GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Botë

“Nuk heq dorë nga Putin”/ Ish-kancelari gjerman refuzon të ndërpresë lidhjet me presidentin rus

në Botë
Kohë leximi: 1 min
A A
“Nuk heq dorë nga Putin”/ Ish-kancelari gjerman refuzon të ndërpresë lidhjet me presidentin rus
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder, tha se dëshiron të mbajë kontakte me presidentin rus, Vladimir Putin, pavarësisht presionit që të ndërpresë miqësinë me të, për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë. “Unë nuk do të heq dorë nga mundësitë e mia për bisedime me presidentin Putin”, tha Schroeder për gazetën gjermane, Frankfurter Allgemeine Zeitung.

Schroeder, socialdemokrat, ka qenë kancelar i Gjermanisë nga viti 1998 deri më 2005 dhe, pas largimit nga detyra, është bërë kryetar i bordit të kompanisë shtetërore ruse të naftës, Rosneft.

Ai ka dhënë dorëheqje nga pozita në Rosneft në maj dhe ka refuzuar nominimin në bordin e gjigantit tjetër rus, Gazprom, që është bërë përpara se Rusia të niste pushtimin e Ukrainës, më 24 shkurt.

Schroeder është përballur me kritika të ashpra në Gjermani, për vite me radhë, për shkak të punës së tij për kompanitë ruse.

Duke folur për gazetën Frankfurter Allgemeine Zeitung, Schroeder tha se nuk beson në zgjidhjen ushtarake të kofliktit në Ukrainë.

Ai shtoi se pas takimit me Putinin në mars, ka përshtypjen se presidenti rus është i interesuar për zgjidhje të negociuar.

“Se si duket një zgjidhje e tillë, mund të sqarohet vetëm me negociata”, tha Schroeder.

Schroeder e bëri të qartë se ai beson se Ukraina është fajtore për dështimin e negociatave deri më tani.

Anëtarë të tjerë të Partisë Social Demokrate të Gjermanisë (SPD) janë distancuar nga Schroeder.

 

Lajme të lidhura

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë
Aktualitet

Italia çon në BE modelin e Shqipërisë: Meloni propozon qendra riatdhesimi në Afrikë

13:12 - 02/08/26
Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja
Botë

Tragjedi në Messina të Italisë, shembet një ndërtesë banimi! Gjenden dy viktima nën rrënoja

09:21 - 01/08/26
Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën
Botë

Dyndja e emigrantëve në Ceuta, Italia mbyll kufijtë ajrorë dhe detarë me Spanjën

23:30 - 31/07/26
Para
Zelensky në parlamentin shqiptar: S’kemi pasur asnjë ditë paqe

Zelensky akuzon Rusinë se po synon qëllimisht civilët

Discussion about this post

TË FUNDIT

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë
Aktualitet

Bardhi sulmon Begajn për dekretimin e huasë 302 milionë dollarë: Presidenti është kthyer në noter të qeverisë

15:36 - 02/08/26

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka reaguar ashpër pas dekretimit nga Presidenti Bajram Begaj të ligjit...

Lexo më shumë
Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

Policia “blindon” Tiranën dhe Fushë-Krujën/ Dy persona të arrestuar, sekuestrohet dhe automjeti luksoz

15:20 - 02/08/26
Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

Një tjetër kryebashkiak i PS kundër Ramës, “Jo” bashkimit të Patosit me Fierin

15:05 - 02/08/26
Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

Zjarr pranë repartit ushtarak në Gjirokastër, digjet një kasolle, shpëtohen kosheret e bletëve

14:24 - 02/08/26
Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

Arrestohet në Durrës 50-vjeçari i shpallur në kërkim ndërkombëtar

13:36 - 02/08/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com