GIJOTINA
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti
Nuk ka rezultat
View All Result
GIJOTINA
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Lajme Ekonomi & Sociale

60% e të moshuarve me sëmundje kronike, konsumojnë 40% të ilaçeve në vend

14:06 - 11/07/22
në Ekonomi & Sociale
Kohë leximi: 2 min
A A
60% e të moshuarve me sëmundje kronike, konsumojnë 40% të ilaçeve në vend
Facebook Twitter LinkedIn WhatsApp

Popullsia e Shqipërisë e cila po plaket me shpejtësi është duke vënë përballë sfidave institucionet e kujdesit shëndetësor dhe social për t’iu ofruar atyre një pleqëri me dinjitet.

Kombet e Bashkuara në një studim të fundit që ofruan për moshën e tretë në Shqipëri, evidentuan se 60 për qind e grup moshës mbi 65 vjeç vuajnë nga një ose më shumë se një sëmundje kronike. Për këtë arsye ato konsumojnë rreth 40% të produkteve farmaceutike në vend kryesisht medikamenteve.

Popullsia në moshën 60 vjeç e lart përbën rreth 60 për qind të vizitave në institucione të kujdesit parësor. Sipas OBSH-së, shpenzimet shëndetësore të Shqipërisë ishin vetëm 6.7 për qind e PBB-së në 2016-2017, por 58% e kësaj shume paguhet nga xhepat qe qytetarëve, e cila e tejkalonte pjesën e financimit publik.

Kombet e Bashkuara vunë në dukje se Shqipëria aktualisht nuk ka një mekanizëm koordinimi ndërmjet kujdesit shëndetësor dhe sistemit të mbrojtjes sociale.

Legjislacioni kombëtar i shëndetësisë nuk i referohet shërbimet sociale, dhe referimi në sistemin shëndetësor nuk përfshin kujdesin social.

Studimi thotë se, Shqipëria po përballet me kërkese në rritje për kujdes afatgjatë të moshave të vjetra dhe nga ana tjetër ka mungesë së potencialesh për furnizimin me kujdestarë.

Vendi ynë po përballet me sfidën e sigurimit të aksesit shërbime të përballueshme dhe cilësore të kujdesit për të gjithë të moshuarit në nevojë. Bëhet fjalë për fuqi punëtore me kosto të përballueshme.

Në shumë vende evropiane, përfshirë Shqipërinë, shpenzimet për kujdesin afatgjatë te të moshuarve do të rriten me shpejtësi në 30 vitet e ardhshme. OKB vë në dukje se, është e nevojshme të ndërmerret një hap proaktiv për të eksploruar të gjitha opsionet e mundshme për të krijuar një hapësirë fiskale për të financuar kujdesin afatgjatë.

Në Shqipëri, bazuar në vlerësimin e zbatimit të Ligjit për Shërbimet e Kujdesit Social gjatë pesë viteve të fundit, efektshmëria e mekanizmit aktual financiar duhet rishikuar.

Edhe pse shërbimet e kujdesit social janë kompetencë administrative e njësive vendore, kapaciteti e ofrimit të shërbimeve dhe burimet financiare ndryshojnë në mënyrë të konsiderueshme nga njëra njësi administrative në tjetrën.

OKB rekomandon që në procesin e decentralizimit , qeveria qendrore duhet të sigurojë akses në të gjithë vendin dhe të mbështesë komunat veçanërisht ato me kapacitete të dobëta fiskale.

Disa vende si Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Japonia dhe Koreja kanë themeluar skemën e sigurimeve për kujdesin afatgjatë për të parandaluar frenimin e rritjes së shpenzimeve për kujdes në pleqëri./MONITOR

Etiketa: ilaceSpital

Lajme të lidhura

Rruga Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet, shkak zvarritja e punimeve
Breaking Views

Rruga Librazhd-Prrenjas mbulohet nga balta dhe inertet, shkak zvarritja e punimeve

14:40 - 25/01/26
Protesta e kamionistëve në Mal të Zi bllokon Hanin e Hotit, ndalet kalimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria
Breaking Views

Protesta e kamionistëve në Mal të Zi bllokon Hanin e Hotit, ndalet kalimi i mjeteve të rënda nga Shqipëria

12:00 - 25/01/26
Protesta bllokon kufijtë me Maqedoninë e Veriut, pritet kufizimi i lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të Shqipërisë
Breaking Views

Protesta bllokon kufijtë me Maqedoninë e Veriut, pritet kufizimi i lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje të Shqipërisë

11:54 - 25/01/26
Para
“Turp për BE-në…”, Balla jep lajmin: Konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet javën e ardhshme

“Turp për BE-në...”, Balla jep lajmin: Konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahet javën e ardhshme

Discussion about this post

TË FUNDIT

Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick…
Breaking Views

Barcelona rikthehet në krye, edhe Atletico Madrid shënon një hat-trick…

21:56 - 25/01/26

Java e 21-të e La Ligës e pa Barcelonën të rifitonte menjëherë vendin e parë, teksa iu përgjigj fitores së Real Madridit. Blaugrana pati...

Lexo më shumë
Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

Zjarri në Orikum, mjeti i zjarrfikësve ngec mbi lagunë (VIDEO)

21:02 - 25/01/26
Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

Juventusi i shuan Napolit ëndrrat për titullin, fitore domethënëse e Spalletti-t

20:14 - 25/01/26
Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

Era e fortë rrëzon disa pisha rrugës për në Zvërnec, bllokohet kalimi për automjetet

19:53 - 25/01/26
Çmenduri në “Emirates”: Manchester United mposht Arsenalin 3–2

Çmenduri në “Emirates”: Manchester United mposht Arsenalin 3–2

19:43 - 25/01/26

GIJOTINA

Gijotina është media e pavarur, e iniciuar nga gazetarë profesionistë dhe të rinj, të karakterizuar nga paanshmëria, që sjellin tek ju gjithçka ndodh në Shqipëri, me lajme të shpejta, cilësore, investigime, fact-checking dhe analiza, duke denoncuar çdo shkelje apo abuzim ndaj qytetarëve shqiptarë.

KONTAKT

  • Contact page
  • [email protected]
  • [email protected]
  • [email protected]

Harta e Faqes

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Lajme
    • Politikë
    • Aktualitet
    • Ekonomi & Sociale
    • Kosovë & Rajon
    • Botë
  • Fact-Checking & Analize
  • OP-ED
    • Opinion
    • Editorial
    • Sondazh
  • Intervista
  • Sport
  • Të tjera
    • Art & Kulturë
    • Teknologji
    • Shëndet & Fitness
    • Kuriozitete
    • Show Biz
    • Lifestyle
    • Horoskopi
    • Moti

© 2022 Gijotina Dev By Techzero1.com