Kush po tenton të përçajë shqiptarët?

në OP-ED, Opinion
Kohë leximi: 2 min
A A
Kush po tenton të përçajë shqiptarët?
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Nga Zafir Berisha

“Lajmi” i para disa ditëve se një turisti nga Kosova nuk iu shërbye ujë në një restaurant në Ksamil sot paska arritur në Velipojë.

Kaq mjafton dhe portalet njëri pas tjetrit dhe pas tyre kush të mundet hynë në valle duke sharë njëri-tjetrin nga feja, origjina… me “libër shpije”.

Turma të hipnotizuara për llogari të politikës ditore, dhe atyre që truri i është bërë lavazh nga propaganda serbo-ruse, vrapojnë në rrjete sociale si lakej, për t’i shërbyer “konceptit të ndarjes” së shqiptarëve. Prej kohësh janë hedhur lumë parash në media nga lobi sllav, dhe lajmet e financuara prej tyre shqiptarët nga Saranda deri në Preshevë, nga Ulqini e deri në Ohër, po i hanë si bakllavat e festës së Bajramit.

Ndarjet mbi baza krahinore, fetare, fshat-qytet dhe sidomos kosovarë e shqiptarë, ka polarizuar shoqërinë tonë dhe po bëhen përpjekje për futur përçarje mes shqiptarëve.

Zjarrit të ndarjes i fryejnë nostalgjikët e neojugosllavisë, të cilët për fat keq janë me ndikim në politikë dhe media. Një pjesë tjetër i fryejnë zjarrit sa nga padija aq dhe nga ndjenja e inferioritetit. Viktimë e kësaj propagande që përgatitet në kuzhinat e Beogradit dhe që shitet e përkthyer në forma të ndryshme nga misionarët e tyre, janë shqiptarët e ndershëm me shumë halle që jetojnë nga njëri kënd i botës në tjetrin që për burim informacioni kanë portalet që sajojnë lajme përçarëse.

Dikur përmes “dërzhavni imamëve”, sot përmes luftës psikologjike-propagandistike, në mjete të informimit dhe rrjeteve sociale, serbo-rusët vazhdojnë të investojnë në konceptin e ndarjes te shqiptarët, ku për fatin e keq edhe disa opinionistë dhe politikanë që janë analfabet funksional i shërbejnë konceptit “ata” dhe “ne”, “ne” dhe “ata”

 

Etiketa: Kush po tenton të përçajë shqiptarët?Zafir Berisha

Lajme të lidhura

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?
Opinion

Sponsorizimi i tavanit, dhe komanda e qokave?

17:12 - 18/11/26
Tani është rradha e shqiptarëve, momenti i duhur të zhdukim Diktatorët
OP-ED

Besoni, luftoni, mos u dëshpëroni… të tregojmë një herë se jemi të zotët e vetes!

09:22 - 14/11/26
Shqipëria nuk është as demokraci dhe as diktaturë, ajo është pronë private e Piktorit!
OP-ED

Si mundet mëmëdheu t’i durojë këta drejtues që duken si përfaqësues shqiptarë të ‘Botës Serbe’

09:26 - 13/11/26
Para
“Thuaji lamtumirë…”, tentoi të vriste ish-gruan, çfarë paralajmëronte 34-vjeçari në rrjetet sociale

“Thuaji lamtumirë...”, tentoi të vriste ish-gruan, çfarë paralajmëronte 34-vjeçari në rrjetet sociale

Discussion about this post

TË FUNDIT

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar
Aktualitet

“Jam Edi Rama!” I kërkoi një ndërtuesi 1 milionë euro, arrestohet mashtruesi 25-vjeçar

12:08 - 20/11/26

Një 25-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në Tiranë, pas ka tentuar t'i marrë 1 milion euro një ndërtuesei...

Lexo më shumë
“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

“Mos na harroni!” Thirrja prekëse e fëmijëve palestinezë drejtuar botës

12:03 - 20/11/26
Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

Ish-kandidat për Bashkinë e Himarës, Petro Gjikuria paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

11:52 - 20/11/26
U plagos me plumb gome në sy nga policia, Erjon Vishkulli publikon mesazhin nga Italia: Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive

Erjon Vishkulli thirret për të dëshmuar, Prokuroria kërkon listën e policëve që përdorën plumba gome

11:31 - 20/11/26
Bizneset në Shqipëri paguajnë korrupsion për ndryshimin e ligjeve

Shqipëria zhytet në korrupsion, 92% e qytetarëve e shohin si dukuri masive

11:21 - 20/11/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com